
KUR JAM NË LARGËSI
Kur jam larg shtergët nisin fluturimin,
Në zemër malli gjëmon në mua;
Në butën e verës mbledh durimin,
Në mëndje më vijnë hyjnitë e bukura.
Jeta ime digjet si druri në zjarr,
Mes manastiresh dashurish të pa mesha,
Trup i gjymtuar, zemër e vrarë
Tundohen nga ndjesi të molepsura.
Mbi qiell tunden kor temjanicash
Nër Te-deum absurdesh, dëshpërimi,
Krihen vështrimet në stalaktide ngricash
Si gratë Teutone në muzgje shiu.
Larg, kërkoj mitet në udhët me dredha,
Gjurmën e shtëpisë si pikë topografike,
Relovoj mëndjen, shpresat e reja
Mbi gjurmët e ikjeve, të vjetra, biblike.
MJEGULLA E FERRARËS
Kur netëve në mërgim
Klithma e sorrave mbi pjergull më zgjojnë,
Mjegull e Ferrarës
E mbyt çdo gjë në verbim;
Makthet e shpirtit më kaplojnë,
Trishtimi më mbyt për atdheun tim.
2019
KËNDEZI
Një stan në Malin me Gropa
Çdo mëngjes zgjohet
Nga zëri i këndezit.
Në qoftë se s'do ishte ai
Sa të trishtuara!...
Do të zgjoheshin stani,
Pylli,
E vetë mëngjesi.
Comments