top of page

Vladimir Muça: Koncert Rapsodi ...


Me datën 25 Prill Shtëpia e Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës në kuadër të aktiviteteve kulturore përjetoi dy aktivitete madhore.


Koncertin Rapsodi për orkestër simfonike me motive të Shqipërisë mesme të kompozitorit Ylli Ramzoti, fitues i disa çmimeve kombëtare e ndërkombëtare, anëtarë i Shtëpisë të Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës.

Hapjen e ekspozitës "Pranverë" në galerinë e restauruar "NIKOLET VASIA" me krijues të artit pamorë me kurator Idriz Balani, mjeshtë i skulpturës monumentale, nënkryetarë i Shtëpisëbtë Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës.



Koncerti për rapsodi dhe orkestër simfonike me motive të Shqipërisë të mesme u ekzekutua nga orkestra e Radio Televizionit Shqiptarë me dirigjent virtuozin spanjoll Fernando Marina.

Unë bashkë me 15 antarë të seksionit të muzikës të Shtëpisë të Shkrimtarëve dhe Artistëve ishim të ftuar special të ndiqnim me kënaqësi këtë aktivitet.

Komuniteti ynë ka në gjirin e tijë 67 antarë krijues,shkrimtarë skulptorë, piktorë, muzikantë, duke patur tre seksione në statut, një trinitet artistik, të cilët i japin njeri tjetrit shumë ndjesi artistike, për të cilën këtë vit është angazhuar shtëpia e Shkrimtarëve dhe artistëve Durrës.

Mirë u takofshim në aktivitete në vazhdimësi.

Yorumlar


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page