![](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_e5e036c8aa0f4108b23f471a29c211c0~mv2.png/v1/fill/w_980,h_1225,al_c,q_90,usm_0.66_1.00_0.01,enc_auto/a48dbc_e5e036c8aa0f4108b23f471a29c211c0~mv2.png)
JETON SHPIRTI ÇAM
Jo! Në këto shtëpidjegura
Asgjë s'është harruar.
Nër themele, në trarët e djegur,
Plloçat e thyera,
Në palcën e ullirit të djegur
Jeton shpirti Çam.
Në pyllin e prerë,
Trungjëve të djegura,
Nën tingujt e Osman Takes,
Filiza të rinj do bulojnë.
Akeroni buçimtarë,
Nga loti amtarë,
Rrëmbimin do shumojë,
Shpresa, shpresa e rikthimit
Më shumë se kurrë,
Udhëve të tua Çamëri
Shpirtin Thesprot
Do gjallojë.
Qafë Botë 2009
PISHAT E PRERA
Trungjet e tyre
Nxorën lotët e florinjtë
Në muzgun e jetës.
Në zjarrin e syve të mi
Piqen boçat e tyre,
E unë ngopem me stika.
S'MUNDA TË FLE
Kur vrava një fëllënxë,
Në qetësinë e pyllit
S'munda të fle.
Drurët dhe çiftori
Në natën vjeshtore
Me kuje qanin në hidhërim.
Çiftori s'mund ta mbante trishtimin
Mes dhimbjeve
Për thëllënxën e tijë.
Comments