Një të djelë të këndëshme familjare miq e dashamirës përmes një lirike.
Kur s'të kam pranë, shpesh ëndërroj,
Diç më mungon, malli më ka marrë;
Me syrin e dashuruar rri e shikoj,
Megjithatë zemra më ka shumë mallë.
Dhe kur ikën larg e s'mundet ngaherë
Syri im i vluar fytyrën të më sjellë;
Në zemër thellë, mëndje të kam ndjerë,
Se në kujtesë thellë, më je kështjellë.
Në çaste vetmie s'kam menduar kurrë,
Kur endem rrugëve, në të parin vetmim,
Në trupin tënd kur prehesh sëmurë
Tek Ti e dashur zemra më shtyn.
Kur dora ime qafën tënde mbështjell
Zgjon rrahje të shpeshta në zemër,
I gjithi zhytem në paqe të thellë,
Gjithçka rreth meje lodron si në ëndërr.
Kur varg pas vargu poezinë e ngrita
Në mëndje s'e mora vesh as vetë,
Nga frymë e dashurisë sajesë nuk prita,
Kur dashuria gurgulloi lehtë lehtë.
Comments