(Baladë)
"Urgjenca e spitalit të Korçës fëmijën 5 vjeçare nuk e kurojë nga kafshimi i gjarpërit. Familja s'kishte para për të blerë një flakon antihelm. Fëmija ndroi jetë rrugës për në Tiranë."
Shtypi ditës
E vetme, pa njeri,
Zhytur në trishti,
Vetëveten kërkund s'e gjet,
Një nëne fshatare
Me dhimbjen gurë
Askush s'i flet.
Sonanbul me njerëzinë,
Si valët e Letitit* përvëluar
Lotët e vait e lanë pa shkak.
Çështjë vallë kjo zemër e duruar!?
Askush s'i qaset pranë,
Melpomeni** mes turmës
Hazdiset mbi varr;
Ajo endet si një gurë i flakur
Me vetminë mbi dhe'
Me njomzakun pa frymë,
Në shpirtin varr.
Pesë vjeç, shpirtin mbi re,
Akeronti*** ndjek të engjujve gjurmë,
Askush frymore mbi dhe';
As vesë e mëngjesit,
As klithma në agjërim,
As dielli i përgjakur,
As zhurmë e lumit
Këputur në flijim.
Nga derë spitalit doli
Shpirt e zemër mekur;
Zëri mbytur në lot
Në ngushëllimet vajtore
Vështrimin e fikur s'ja kthen dot.
Ecën nëna e vetme
Mes lemerisë të engjujve
Në qiellin e vetmisë shtetare.
Jetën njomzake këputur
Si kallzat e njoma nga acari,
Një shtjellë avuj gjaku
Shpirt e zemër ia vrau.
Jeta: 15 mijë një flakonarë,
Shtet i "shërbesave"
Me të pa ngopur shtetarë.
Askush në dhimbjen e sajë,
E vetme, në harakiri samuraj,
E vetme, trup i mekur
Si të gjithë nënat
Me fëmijë të vdekur.
Oh!...
Kjo nënë me fëmijën e vdekur
U ndoq veç prej vetmisë;
Murlan i dhimbjes ja dogji xhanë,
Lutjet i mbetën perëndisë.
2005
*Letiti-lumi ferrit në mitologji
**Melpomeni-zana e tragjedisë
***Akeronti- roja i ferrit
Comments