top of page

Vladimir Muça: APOKALIPS SHOQËROR


APOKALIPS SHOQËRORË


Në thellësinë e kujtimëve

Zëri fëminor më ngjallet përsëri.

Toka djerrë,

Çatitë e rrënuara,

Lotojn në varfëri.

Në ish lëmin e fshatit,

Në pijaniken e ngritur,

Zënka pijanecësh, versnikë.

Në shtëpitë e vetmuara e zbehtë një dritë.

Pleqtë bisedojnë për vitet e errta,

Pa dritë në sy,

Duket sikur luten njëmend

Për Muhamed a Krisht.

Nër sy një feksje mbinjerëzore,

Si flutura e një ëndrre,

Mbi fshatin kundron

Në pavedije,

Si sharmanët kokë më kokë.

Nipat me topin e vitëve të shkuara

Vin rreth pijetores

Me nga një qiri.

Në thellësinë e territ,

Buzë mbrëmjes,

Një shkëndijë ta bën me sy.


    DALTA E HARRUAR

Vegjeton ajo si murg i harruar,

Askush s'e kërkon

Në qelinë nefez, në mbrapashti;

Një copë trung për të latuar,

Të zgjojë në te jetësi.

Ajo jep shpirt në raftin e veglave,

Në vetminë e sajë,

Nes kundërmimit të ashklave

Në natën e zezë;

Kujton mëngjeset me tingullin e punës,

Me ashkla si lauresha në erë.

Vegjeton ajo në harresën e vet,

Larg standardit, klisheve moderne,

Gërryen me ndryshk tehun e mprehtë,

Mes trungjëve harruar të një kohe.


    KUR TË MOS JEM

          (Si epitaf)

Këtë vdekëtar që Dashuria e ngjizi,

E frutoi breza në jetësim ideal,

Fundjeta në dhe' e gremisi,

Kësaj mizorie s'i tha dot "ndal".

5 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page