![](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_a794fbcda0754a039633df8dbfbb5463~mv2.jpg/v1/fill/w_696,h_411,al_c,q_80,enc_auto/a48dbc_a794fbcda0754a039633df8dbfbb5463~mv2.jpg)
Vjollca Robelli Mripa është një këngëtare dhe kompozitore shqiptare me qendër në Londër. Një artiste me origjinë kosovare, një ish -prezantuese dhe gazetare e njohur televizive. Ajo ka shpalosur në një nga emsionet televizive një plan të saj që përkon me javët në vijim. Rruga drejt “Royal Albert Hall” ka qenë në Express dhe Vjollca Robelli-Mripa, e cila prej vitesh jeton në Londër ka njoftuar sikurse më parë në rrjetin social, se do të performojë në njërën nga skenat më të njohura në botë, “Royal Albert Hall”.
Robelli Mripa ka theksuar se ndjehet shumë e lumtur që do të performojë në njërën nga skenat më të njohura e më prestigjioze në botë. Ajo shkruan gjithashtu se “Një nga ëndërrat e mija më të mëdha sa i përket karrierës po realizohet vetëm tri javë para ditëlindjes sime të 40-të…“ Sipas saj mbetet domethënëse dhe ajo që shënon „Le të guxojmë të ëndërrojme. Me datën 3 dhjetor 2021 nga ora 9:30 p.m do të këndojmë shqip në Royal Albert Hall, për mua një përgjegjësi e madhe drejt promovimit të kulturës dhe muzikës shqipe në një nga hapësirat ku kualiteti i muzikës është në nivelin më të lartë botëror…“ Gëzuar dhe uroj të shihemi aty…” ka shkruar Robelli Mripa.
Para situatës pandemike, këngëtarja dhe tekstshkruesja Vjollca Robelli-Mripa shënoikthimin e saj guximshëm në muzikë përmes dy këngëve “Zare” dhe “Burrnesha”, të cilat i performoi live për herë të parë në koncertin që u mbajt në kuadër të festivalit FEMART më 30 Maj 2017 në teatrin Oda në Prishtinë.
Kjo atëherë ishte pas një shkëputje prej një dekade. Ajo u bashkua me muzikantët e njohur Aram Zarikian dhe Danny Rico nga Londër, për të punuar në atë që ajo e beson dhe njëherësh për t’i falur adhuruesve të muzikës një frymë më ndryshe. Në këto bashkëpunime është inspiruar nga trashëgimia shqiptare muzikore duke e ngritur me mjeshtri zhanrin e muzikës folklorike në përzierje me xhaz të avancuar dhe origjinal.
Comentarios