
Vizitë zyrtare e suksesshme në Londër
Nën moton „Për një Shqipëri më të fortë, më të begatë, më krenare“ Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, e shoqëruar nga Pandeli Majko, Damian Gjiknuri, Eduard Shalsi, Blerina Gjylameti, Lavdrim Krashi, Lefter Gështenja është zhvilluar në Londër një takim i hapur me pjesëmarrje të gjerë komunitare. Bie në sy Deputeti i Partisë Socialiste, Lavdrim Krashi, i cili ka qenë, dhe është një nga figurat më në zë të Komunitetit shqiptar në Mbretëri të Bashkuar. Në takim kanë qenë disa intelektualë të tjerë. Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali ishte e pranishme në atë takim, menjëherë pas takimit zyrtar me homologun britanik, Kryetarin e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle.
Është konfirmuar se takimi zyrtar mes dy homolgëve ka qenë mjaft frutdhënës, pasi ka ndikuar tek bashkëpunimi parlamentar në nivelin më të lartë, që nxit forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Vetë zonja Spiropali ka deklaruar „Vizitë e shkëlqyer dhe takim mbresëlënës me Kryetarin e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar (House of Commons), Sir Lindsay Hoyle. Bashkëpunimi parlamentar në nivelin më të lartë nxit forcimin e marrëdhënieve të gjithanshme mes dy vendeve tona mike dhe partnere.“ Ajo në këtë takim ka qenë e shoqëruar nga deputetët Pandeli Majko, Damian Gjiknuri, Eduard Shalsi, Blerina Gjylameti, Lavdrim Krashi, Lefter Gështenja si edhe nga Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar Uran Ferizi.
Kryetarja e Kuvendit, nënvizoi lidershipin e Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal dhe vlerësoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për stabilitetin dhe anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe vendeve të Balllkanit Perëndimor. Spiropali shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme nga Mbretëria e Bashkuar të integrimeve dhe perspektivës euro-atlantike të Kosovës si edhe të bashkëpunimit të saj me NATO-n.

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar, ka nënvizuar Spiropali, do të vijojnë bashkëpunimin për mbështetjen e vendosur dhe të palëkundur për mbrojtjen e integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, në koherencë të plotë me qëndrimet e BE-së dhe NATO-s. Kryetarja e Kuvendit dhe delegacioni i Kuvendit u takuan edhe me përfaqësues të grupit të miqësisë me Shqipërinë dhe delegacionit të Dhomës së Komuneve në Unionin Ndër-Parlamentar, me të cilët diskutuan çështje konkrete të bashkëpunimit parlamentar dypalësh, modernizimin e funksionimit e të shërbimeve të Kuvendit si dhe koordinimin e qëndrimeve në forumet parlamentare ndërkombëtare. Kryetarja Spiropali dhe delegacioni i Kuvendit ndoqën edhe seancën e pyetjeve në parlament me Kryeministrin Keir Starmer.
Pas kësaj aktiviteti i ekipit vazhdoi në funksion të fushatës që përkon me rregjistrimin e e emigrantëve shqiptarë, si pjesë e Diasporës, për votimet e 11 Majit 2025. Me këtë rast sikurse e cituam nën moton „Për një Shqipëri më të fortë, më të begatë, më krenare“ ata kanë dëgjuar zërat e të pranishmëve në lidhje me shëndetësinë, arsimin, punësimet dhe disa kërkesa të tjera që janë shprehur me pyetje e përgjigje në ambientet ku është zhvilluar takimi.
Me këtë rast ka rënë në sy roli mjaft i vlerësuar dhe mjaft efikas i Deputetit Lavdrim Krashi, i cili ka rënë në sy menjëherë tek të pranishmit dhe sidomos nga vlerat që ka treguar e treguar në prezantimin e çështjes së shqiptarëve në Pralament, media dhe në atë atakim si në shumë të tjera. Në jo pak raste Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, e ka referuar punë e shkëlqyer të zotit Krashi dhe ka deklaruar se deputetë të tillë kërkon e ardhmja e Shqipërisë, dhe jo vetëm PS.

Edhe një fotografi e fiksuar në fund të këtij takimi flet për vlerën dhe vlerësimin që i jepet publikisht deputetit të Parlamentit Shqiptar, Lavdrim Krashi, intelektualit të kualifikuar në Perëndim, që rrezaton gjithnjë e më shumë kulturë demokratike.
Comments