top of page

Vizioni i munguar i diskursit të jetë-ëndrrës


Dr Fatmir Terziu

Vizioni i munguar i diskursit të jetë-ëndrrës

Dr Fatmir Terziu


Përtej përmasava të tjera semantike, përdorimi i më shumë se treqindë-hershëm i fjalës “ëndrra” në mesin e poezive të vëllimit më të ri të poetes Zejnepe Halili Rexhepi, të sjell në qasje parësore preambulën mediavale të vizionit filozofik që konsideron forma letrare mes poezisë. Vëllimi i fundit i kësaj poeteje, me një bagazh të qartë e të lartë njohurish në disa fusha, dhe në tërësi poezitë e vëllimit të saj mund të konsiderohen kësisoj apriori si shembuj të “vizionit filozofik” të qasur nga bota e brendshme femërore, dhe që konsiderohet si një nën-zhanër i vizionit ëndërr që rrjedh nga Boethiusdhe teoria e tij e hershme, “Konsolidimi i filozofisë”. Në një lexim të lehtë futja e saj në zhbirrim të thekshëm perceptues, dhe e asaj që vjen nga “ëndrra” [e parë dhe anatemuar si e tillë], ku të dy format janë si mjedise të qasura mes anëve të furnizimit me sfondin historik dhe teorik, garantojnë atë që ndjejmë tek kjo filozofi, ose më saktë tek vizioni filozofik i celebruar nga Boethius si forma më e përparuar e asaj që vjen nga “struktura paradigmatike e vizionit letrar”. Kjo jep lehtëmundësimin e diskursit viziv të kumtojë atë që “i bën jehonë strukturave qendrore epistemologjike në filozofinë skolastike.” Kjo epistemologji e rrënjosur në problemin e pajtimit me autoritetin e vlerave poetike dhe shkencore, si dhe në ngjyrimin e larmisë së mundshme të gjërave për aftësimin e njeriut për të kapur të vërtetën ndjesore nga përvoja personale. Duke ndjekur këtë udhë teorike mes leximit të poezive të poetes dhe studiueses Halili-Rexhepi, na syrret ndjesia në një psikologji të ‘fakultetit’ jetik, sipas të cilit mësojmë njëherazi se njeriu u udhëhoq nga perceptimi me anë të imagjinatës dhe arsyes për të kuptuarit e të vërtetave shpirtërore. Kjo duket në mjaft poezi të saj ku eiqendra e diskursit të ëndrrës rrethsillet vizionare dhe me një vizion të qartë. Këtu natyrisht diskursi qas dhe parësinë e vlerave filozofike mes perceptimit dhe vetë konsolidimit të imazhit.

Poezia e këtij vëllimi ndoshta apriori dhe për herë të parë, ka një qëllim të prerë e të saltë, pra të jetë e gatshme në mbrojtje të këtij faktori të epistemologjisë. “Komploti” i këtyre poezive është zakonisht udhëtim shpirtëror vizionar ndaj së vërtetës, duke kaluar nga imazhi literal te ai figural dhe më pas tek kuptimet absolute. Ai udhëtim i ndjek imazhet dhe perceptimet që shoqërojnë dhe e bën vendimin epistemologjik pasues si udhëkalim ndjesor tek një lexues që arrin të mësojë atë se si zakonisht duhet të qëndrojë për lidhjet “faculte” me të cilat nivelet e larta të të kuptuarit janë të mundshme dhe plotësisht të arritura. Kjo tërësi epistemologjike është brenda vetë vëllimit të poetes një nga njohuritë, që zakonisht merr të bëjë vetë vizionin filozofik vlerë me lidhjen e ndjeshmërisë mes natyrave të brendshme vargore dhe trukore dhe po aq dhe diskursive shpirtërore në vargun poetik.

Ashtu si poezitë e tjera që poetja shtron për lexuesin prej disa vitesh, edhe ky vëllim poetik është i shqetësuar me rritjen shpirtërore të narratorit dhe sipas modelit të mëparshëm poetik tek i cili ushqehet vetë rrugëtimi krijues i poetes, arrin të qetësohet dhe po aq edhe të rrëfehet, është një mishërim i një prej aftësive të saj, imagjinatës apo “ingeniumit” të saj. Një nga lidhjet me “ingeniumin” është ajo që vjen nga teoria e “funksioneve kryesore që janë në gjendje që të sigurojnë rrëfime dhe imazhe për “shqyrtim”, por që nuk janë në gjendje të kryejnë funksionet e rezervuara të arsyes. Vëllimi poetik i autores është në fakt ai që shpesh vë arsyen në gjendje për të nxjerrë mësimin e duhur moral nga filozofia e tij. Një pjesë domethënëse e projektimit epistemologjik, mes forcës së brendshme të këtij vëllimi poetik, theksohet nga diskurset e tij mbi të vërtetën morale që qasin vargjet dhe në atë që ato përmbajnë. Kjo forcë vjen veçanërisht pas “konfrontimit” poetik me kontradiktat midis jetëpërditësisë dhe ndjesisë si faktorë që rreken tek vetë arsyeja e jetës dhe faktori i dashurisë sublime. Dialogu me vetveten, dhe arsyen perceptuese, është domosdoshmërisht bindës. Përfundimi i vërtetë vjen me një tjetër vizion tek i cili përfundon ardhja në fron ku ulet vetë “Arsyeja” se kërkesat janë stacione ëndrrash të vetë asaj që qaset nga dëshira dhe vetë jeta.

Puna poetike e autores nuk është thjesht varg, as vargëzim i lirë, i bardhë apo metrik. Ajo është që punë e mirrëfilltë vlerash që është e shquar në shumë aspekte, si në lidhjet që ajo tërheq në mes të poezisë dhe filozofisë jetike, ashtu edhe në llogarinë e saj të lidhur midis formës dhe kuptimit në vizion, ose më saktë në shpjegimin e saj poetik si arsye ndjesore, e ëndërruar, për përballimin e formës “vizion”, po aq më shumë dhe në aftësinë e saj për të dhënë një shpjegim të psikologjisë “ëndërr”, që është në përputhje me epistemologjinë mbizotëruese të kohës. Ajo shkruan në mënyrë të ndritshme dhe po aq bindshëm, dhe duke ruajtur me kujdes fillin e argumentit të saj. Ajo është e ndjeshme përmes shumë dallimeve që ajo shqyrton si të tilla në mesin e “vizionit filozofik”. Përshkrimi i saj është një përpjekje e rëndësishme për të llogaritur formën e poezisë dhe ofron një numër të pikpamjeve të rëndësishme, që nisin nga diskutimi i saj për përdorimin e imazheve dhe formave që shërbejnë për të treguar, se ka dhe do të ketë jetë në poemë. Kjo veçanërisht duket tejet premtuese. Poetja me këtë formë poetike jep jetë dhe ngushëllim për ata që besojnë se dashuria “është portretizuar si mëkatare në fillimet e poezisë, dhe se ajo është sjellë në një kënd ku dyzimi është vetë një dorëheqje e virtytshme pa fillim dhe fund. Këto, megjithatë, janë disa predispozita, në vend të konkluzioneve, në vend të përpjekjes së saj për të vendosur poezinë e saj brenda në një nën-zhanër, që ajo ka përcaktuar si praktikë imediate.

Një pjesë e rrëndësishme e poezisë së autores është dhe një ‘mythografi’ jetike, personale e dedikuar për lexim për publikun e gjerë, në vetë strukturën epistemologjike që mbart vargu. Forma e poezisë së poetes, #Zejnepi Halili #Rexhepi, është interpretuar nga disa, por mjaft të tjerë kanë harruar të theksojnë një fakt të tillë, i cili ka në qendër të diskutimit të tanishëm kritik të poezisë vetë forcën mitngritëse. Nëse supozimet e tilla janë derivate të sakta, atëherë ajo formë e tillë strukturore poetike, jep qasje më të avancuar vizive të formës së saj në vetë përmasën semantike që vjen nga gjuha e mirëpërdorur, e bukur dhe mjaft kuptimplote. Mbi këtë bazë mund të themi se ky vëllim poetik i poetes është vetë vizioni i munguar i diskursit të jetë-ëndrrës në poezinë e sotme të metuar nga elementi femëror.


14 views0 comments

Bình luận


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page