Vitet 80-të dhe literatura në Shqipëri
Në vitet tetëdhjetë hyn në Shqipëri nga zona e Malit të Zi, nëpërmjet një marrëveshjeje turistiko-kulturore të ish-Jugosllavisë dhe Francës, disa dhjetëra britanikë me pasaporta franceze. Arsyet ishin se francezët kishin më shumë lehtësi në Shqipërinë e asaj kohe dhe se britanikët shikoheshin si mjaft të dyshimtë. Në një material arkivor që daton me Janarin e vitit 1983 shkruhet pak a shumë se në Elbasan „vetëm shëtitorja është një lëvizje e masës, pa drejtues, edhe drama politike shqiptare shpaloset në një skenë pa yje.“
Vizitorët britanikë të paisur me pasporta franceze e të vendosur në Hotel „Skampa“ në Elbasan e ndjenin ndryshesën dhe nga literatura që shitej në Librari dhe nga ajo që mbahej në Bibliotekën lokale. Ata ishin të edukuar mirë, natyrisht dhe të interesuar për Shqipërinë, madje disa pjej tyre dinin dhe kishin mësuar shqip me dy ish-gazetarë të BBC-së, dhe natyrshëm ishin mësuar në ditët e qëndrimit të tyre të lexonin ndonë roman, novelë, apo dhe më tej.
Kur nuk gjenin atë që dëshironin ja se si ata shkruanin: „Ne jemi afër shpirtit të Quilp, Uriah Heep dhe Scrooge këtu, sepse si në romanet e Dickens, Copperfields dhe Tëists të Shqipërisë fitojnë gjithmonë. Dallimi është se në aspektin letrar kanë kaluar njëqind vjet dhe melodrama viktoriane nuk duhet të jetë askund në rritje. Jemi rritur me humanizmin e Faulkner-it, Kafkës, Pasternakut, Camus-it, Joyce-it dhe Gabriel Garsia Marquez-it, por asnjëri prej tyre nuk gjendet në libraritë shqiptare. Gorki është ende i disponueshëm në përkthim, dhe dramat e Shekspirit tani konsiderohen 'të sigurta', por shkrimtarët e tjerë të mëdhenj të botës, nga Sofokliu, Terenca dhe Dostojevski, fatkeqësisht mungojnë.“
Shqipëria, shkruanin ata, është mes hijes së krijuar prej Bashkimit Sovjetik dhe regjencës së tretur të Kinës në një periudhë kohe të ndjeshme. Literatura është ajo që bën dallim dhe që të bën të kuptosh se ka verdikt të dyzuar.
Comentários