top of page

Vitet 2020 duhet të jenë Dekada e Dytë e Njerëzve


Vitet 2020 duhet të jenë Dekada e Dytë e Njerëzve


Dr Fatmir Terziu


Po ikën java e parë e vitit që sapo uruam mes njëri-tjetrit, dhe ende nuk e kuptojmë se ka shkuar aq shpejt dekada që nisi në 2010-ën. Kemi qenë aq të përhumbur sa dhe një dekadë na është dukur sikur nuk ka ekzistuar, sikur nuk e kemi nisur të-pas-dymyjtën me një risi ndryshe. Pra, vitet 2010 kanë marrë fund. Dhe çfarë dekade misterioze dhe intriguese ka qenë? Dekadat janë kategori të rralla politike. Gjashtëdhjetat, si një fenomen, nuk filluan me të vërtetë deri në vitin 1963 apo 64 për ne shqiptarët, pasi pritëm me të madhe, me duartrokitje kongresore “Ndërtimin e Bazave të Socializmit”. Të tetëdhjetat keqkuptohen si një kohë që na kushtoi jo mjaft me arrëzat e tufëzat, me racionimet, me maskaradat dhe shpikjet racionale, ndërsa për Botën Perëndimore ishte një epokë e triumfalizmit të tregut të lirë, me pamje nga ai PC, relativizmi kulturor, faji pas kolonialist dhe fundi i Luftës së Ftohtë që kishte siguruar Perëndimi me një goditje të qëllimeve morale të gjitha u zhvilluan në atë dekadë të tronditur, duke i dhënë shkas viteve të vetë-dyshimit perëndimor, madje edhe të vetë-urrejtjes, në vend të kokëfortësisë konservative, që analfabetë historike e shohin si zhurmë politike në vazhdim të Tetëdhjetëtave. Nëntëdhjetat na sollën britma dhe thirrje, shpresën e humbur dhe ikjet masive, anijet dhe shembjet e kufinjve…. Por, ende kanë dhimbje … dhimbje që vazhdojnë me ikje masive. Me ikjen e të rrinjve.

Por vitet 2010, kjo dekadë ndërsa në Botë ndjehet disi mirë, tek shqiptarët është ende një shëllirë. Ndihet sikur ka një histori, një hark, të paktën në kontekstin shqiptar. Për këtë është dekada që fillon me Edi Ramën, duke fyer një media të tërë që e priti me gjysëmshekulli lirinë, si një “kazan” dhe përfundon me opozitën që revoltohet kundër similariteteve diktatoriale të ish Punës për qindra mijëra prej tyre. Fillon me krizën e sotme poltike, kur PD dhe opozita e detyruar ekspozoi djegjen e mandateve, dhe ajo përfundon me masën lëvizëse të dështuar studentore.

Nga të gjitha këto: nëse 2010-ta tregon dhe hyn në një histori, ajo është një revoltë e thellë, e pamenduar e poltikës shqiptare. Nga njerëzit e zakonshëm që shtyhen për të ikur, prapa lakmive dhe punës e punërave në Gjermani apo gjetkë, tek struktura në pikëpyetje e edukimit dhe thelbi i sotëm debatues i Universitarizmit. Prej pjesëve të gjumit të gjatë dhe të ndërhyrjes dhe të riedukimit të publikut që duhet të ngrihet në pritje të ditëve për më të mirë të tyre dhe që të rivendosin çështjen për sovranitetin kombëtar dhe vlerat e komunitetit. Nga njerëzit që qortojnë fuqitë, që janë dhe mbesin duke i detyruar ata, përmes kutisë së votimit, të respektojnë vullnetin e njerëzve dhe vetë njerëzit. Kjo ndoshta duhet të rifillojë me ngut nga 2020.

Kjo ka qenë një dekadë plotësisht dramatike. Duhet të ishte Dekada e Popullit, në të vërtetë, në të cilën demokracia duhet të bënte, atë që demokracia ka për qëllim të bëjë: marshalloi hutimin e turmës për të realizuuar dhe heshtur lëvizjet e duhura, elitare, demokratike të klasave qeverisëse. Por, Dekada e Popullit fillon me të vërtetë, aty ku duhet të fillonte në vitin 2010. Ajo gjithësesi mbeti si zhurma mes Opozitës së detyruar dhe Pozitës arrogante. Zhurma gjuhësore midis këtyre dy skajeve poltike, fliste dhe flet për vëllime rreth largimit të poltikave nga baza e saj, nga vëmendja e masës së gjerë.

Një luftë e pandalshme ka përhapur mospajtimet në politikën shqiptare, në këtë dekadë. Një luftë, së pari, e elitave kundër një populli që ata e konsideronin të ngulitur, budalla dhe shumë të lidhur me vlerat kombëtare. Dhe pastaj një kundërsulm nga masat, që presin me Drejtësi, një ekzekutim të mençurisë së turmës kundër shkatërrimit të pushtetarëve tanë pa prekje. Një rivendosje e rëndësisë së demokracisë kombëtare, e solidaritetit të komunitetit dhe e traditave dhe vlerave që na ankorojnë dhe na forcojnë kundër varrosjes së jetës në shoqërinë e sotme të mirëkontrolluar klienteliste-kapitaliste. Përfundon Dekada e Popullit? Edi Rama është hakmarrë, pushteti i tij është mbrojtur dhe kultet e globalizmit dhe individualizimit janë shumë në prapavijë, duke ngritur zhurmën edhe në skajet diplomatike me zërin e të huajve. Diku ka lëvizje, diku ka heshtje, diku ka dhimbje nga dekada që lamë pas. E gjitha që mbetet tani është të sigurohemi që vitet 2020 janë Dekada e Dytë e Njerëzve.

82 views1 comment

1 Comment


Ildije Xhemali Uroj që Dekada e Popullit të quhet edhe Dekada e Kombit, ku Shqipëria dhe Kosova ,qeveritë e tyre ,te mbajne nje qëndrim ne perkrahjen te shqiptarëve që jetojnë jashtë këtyre shteteve

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page