Violeta Kadriu: KUR VJEN ERË TRADHTI
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 2 days ago
- 2 min read

Të besova fshehtësinë,
se i dua shumë lulet,
prandaj në kështjellën e shpirtit,
të mbolla “ Trëndafil”,
s’ mendova se do dashurohej n’ tradhtinë,
e me gjemba drejt shpirti do m’ sulet,
do m’ shkaktojë rrjedhë dhembjeje, gjaku e loti,
më të vrullshme se i madhi lum Nil!
Të besova fshehtësinë
se i dua shumë aromëmirët,
prandaj në zemrën time,
të mbolla “ Lulezambak”,
s’ prita që besnikëri e jote,
të bënte pakt me t’ ligat e t’ pështirët,
të ma përdhoste zemëdëlirësinë,
e t’ i hynte kaq shumë në hak!
Të besova fshehtësinë
se e shijoj blerimin,
prandaj në zemrën time
të mbolla qipariz të njomë me fletë,
s’ besova se bashkë me të,
do të mbillja ndër dej t’ mi trishtimin,
në vend që ndjesitë të m’ i gjallëronte
do m’ u shkaktonte B. Luftë të Tretë.
Të besova fshehtësinë
se më ngazëllejnë tingujt e violinës,
prandaj në dhomën akustike të shpirtit,
zërin tënd akordova me të bilbilit,
nuk të nuhata dinakërinë,
se do t’ çjerrje dhe zënë tim prej kanarinës,
do përdorje pabesinë të më përtokje,
mu si Parisi Thembrën e Akilit…
Të besova fshehtësi,
po a patë fshehtësi që s’ të besova,
për ty harrova gati Perëndi,
dhe unin tim mashtrova;
lulëkuqeve të posaçelura të shpirtit,
ua hijeshova nëntorin, dhjetorin, janarin,
ua cungova përjetë lulëzimqershorin,
duke ua përqesh marsin, prillin, majin, rrezet e barin…
A paska plagë më të thellë e lënduese,
se ajo që të shkaktoka tradhtia,
a paska ndjenjë më fyese e poshtëruese,
se ajo çfarë mund të t’ bëka dyfytyrësia,
a mund t’ i thuhet tradhtarit,
se është, i vjen më era njeri,
kur në lule të ballit baltos dhe i shkruan,
emri më i ndyrë” Tradhti”?
Comentários