top of page

Vilhelme Vrana Haxhiraj: Bukuria shprehëse e artit gojor e frazeologut të shquar


Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj

   

      Falenderim dhe mirënjohje, mik i mirë i së vërtetës, estet i frazeologjisë së goditur për çdo shkrimtar që mundohet të paraqes Realitetin Real me të gjitha përmasat dhe dukuritë e tij!

      Si në përkthim edhe në analizat letrare apo politike, Akademik, Prof. Dr. Eshref Ymeri, përdor bukurinë dhe estetikën e pasurisë së artit gojor. Po e filloj me titullin e Akademik, Prof. Dr. Eshref Ymeri shkruan për librin : “Në botën letrare të Kadri Tarellit” shkrimit të tij te “www.fjalelire.com (Fjala e Lirë - Londër” për librin “Në botën e letrave të Kadri Tarelit”, kushtuar këtij shkrimtari të talentuar dhe të palodhur durrsak, Prof. dr. Eshref Ymeri ka botuar analizën me titull, Shkrimtarët, këta fisnikërues të shpirtit njerëzor”.

       Po nisem nga titulli i shkrimit. Nëse akademik Ymeri me të drejtë shkrimtarët i quan “fisnikërues të shpirtit njerëzor”, kurse unë diku, poetët dhe shkrimtarët i kam quajtur, “Hyjnit e shpirtrave njerëzor! Them me bindje se më afër realitetit është shprehja e bukur frazeologjike e Prof. Dr. Ymerit, nga thënia ime. Ja si shprehet profesori i nderuar: “ të të gjitha gjinive, e përshkon si një fill i kuq repekti për njeriun, ngrohtësia rrezatuese e shpirtit të saj fisnik dhe pasuria e admirueshme e leksikut të saj.” E të gjitha këto cilësi virtyti të vëna në dukje në analizë, të mbushin shpirtin me besim, tolerancë, mirëkuptim, vëllazërim, ndihmë reciproke dhe dashurinë atdhetare për njëri-tjetrin. Eh sikur të gjithë shkrimtarët e poetët, idetë e të cilëve fshihen përmes paragrafeve dhe faqeve të librave voluminoz, të ishin kaq të hapur, bujar dhe zemërgjerë, nuk do të ishin ndarë e të përçarë, ku secili kërkon të jetë i pari, apo kryetar. Nëse të gjithë do të ishin të barabartë mes njëri -tjetrit, asnjëri nuk do lutej për t’u dukur, por do të votonte për aftësitë e individit të shquar në intelekt dhe krijimtari. Mjerisht shoh se sot, kudo dhe kurdo mbijnë shoqatat kulturore atdhetare si kërpudhat pas shiut. Nuk e kuptoj se të gjithë krijuesit me veprat e tyre kërkojnë të lartësojnë emrin, të forcojnë dinjitetin  dhe ta bëjnëtë famshëm kombin. Po në gjendjen që jemi ne sot, në mëri, të ndarë e të përçarë nga egua, intriga dhe smira, asnjëherë nuk mund të nxjerrim në dritë një art apo letërsi kombëtare, që të jetë e aftë për t’u ballafaquar me artin apo letërsinë botërore.Behari nuk vjen me një apo disa lule. Që të jetë e bukur kjo stinë e ripërtëritjes, duhet që kopshtet të lulëzojnë të gjithë me ngjyrat dhe zërat e tyre.  Për sa kohë që mes shkimtarëve ekziston zilia, urrejtja dhe mllefi, letërsia jonë kurrë nuk do të ngjitet në nivelin kombëtar. Ka për të ngelur një art provincial.

    Ndaj ju lutem lexoni Prof. Eshref Ymerin i cili ka dalë me disa përfundime pozitive që janë porosi për gjithë krijuesit e çdo niveli. Unë këtë analizë do ta quaja shkollë për krijuesit e rinj dhe korregjim për ata që u ka ngelur ora në Realizmin Socialist. Për fat të keq, nuk e përtypin dot Artin Real, bashkëkohor dhe modern. Vetëm realiteti i së vërtetës e çon poetin, shkrimtarin në maja të pashkelura. Pikërisht këto parime për të cilat ka nevojë  letërsia shqiptare përmenden me forcë në këtë analizë.  

-Analisit Ymeri, duke marrë si shembull librin, “Në botën letrare të Kadri Tarellit”, me autoreVilhelme Vrana Haxhiraj, prej kompozimit të tij nxori disa parime:

     *Çdo shkrimtar në veprat e tij duhet t’i bëjë skanerin realitetit që përjetojmë.

     *Shkrimtari duhet të ndajë mjeshtërisht me lexuesit emocionet dhe mendimet e tyre, përvojën jetësore përmes veprave të tij.

    * ...si mjeshtra të fjalës, duhet të ndërtojnë fraza të bukura, mjaft të goditura, të përzgjedhin figura dhe të krijojnë një kompozim të harmonizuar të tekstit.

    *Është e domosdoshme mjeshtëria e zotërimit të gjuhës, pasuria leksikore e reflektuar përmes gramatikës - morfologjisë, sintaksës dhe rregullave të pikësimit.

    *I suksesshëm është ai shkrimtar që punon me një tendosje të energjive intelektuale, vetëpërkushtim, vendosmëri, disiplinë këmbëngulje dhe palodhshmëri...

     Shkrimtari gjykohet nga  tiparet e karakterit të heronjve të tyre që i përshkon fund e krye ngrohtësia e shpirtit.      Dashamirësia në penën e tyre përfshin krejt përmbajtjen e botës së tyre emocionale, shpirtërore dhe intelektuale.

     *Shkrimtarët me vlerësimet për njëri -tjetrin të njohura këto brenda dhe jashtë vendit, shërbejnë si një shembull i shkëlqyer i bashkëpumit intelektual, për të cilin janë krejtësisht të huaj cinizmi, smira dhe xhelozia e njerëzve me karakter të plagosur rëndë nga dashakeqësia.

Së fundmi Profesor Eshrefi jep një mendim dashamirës :

  “Do të ishte një mrekulli që vargjet e shkëlqyera poetike, me shije të lartë artistike, si ato të Bashkim Saliasit pë Kadriun dhe të Kadriut për Vilhelmen,  do të skaliteshin në një tabelë të posaçme dhe të ekspozoheshin në selitë (nëse ekzistojnë seli të tilla) e Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Durrësit dhe të Vlorës.”

I nderuar akademik. Prof.dr. Eshref Ymeri!

     Si protagonist ose ( si autorë dhe aktorë ) të nxitjes së këtij shkrimi të mrekullueshëmm, të kësaj shkolle  letrare, shkrimtari Kadri Tarelli  dhe unë Vilhelme Vrana Haxhiraj, ju shprehim mirënjohje pafund.  Libri kushtuar letrave të K.Tarellit nuk ka asgjë të jashtëzakonshme veç Realitetit Real.

     Veçanërisht unë, duke kërkuar ndjesë, Ju falenderoj që u kam detyruar të lexoni në internet gjithë librin “Në botën letrare të Kadri Tarellit” . Ishte ngarkesë për moshën, shëndetin dhe punën Tuaj studimore. Ju uroj jetë gjatë dhe suksese, Profesor i nderuar!

 Miqësisht Vilhelme

Ps. Parimet janë janë të prof. Eshrefit, të perifrazuara dhe të përshtatura  nga unë...-Vivra

21 views1 comment

1 Kommentar


Përshëndetje znj. Vilhelme Vrana Haxhiraj, për këtë shkrim vlerësues të penës së Prof. Eshref Ymeri. Mirënjohja është virtyt i kujtesës, është shprehja juaj e artë e vendosur edhe në titull të librit tuaj, botuar pak muaj më parë. Profesori ynë i nderuar i meriton të gjitha falëndrimet, sidomos për cilësinë apo vlerat që vendosen në çdo shkrim të tij, sidomos kur flet për krijues shkrimtar, poet apo studiues, përfshirë edhe publicistikën politike, shoqërore dhe atdhetare.

E nderuar znj. Vivra, më pëlqen veçanërisht vendosja në këtë shkrim të disa parimeve ku mbështetet Prof. ynë i ndruar Eshref Ymeri, parime që duhet t'i ketë parasysh çdo krijues në letrat shqipe.

Urime dhe suksese në punën tuaj fisnike.

Miqësisht!

Kadriu.

Gefällt mir

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page