top of page

VIBRACIONE POETIKE


VIBRACIONE POETIKE - Poezi nga Kozma Gjergji


Poezi nga Kozma Gjergji


ALARM

Le ta vëmë

Klithmën e dhimbjes

Në tërë sirenat

Dhe t'i

Alarmojmë të gjithë

Për rastet e vrasjeve

Të vajzave dhe grave.


DETARI

Kishte përshkuar

Dete e oqeane

Por rrezikoi të

Mbytej në një

Rrëkezë lotësh

Të së dashurës.


BRETKOSA

Si mundet vallë

Të njohë

Madhështinë e detit

Bretkosa e moçalit?!


BISHTI

Në bashkësinë tonë

Po pate bisht

Ta presin,

Po s'pate

Ta ngjisin.


PASARDHËSI

Bënë të njëjtat e

Paraardhësit gjarpër:

Gjarpëron mjeshtërisht

Dhe i fshin

Gjurmët

Me bisht.


VJEDHJA

Trishton më tepër

Vjedhja e

Krijimeve të artistit

Sepse janë

Copëza shpirti.


NJË CJAPI

E shpërblyen

Dhe atë

Me një zile,

Por ama

Pa gjuhëzën.


ZOGJTË

Njihen

Nga kënga,

Kreshta,

Puplat,

Kthetrat,

Preja…


KU QENË?!

Kur inkuzicioni

Digjte në turra drush

Heretikë mendjendritur

Dhe fanatikët

Duartrokisnin të ngazëllyer,

Tronditshëm vjen pyetja:

Po të tjerët, shumica

Ku qenë?!

39 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page