top of page

Veprimtaria shkencore e at Shtjefën Gjeçovit


Nue Oroshi

Nue Oroshi

Bashkëpunimi i studiueses gjermane Marie Amelie Frein von Godin me Atë Shtjefën Gjeçovin në botimin në gjuhën gjermane të Kanunit të Lekë Dukagjinit

Veprimtaria shkencore e at Shtjefën Gjeçovit nuk kishte vetëm shtrirje kombëtare por ajo ka pasur rrënjët e shtrira edhe tek studimet me prestigjioze gjermane.Kjo është arritur falë bashkëpunimit profesional të atë Shtjefen Gjeçovit me studiuesen gjermane Marie Anmelie Frein von Godin e cila i dha kulturës e historisë shqiptare mbi 20 vepra për Shqipërinë dhe shqiptarët qoftë studime historike, etnologjike,romane historike si edhe shume studime të tjera të cilat i botoi në revistat prestigjioze gjermane prej vitit 1912 e deri në vitin 1956.Përkthimi i Kanunit të Lekë Dukagjinit është botuar në revistën" Zetschrift für vergleichende Rechtsëissenschaft einschlieslich der ethnologischen Rechtsforschung " pjesa e parë në numrin e pesëdhjetë e gjashtë, në vitin 1953 nga shtëpia botuese Ferdinand Enke Verlag Stuttgart prej faqës 1 deri 46 me titull "Das Albansiche Geëohnheitsrecht "prej Marie Amelie Freiin von Godin nga Munihu.

Pjesa e dytë e përkthimit të kanunit të Lekë Dukagjinit është botuar në numrin e pesëdhjetë e shtatë të së njejtës revistë shkencore prej faqes 5 e deri në faqen 73,kurse pjesa e tretë është botuar në revistën shkencore të pesëdhjetë e tetë në vitin 1956 prej faqes 121 e deri në faqën 166. Është interesant të theksohet fakti se prej faqës 166 e deri ne faqën 198 studiuesja gjermane i bënë një analizë të thukët Kanunit të Lekë Dukagjinit dhe këtë analizë e ndanë në këto pjesë:-Exkurse zum albanische Geëohneitsrecht, Volksüberlieferungen über den Kanun,Herkunft und Alter des Kanuni i Lek Dukagjinit, me shenimin që e jep Mari Amelie Freiin von Godin lidhur me botimet e mehershme te studiueist Dr.Franz v. Nopcs.

Sipas fjalës së hyrjes që bën studiuesi gjerman Erich Pritsch njeherish edhe botues i kësaj reviste shkencor per çështje etnologjike dhe juridike ai thotë se :Kanuni i Lekë Dukagjinit i botuarë ne keto revista nga studiuesja Gjermane Marie Amelie von Godin është botuar në tri vazhdime dhe kjo kryesisht është bërë për shkak të mungesës së hapësirës,ai thotë se zonja Godin është bazuar në bazë të mbledhjës së dëshmive dhe shkrimeve të at Shtjefën Gjeçovit që i ka përgatitur në vitin 1926 kurse është botuar në vitin 1933 në Shkodër.Gjithsejt në tri numra të revistës shkencore gjermane per çështje etnologjike, juridike,dhe historike janë botuar gjithsejt 191 faqe material shkencor.Duhet te veçojmë faktin se studiusja gjermane Marie Amelie Frein von Godin në vitin 1951 ka botuar edhe një studim shkencor për jetën dhe veprën e At Shtjefën Gjeçovit me titull: "Stefan Gjeçovi në revistën shkencore "Die Begegnung "ne numrin 6 në vitin 1951 në faqën 188/189.

Dua të them se sa më thellë të thellohën studiuesit dhe gjurmuesit e Atë Shtjefën Gjeçovit aq vjen e rritet biografia e tij qoftë në aspektin atdhetarë, shkencor dhe në shumë fusha të ndryshme.Dhe krejtë në fund dua ti them disa fjalë për studiuesën gjermane Mari Amelie Frein von Godin e cila i la kulturës shqiptare mbi 20 vepra shkencore,kulturore,romane historike si dhe shkrime që kanë të bëjnë për etnologjinë,si dhe ngjarjet historike të Shqipërisë prej vitit 1912 ku ajo ishte prezente kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë dhe e mori flamurin kombëtar nga shtëpia e Ekrem Bey Vlorës dhe i dha luftëtareve shqiptarë, që ta ngrisin në Vlorën historike.Ky flamur u ngrit në Vlorë.E jo siç na kanë genjyer historianët e vijes komuniste me përrallat e Marigonës.

Marie Amelie Frein Von Godin arriti ta lartësoj punën e artë shkencore të Atë Shtjefen Gjeçovit kurse Shoqatës" Trojet e Arbit "i mbetët ta mbaj një sesion të veçantë shkencor lidhur me Kontributin e studiueses gjermane Mari Amelie von Godin e cila një jetë ja kushtoj kulturës dhe historisë shqiptare, e cila u keshillua shumë ngushtë nga tri figurat tona të mëdha kombëtare si: atë Gjergj Fishta, Ekrem Bey Vlora dhe atë Shtjefen Gjeçovi.


13 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page