top of page

Vehbi Iljaz Pupuleku intelektual mbi rrënjë patriotizmi

Updated: Aug 10, 2022


Vehbi Iljaz Pupuleku intelektual mbi rrënjë patriotizmi


Prof Dr Fatmir Terziu


Nga fundi i muajit qershor të këtij viti ndërroi jetë një pinjoll i një dere të flaktë të arsimit shqip në zonën e Gollobordës. Vehbi Iljaz Pupuleku ndërroi jetë në banesën e tij të re në Rruga Juba, Lagjia 17, Ish Këneta në Durrës dhe u përcoll nga të afërmit e tij, miqtë e ndodhur dhe mjaft të tjerë dashamirës në përcjelljen lamtumirëse. Ndërsa u përcoll nuk pashë asgjëkundi ndonjë rrjesht të shkruar për të, ndonjë fjalë që e lidh tërë jetën e tij dhe të familjes së tij me patriotizmin e një zone të vënë sot në mëdyshje, por dhe të një prejardhjeje të denjë në përkushtim të gjuhës shqipe. I ati i tij Iljaz Pupuleku mbetet mes atyre që janë kthyer në ikona të arsimit shqip në zonën e Gollobordës dhe në Dibër. Emri i tij renditet mes atyre emrave të nderuar që tashmë janë në memorien tonë, si: Mustafa Shahinaj, Mehmet Çadri, Sefedin Hasani, Vahid Kormaku, Gafur Karaibrahimi, Esad Menzelxhiu e mjaft të tjerëve, pra ku spikat dhe renditet dhe emri i Iljaz Pupulekut.

Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes vetë Vehbi Iljaz Pupuleku ka merita të shumta intelektuale dhe ka pasur një përkushtim të denjë në dobi të vendlindjes së tij, në dobi të arsimit shqip, dhe në mjaft angazhime të tjera që ai ka pasur gjatë kohës së monizmit. Ndoshta mjaft nga detyrat e lidhin përkushtimin e tij me një faturë poltike, por ai gjithësesi ka qenë një gjithnjë një personalitet i pastër, i thjeshtë, i papërlyer, i denjë vetëm për të edukuar dhe shërbyer në drejtim të familjes së tij.

Vehbi Iljaz Pupuleku ka merita të shumta në luftën e tij të denjë që ka bërë me rregjimin e asaj kohe për ta mbajtur atë vendlindje të qetë, të pavendosur në syrin e dashakeqëve dhe për më së shumti ka ndihmuar mjaft studentë të devotshëm në shkolla të ndryshme të asaj kohe. Mjaft qytetarë dhe vendlindas të tij janë shprehur me fjalët më të mira për figurën e tij të nderuar, për angazhimin e tij të kulturuar e me mjaft edukatë në ndihmë të atyre në nevojë.

Familja ime, babai im i ndjerë kishte gjithnjë një respekt të veçantë për atë familje, pasi me një nga pinjollët e saj, Mehdi Pupulekun e kishte zënë „vëlla me gjak“ dhe në kohën kur im atë punonte në Poliçan dhe Berat, pasi Mehdiu ishte me familje në Berat, ai dhe familja e tij ishin më të afërmit dhe më të gjndshmit të familjes sonë. Këtë e kanë pasur të gjithë ata që vinin nga rrënja e madhe dhe e respektuar e patriotit dhe edukatorit të gjuhës shqipe, Iljaz Pupuleku.

I shkruajta këta rrjeshta në shenjë respekti për ikjen e intelektualit të nderuar Vehbi Iljaz Pupuleku, dhe si shenjë qytetarie për dy grushta dhe të pahedhura në lamtumirjen e tij. Iu prehtë shpirti në Paqe!

214 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page