top of page

VDEKJA E BURRIT


Miho Gjini "Mjeshtër i Madh"

VDEKJA E BURRIT

Novelë e jetuar Kushtuar MARTIRIT TË DEMOKRACISË Dino Martiko


Pjesa e parë


Në territorin e rrethuar me tela me gjemba mbrëmja ra e gjithëpushtetshme me errësirën e saj rrëqethëse. Frymëmarrja në "Kampin e Riedukimit" të të burgosurve u fashit dhe të pesë kapanonet e gjata prej pupuliti i zaptoi si zakonisht një heshtje e zymtë. Dëgjoheshin vetëm mërmërimat e kusurembëdhenjëve që ishin armiqësuar me pushtetin e partinë drejtuese të vendit, si edhe zhurma gërvishtëse që vinte nga hinka e altoparlantit. Ai që lexoi po me zë të ngjirur paragrafin e armiqësisë me Kinën Komuniste, nga vepra e nëntë e Udhëheqësit, kishte harruar hapur "grykën e hinkës". Tani në këtë orë të vonë ngjante si një turjelë që të shponte mishin pa pushim e të dëbonte gjumin. Po, sikundër u morr vesh dy orë më mbrapa, në të tilla raste pritej ndonjë komunikim shtesë nga Komanda e Burgut. Dhe, me të vërtetë, pa iu mbyllur qepallat e syve të ngujuarve atje brenda, si në stallat e kafshëve, zhurma gërvishtëse erdhi e u bë më e fortë dhe andej nga mesnata, u lexuan 10 emra të burgosurish, të cilëve u jepej njëzetë minuta kohe të mblidhnin teshat personale, bashkë me ushqimet që u kishin mbetur në torbë e të prisnin para komandës. Qe edhe emri i tij. Dinua u kollit pa e bërë të gjatë përgatitjen. Doktor Dragua u kishte thënë atyre të komandës se të burgosurit i funksiononte vetëm gjysma e mushkërive, diçka me prejardhje nga vuajtjet në dënimet e mëparshme, dhe se tani, e dëmtonte gjithmonë e më shumë tymi i zi mbushur me helme, që villte pa pushim oxhaku i Rafinerisë së Përpunimit të Naftës në Ballsh, fare afër burgut. Pa pasur kohë të mendonin më shumë, të dhjetë të burgosurit, u gjendën para komandës, mbi tarracën e së cilës dukej karakolli, trekëmbëshi i mitralozit dhe trupi i ushtarit i pështjellë me mushama e kokore ruse në kokë. Edhe ata të dhjetë ishin të veshur me kapota të murrme ushtarësh, të lyera sidokudo me një kafe blanga -blanga, që mbulonte lerën e vjetër. Kapteri tepër energjik Tare Qafoku, që mezi i dukej qafa, i bërë shumë i njohur në jetën e të burgosurve, hyri brenda rrethimit me një listë në dorë dhe lexoi emrat e "deleve të zeza" një për një dhe, po ashtu, i kaloi të dhjetë, në ndarjen e dytë, ku priste autoburgu, me "gojën e shqyer". Kapteri bëri shenjë me gishtin tregues që të hipnin njeri pas tjetrit dhe pastaj mbylli derën e trashë prej hekuri në ngjyrë të zezë, me një kërcëllitje lemeritëse të llozit që rrëshqiti me forcë nëpër unazat e trasha prej çeliku.

Kështu mesnata i gjeti përsëri të shtrirë në karrocerinë e Autoburgut. Dinua nuk arrinte dot të dallonte mirë fytyrat e të tjerëve, por kjo ishte diçka që në ato çaste nuk i duhej. U kollit edhe një herë me duart para gojës dhe pastaj mbështeti kokën mbi trastën e atyre pak ushqimeve që i kishte sjellë herën e fundit Sofia, e shoqja e moshuar, me shëndet të drobitur, që e vizitonte në Ballsh një herë në dy javë. Ajo e bekuar grua i kishte sjellur edhe kostumin gri këmishën e bardhë dhe kollaren. Përse? Ai e dinte , pra edhe e kërkonte, pështjellur me njëfarë mushamai të hollë, E palosi me kujdes dhe e vendosi afer kokës. Dinua e kishte thënë fjalën e tij disa herë dhe tani priste me qetësi të plotë, pa u penduaar kurrë, duke mbetur deri në fund i njëjtë, në një botë delikate e qëniesh perverse... Ndjeu se makina e burgut rrëshqiti më të poshtë, mbi një rrugë çaklli, derisa zhurma e rafinerisë u vagëllua dhe gomat kishin prekur asfaltin e një rruge më të hairit, për ti drejtuar drejt një vendi të panjohur. Ajo që erdhi më pas, ishte një topitje e trurit që sillte një gjumë të detyruar, ku brinjët e njeriut mpihen. Fytyra e doktorit malazez Dragos dhe e Andon Shetit, ish gjeneralit të burgosur nga Vunoi, pa u shkëputur nga mëndja e tij, u tretën edhe ato në errësirën e panjohur, deri sa në të gdhirë u duk një rreze drite e vagëlluar pas shumë orësh udhëtim, nga kuadrati i shufrave të hekurta të dritares së vetme që kishte ajo lloj karakatine me hekura të vjetruara, në trajtën e burgut lëvizës...

2

Vijoi një kohë e ndërmjetme e ngrirë, që të shurdhonte me qetësinë e saj. Në errësirë, të dënuarit në "Burgun Lëvizës" nuk kishin mundësi të shihnin njeri-tjetrin, edhe kur diku rastiste të hynte ndonjë fashë drite e zbehtë gjatë rrugëtimit të papritur në atë troshitje të gjatë përgjumëse. Të ndëshkuarit e "kundërrrymës" nuk kishin idenë se sa mund të vijonin të udhëtonin në atë gjendje, kur autoburgu ndaloi papritur dhe shoi motorin. Llozi i derës së jashtme kërcëlliti ethshëm dhe porsa u hap dera, vrundulli i erës së ftohtë të vendit verior hyri brenda karrocerisë duke shkaktuar rrëqethjen e mishit nga një i ftohtë i hidhur, i ndier deri në kockë. -Delni jashtë tash, ju "Delet e Zeza"! Njani pas tjatrit. Me vërtik. Me trajcat n'duer ene fillë ke i Madhi i Katunit! E nji k'tuna qi i'u shkelën kamët, u rrafshin dhamët! Hahahahhaha... Të dhjetë të dënuarit zbritën nga karroceria njeri pas tjetrit. Dinua pati aq kohë sa të hidhte një sy në vendin ku i kishin sjellë. Ishin dy ngrehina të ndërtuara rishtazi, pothuajse me ngut, buzë një kallamishteje lumi, baltovina e oborrit , sa gjysma e atij të Ballshit dhe kloni që e ndante me botën e lirë dhe me fushën e pafundme që shtrihej më përtej. Pa asnjë pemë. Kapteri, me atë gjuhë të rëndë , si në kohën e Gjon Buzukut, dha urdhër të vinin pas tij, nga ngrehina e komandës, e cila ndodhej midis të dyja ngrehinave, me ndarje të dyfishta telash me gjemba e karakollë, nga ku dukeshin rojet në këmbë, si njolla të zeza, me kallashnikovët në gjokset e tyre. Dinua vetëm tani mundi të shihte fytyrat e mjeruara të personave me të cilët kishte udhëtuar. Pati përshtypjen se nuk i kishte parë kurrë ndonëse kishin qenë në të njëjtin burg. U kollit me dorën para gojës e pas njëfarë vërshëllime që nuk dihej sesi si u formua e u trazua me erën, ndjeu dhimbje të fortë brenda kafazit të ligështuar të kraharorit. Pastaj drejtoi menjëherë shtatin. Miku i vuajtjeve, doktor Dragua, i cili njihte më mirë nga të gjithë gjendjen e tij shëndetësore, i kishte thënë se kishte vënë në dijeni komandën e Burgut të Ballshit për acarimin e sëmundjes së mushkërive, që ishte shtuar befas pas infraktit të parë që pësoi! Kishte shtuar se i sëmuri kishte nevojë për antibiotikë në kohën më urgjente. Gjatë udhëtimit nëpër natë Dinos fare pak i shkoi ndër mend se mund ta dërgonin në Spitalin e Burgut të Tiranës, diçka që u vërtetua porsa pa veten diku në Veriun e ashpër ku vërshëllenin erëra të ftohta... Rreth një orë më pas i erdhi radha të gjendej përpara tryezës së një zyrtari me syze të trasha xhami miopie, ku i duhej të regjistronte sendet personale: orën që i kishte dhuruar vjehërri në Korfuz, stilolapsin "Parker" që i kishte blerë Sofia, bashkëshortja e tij, fill me hapjen e Bankës në Sarandë, portofolin me fare pak të holla që e pati me vete ditën e arrestimit të dytë: në të vërtetë ishte i katërti, me ato dy arrestimet e përkohshme të italianëve në Sarandë. Mandejë dorëzoi lidhëset e këpucëve, dy kg. sheqer, si edhe tasin e lugën e aluminit, të cilat kapteri i shtyu me neveri, që i burgosuri t'i mbante në dorën e tij. "Po kostumin ç'a e dashka pas vedi, ky njeri i krekosur, sikur të vinte në ndonjë dasmë e jo nji'ktuna qi ta grrijnë mushkonjat, dy pashë hapa n'afri t'shën kollit!?".E pa me vrejtje! Kapteri kontrolloi menjëherë mbulesën e kostumit, xhepat një e nga një dhe, sapo u bind se nuk kishte kurfarë sendi tjetër me rezik, i tregoi me gisht derën tjetër prej druri. Dinua drejtoi trupin sikur të mos kishte ndodhur asgjë me rëndësi e pas katër-pesë hapash, u ndodh përpara dy oficerëve në mosha të ndryshme, njeri prej të cilëve, më i moshuari, mbante mustaqe të dendura, syze optike me skelet të zi në një fytyrë si prej eshke, ndërsa tjetri, më i riu, me vështrimin e një kapadaiu riosh, me faqet e skuqura si të një vajze, dukej sikur lëshonte xixa prej syve të tij të ndritshëm. Mbi tryezë qe pirgu i dosjeve të tyre. Ai që duhej të qe komandanti i Burgut, i hodhi një sy, nga këmbët te koka e i bëri përshtypje eleganca e këtij njeriu me pamje fisnike, si ata të filmave perëndimorë, veçse i tretur në trup e në fytyrë, me po ato flokë të rralluara, që prej disa vitesh i kishin mbushur kryet me borën e tyre të fundit. Oficeri kokoroç, që sapo kishte shfletuar edhe fletët e para të dosjes së tij, disa herë me të trashë se të tjerat, diçka i tha Komandantit të Burgut, pas pëllëmbëve të duarve të tij me ca gishtërinj të gjatë e të hollë... -Kush jeni? -Unë jam ai i dosjes që keni përpara - tha Dinua me një pamje që nuk tregonte aspak brendësinë e tij të thellë, që vuante. Jo vetëm në të tilla raste: me persona që e shihnin me urrejtje e mendjelehtësi por, përgjithësisht, edhe duke qenë i rrethuar me beton e hekura të rënda, privues të lirisë, Dinua nuk dukej tu jepte shumë rëndësi gjërave shtrënguese që i gjëndeshin përreth. -Agjenti grek Dino Martiko -tha me përbuzje oficeri me gishtërinjtë e hollë, që duhej të qe personi famëkeq i Sigurimit të Burgut. Fjalët i shoqëroi duke ngritur lart me të dyja duart një dosje voluminoze. -Me duket se nuk kam ardhur përsëri në Hetuesi, që të pohojë për të qindtën herë se i mbushni dosjet tuaja me gënjeshtra, -tha prerazi Dinua me një mllef të brendshëm që i ishte krijuar ndër vite, tek iu formua në ballin e pastër një tik nervozizmi... -Mjaft i poshtër! -bërtiti oficeri që duhej të ishte Komandanti. Ju anmiqtë, asnjiherë nuk e pranoni shitjen tuej ke i hueji, qi don si e si me na ba vorrin, po u'a qesim prej dhamësh! Por ul kryet e qepe buçen! Pranej t'kan çu knej, me na shitë pordhë?! Nuk pyet për taksiratin tonë qi u majmë, u ushqejmë e u edukojmë në Kampin tonë të Riedukimit, me u ndreq si njerëz? Në se don m'i hudhë poshtë bindjet tuja të zeza, prej reaksionari e me shpla vedin, nji k'tu e kena ene lumin e Matit e t'Fanit bashkë, n'Zadrimë t'Lezhës...Biles n'afri t'Shën Kollit! Institucion veç për ju, qi sapo i ka çil dyert për ju anmiqt e betuem t'partisë e t'Qeverisë! Osht shansi i funit çi t'nepet Zoti Martiko,-përfundoi ai duke bërë me dorë që të largohej e të vinte tjetri që rinte pas dere....

3

Gjatë një jave të tërë Dinua nuk pranoi te delte në apelin e mëngjesit dhe as në atë të mbrëmjes. E brente mundimi, zhgënjimi, revolta, por edhe sëmundja e mushkërive që ndiente ti përparonte çdo ditë e më shumë. Ata që flinin përbri në dyshekët e ngjitur me njeri-tjetrin, ankoheshin se i sëmuri kollitej gjatë gjithë natës dhe se po i linte pa gjumë. Fjala që sidomos nëpër burgje ecën shumë shpejt, vajti në veshin e gardianit Preng Kaçori. Tha në fillim se "i tash i'a nreq una qefin" e pastaj vajti drejt e te operativit për ti thënë se i burgosuri "bante vet" e "luente rolin e t'smunit", sepse keshtu i "thonte truni i kresë me ba", ngaqë, sipas tij, "ftyrën e kishte neutrale e lexonte tan ditën do libra , qi dreqi e dinte se t'kujt ishin, veç jo prej atyne me kapak t'kuç"!". Operativi i raportoi Komandantit të Burgut dhe ai dha urdhër verbal dënimi special për dhjetë ditë në qeli me lagështirë, për "të dënuemin kryengritës!" Vendimin e mori edhe pse donte "me i mat pulsin"... E kujt pra, spiunit t'Grekut, qi don me na gëlltitë!..... Dinua shkoi në vendin e dënimit të ri pa bërë zë, pa u ankuar. E dinte qysh më parë se po të ankohej, nuk do të nxirrte gjë. Për më tepër nuk e lejonte karakteri i tij i veçantë, burrëria, sedra, kjo ndjesi e shenjtë e së drejtës njerëzore dhe e qëndresës së paepur, të cilën do t'i duhej ta mbronte deri sa të mbyllte sytë njëherë e përgjithmonë. Tashmë e dinte se ata, rrënjëdalët, të përdalët, shkelës të verbër idealesh të shenjta, kërkonin zhdukjen e tij fizike. Donin për të një vdekje të ngadalshme pasi nuk kishin mundur dot ta nënshtronin, të thyenin karakterin e tij prej çeliku, mospajtimin me ta, përplasjen në fytyrë ballëhapur. Qysh kur refuzoi kategorikisht të vihej në shërbimin e tyre. I vinte shpesh nëpër mëndje, ajo ditë e errët e vitit 1947, kur Sigurimi i Lartë në Kryeqytet , Ministria e Brendëshme , i drgoi ata dy oficerët, si të tharë në tym e të futur nëpër kapelet me strehë e pardesytë e tyre të gjata, si të "Shefit të Madh" atje lartë(!),dhe që i propozuan të bëhej "Agjent Komunist" në Greqi, meqënse shtëpia e vjerrit në Korfuz, mund të shërbente fare bukur si bazë e tyre! Ide djabolike. Dinua nuk pranoi! "Nuk e njoh këtë lloj zanati,- u kishtë thënë ai, dy oficerëve që prisnin me gojën hapur!-Kam mbaruar për Ekonomist!" Dhe ata nuk e kishin harruar këtë kryneç. Nuk pushonin së shikuari Dino Martikon gjithnjë, si një "armik konsekuent të kësaj partie", që e kishte zaptuar pushtetin me gënjeshtra tragjike, pabesi e përgjakje, duke e mbajtur dhunën gjithnjë e më të madhe. Jo më kot thoshin, duke fërkuar duartë, se vdekja e një të pabinduri më shumë, praktikisht, duhej llogaritur si "një armik më pak" në litsat e tyre të zeza! Qelia ishte plot lagështirë sidomos nga faqja e sipërme që binte nga ana e lumit të Matit, me rrymat e tij të akullta, që penetronin edhe në qelitë nëntokësore, të ndërtuara qëllimisht për të shkurtuar një orë e më parë jetë pa vlerë, të burgosurish. Ishte diçka që shtrëngonte të ndëshkuarit të rinin 24 orë në këmbë, në pamundësi të shtriheshin për të marrë një sy gjumë apo qoftë edhe të mbështeteshin. Ditën e dytë, gardiani e gjeti të burgosurin të ulur galiç te qoshja e qelisë, pa e prekur fare ushqimin që i kishte sjellë: një lëtyrë burgjesh me erë të keqe. Ndërsa ditën e tretë e gjetën të shtrirë në çimenton me dy-tri gishta ujë. Pas alarmit që gardiani Preng i dha komandant Feçor Dedës, bashkë me infermier Seitin, dhe ky i burgosur, e ngritën me tezgë dhe e çuan në dhomën e infermierisë, ku i bënë një ampulë kafeine. U përmend shumë vonë. Dhe i duhej plotë një javë që trupi i tij i ligështuar të merrte gjallërinë e zakonshme. Ndërkohë kolla iu acarua akoma më shumë. Komandant Feçori e thirri infermjerin në zyrën e tij, e pa shtrembër dhe i tha se: "nji kta tipa anmiqsh, bajnë gjasme, sikundër kanë luejt tan jetën me qeverinë ma t'fortën çi ka tan bota marë!". Dhe pastaj i bëri me shenjë infermier Seitit me gishtin tregues pranë tamthave të tij tri here..Infermjeri i gjorë që ishte edhe vet i burgosur, po ja që duhej të ishte i bindur, edhe me të burgosurin e sëmrë rëndë edhe me komandantin që nuk besonte kurrë se.. Pasuan ditë të dhimbshme. Infermjeri në heshtjen e tij përgjuese dhe i sëmuri Dino Martiko, duke u kollit rëndshëm e duke "bluar veten",,Herë pas here dremiste. Dhe, ndër gjithë pjesëtarët e familjes, duhej t'i fanitej më shumë Sofia, gruaja e tij besnike, me merakun e madh të pikturuar në fytyrë, me pamjen e një shenjtoreje, shpirtërisht e gatshme për të duruar gjithnjë dhe gjithçka pa folur e pa u ankuar, përherë në vetmi, pa prindër e motra pranë, duke u përpjekur që, me ushqimet e saj të kursyera, të mbante me çdo kusht burrin e saj në jetë. Dinua e pranonte fatkeqësinë e jetës, me shijen sado të hidhur e të padurueshme që kjo i paraqitej. Gabimi pothuajse i gjithë të burgosurve kur bien në një fatkeqësi të papritur, është të "vajtojnë" në mërzitje të thellë gjëndjen e tyre të re. Të kujtojnë më kot e pa kurrfarë efekti të kaluarën, të dëshpërohen për një të ardhme krejt të pamundur, të hedhur krejtësisht në erë. Ndërsa atij i duhej të mendonte vetëm kohën e tashme. Dy kohët e tjera nuk ekzistonin më për të. Dhe i errdhën rrishtazi në mëndje fjalët që i kishte thene Hetuesit të tij në Vlore: “Ja, tani, këtu më keni. Jam para jush”. Hetuesi qe shtangur.Para tij po shfaqej një karakter mjaft i pa zakontë që nuk jepte kurrë, as shenjën më të vogël, se mund t’iu frikësohej. Edhe në dy burgjet dhe hetuesitë e gjata të tij ishte po kaq i vendosur e i përbetuar për të mos tradhtuar ndonjë bisedë të rastësishme kundër regjimit që kishte bërë me Sofinë, ëngjëllin e tij, të Bukurën e Dheut, gruan bessnike që po rropatej duke arrdhur dy here në muaj para këtyre larove, për t'i sjellë ca ushqime, qe ajo i hiqte nga goja e saj, duke i'a kursyer edhe të vogëlit, djalit kërthi që ajo e tërhiqte branë, pas vetes, deri sa t'i sosej frryma ndër këto anë të frikshme!

I burgosuri, jo me nerva fibre sintetike, por prej çeliku të zgjedhur special, ndjeu për një çast se po i lodhej truri nga pleksja e mendimeve që s'kishin të sosur. I ra ndër mend se dobësimi fizik, thinjat e tij, kishin lidhje me këtë gjëndje shpirtërore. Nuk pushonte kurrë së vërtituri në mëndje gjërat, sipas një rendi më të lartë, që me farën e duhur të mendimit cilësor, jo atij abrash, marksist, krijon shoqëri e botë për së mbari. Në kushte të tjera njerëzit mund të mësonin shumë nga karakteri dhe idetë e tij. Ndërsa në këto kushte prej bote të nëndheshme, gjithçka hidhej poshtë pa shërim. I fanitej befas, vëllai i vrarë nga gjermanët për shkak të aktivitetit të Dinos, gjatë luftës për çlirim nga pushtuesit. Oh! duhej tashmë të mos preokuponte asnjë, aq më pak komandantin e burgut, që dukej sikur kishte mbirë aty që nga mesjeta e hershme, apo policët me mendim të përciptë e përherë në gjendje kafshërie të plotë. Dukej fare hapët...Ata përpiqeshin me çdo kusht për t'i shkurtuar jetën. Kjo ishte e gjitha, kjo i'u interesonte, asgjë tjetër, në pamundësi për ta nënshtruar shpirtërisht. Infermier Seiti, që xheç kishte një fizionomi më të pranueshme, nga të burgosurit e tjerë, iu drejtua operativit të burgut dhe i foli për gjendjen shëndetësore të Dinos. Ky i fundit mendoi ta përdorte edhe këtë "mjet komunikimi" të mëtejshëm, për "shkëmbin e pathyer", sikundër e kishte quajtur shefi i tij në Ministrinë e Brendshme, Nevzat Hasnedari, pasi kishte shfletuar me vëmendje krejt dosjen voluminoze prej 430 faqesh. "Loja e Shahut" ende vazhdon,- kishte thënë Shefi i Madh. Ai duhet të pranojë patjetër humbjen!"... Operativi, pas disa ditësh e thirri të burgosurin në zyrën e tij. Gardiani e shoqëroi deri në godinat njëkatëshe të Administratës Policore. Për çudi operativi i Sigurimit Myftar Grabova u ngrit në këmbë, i rrëfeu karrigen përballë që të ulej dhe i zgjati paqetën e cigareve. Dinua bëri një gjest në mënyrë mohuese, ndërkohë që tjetri vijoi: -Ju thirra zotëri jo thjesht për t'iu dhënë letër e zarf për t'i shkruar familjes, por edhe për t'u kërkuar ndjese: u bë një gabim në ndëshkimin tuaj për mosbindje urdhri, pa e ditur që ju vuani nga mushkëritë. Në dosjen tuaj nuk ka asnjë shënim të tillë!".... Pa pritur përgjigje shtoi: "Na është besuar jeta juaj e çmuar! Dhe jo vetëm e juaja! Por e të gjithëve që vijnë këtu, për t'u rikthyer në jetë...." - E di fare mirë -tha Kostandini duke vënë dorën para gojën për të përmbajtur kollitjen. Mund të largohem? Operativi u mbështet më mirë në karrigen e tij e pastaj tërhoqi drejt vetes dosjen e të burgosurit që ndodhej mbi tavolinë. - Nuk qe fare nevoja të shfletoja dosjen tuaj. Është më voluminozja që ka ardhur deri këtu, tek ne. Unë ju njoh. Një shokut tim që ka punuar dikur në Bankën e Vlorës, kur punonit si drejtues i keni bërë një të mirë. Dhe siç dihet e mira nuk harrohet, ashtu si dhe e keqja, që mund ti bjerë njeriut papritur në kokë, në një ditë të bukur me diell shkëlqyes dhe të gjitha përreth duket sikur ndriçojnë. Edhe unë jam nga Vlora. Në këtë lëmsh të vërtetë ku gjendet sot e pleksur jeta tuaj, midis forcave dhe interesave të kundërta, dikur gjenit fije të përbashkëta me ne. -Fije të përbashkëta!?... Mos u lodhni fare. Mund t’ju siguroj se nuk kemi asnjë fije të përbashkët. Përkundrazi. -Këtë e kam të qarrtë edhe nga konsekuenca juaj mbrojtëse. Por në raste të tilla njihet edhe ajo që thotë populli: "Uthulla e fortë prish enën e saj!" -Pëlqej më mirë uthullën nga helmi i zvarranikëve. -Ti mund të vendosësh të bësh si të duash, por nuk mund të mos i shpëtosh gabimit. Desha tu shtrij dorën, vetëm kaq. Ndodheni në një cep të botës ku kthimi në familje vështirësohet për ju. Mendova se, dikur i keni bërë favor një shokut tim, jeta e të cilit kërcënohej, nëse do të vendosnit ta denonconit. Ishte koha kur punonte nën urdhrat tuaj në Bankë, bashkë me vajzën që i pëlqente dhe ju, pasi i kapët në flagrancë: duke u puthur në orarin zyrtar, evituat skandalin që do të kishte shpërthyer në qytet. Nuk e raportuat në Komitetin e Partisë së Rrethit. Le ta themi këtu, midis nesh: unë e kuptoj që nga gjithë llojet e njerëzve, apo drejtuesve të mundshëm në Vlorë vetëm ju mund të merrnit guximin të fshinit një fakt të tillë, të dënueshëm nga partia, por në anën tjetër gaboni kur nuk përpiqeni për të gjetur shtigje të tjera shpëtimi në jetë. Njeriut nuk duhet ti mungojnë kurrë përpjekjet për të dalë shëndoshë e mirë në anën tjetër të lumit. Megjithatë këtu jemi. Mund të vini përsëri te unë. Kam marrë vesh se e keni lënë duhanin përkohësisht, ndonëse mushkëritë, edhe pse është diçka që i dëmton, e duan aq shumë këtë lloj helmi vdekjeprurës... I burgosuri u ngrit në këmbë. Në të njëjtën kohë, sikur të bëhej fjalë të ishte shkelur një buton i padukshëm, hyri në zyrë gardiani Preng Kaçorri. Dinua mori letrën e bardhë që i kishte zgjatur operativi. Nga era e ftohtë zarfi i dridhej në duar. Kur vajti të ulej në stolin prej betoni, përbri klonit, me dy palë tela me gjemba, dalloi se deri diku e kishte nervozuar naiviteti i operativit-foshnjë, që i qe drejtuar me fjalët e tij këshilluese: “Njeriut në jetë nuk duhet ti mungojnë kurrë përpjekjet për të dalë në anën tjetër të lumit”.Nuk mungoi t'i binte ndër mend se kjo thirrje do të ishte me të vërtetë e mrekullueshme, me kushtin kur në bregun tjetër, njeriu, nuk del veç me një vetvete të papërlyer, fytyrë të pastër, për të mundur të vijojë jetën më tej me një ndërgjegje të qetë se nuk ka dëmtuar askënd... -Mirëmëngjesi Dino! -përshëndeti dikush që po i afrohej... E pa me vërejtje, pa bërë asnjë reagim, pa i kthyer përshëndetjen, ndërkohë që tjetri vijoi të fliste pa ndërprerje si rodhan. Tha se quhej Rapush Driza, ishte nga një fshat i Vlorës ku, sipas tij, bëhej vera më e mirë në Botë. Vazhdoi të thotë se kishin qenë së bashku në autobugun që i kishte sjellë nga Burgu i Ballshit, se donte gjithmonë t'i afrohej, po respekti ndaj figurës që kishin krijuar të burgosurit, nuk e kishte lejuar. Shtoi se i qe dukur si një personazh i famshëm i Maksim Gorkit, sipas tij nga ata më të palëkundurit që përpiqeshin gjithë vullnet e pasion për Revolucionin e Tetorit. I mbante mënd dhe emrin, quhej Pavël Vllasov. Dinua nuk deshi të zgjaste bisedën me këtë lloj tipi që lavdëronte të tillë personazhe letrare: dritëshkurtër, tragjikë, për të ardhmen jo vetëm të Rusisë por të gjithë njerëzimit. Në kushte të tjera mund t'i thoshte se për Rusinë kishte më shumë ilustrues, madje në rolin e një pararendësi të jashtëzakonshëm faktesh historike: miliona të vrarë në luftë civile. Në shekull më vonë, do të ishte një shkrimtar i paarritshëm si Dostojevski, i cili përshkoi në veprën e tij gjigante, humnerën në tru të një shoqërie të tërë pa identitet, pa vetvete, që aq shumë i ngjante vetë i burgosuri nga Vlora që fliste e fliste pa pushim. Dinua edhe pse nuk shkëmbeu asnjë fjalë me personin në fjalë, kuptoi se me kë kishte të bënte. Nga viti 1946 kur bënte pjesë në një celulë partie në Sarandë, kishte krijuar një përvojë të jashtëzakonshme, për të njohur këta lloj spiunësh mjeranë, që si korba të etur për çukitje kufomash, shfaqeshin edhe në ditët më të vështira të jetës së njeriut. Vijoi të bënte ecejakun e përditshëm në atë diell të vakët që sapo shkrepi nga një lindje e largët, përtej fushës së paanë, nënë qiellin e murrëtyer. Do të donte shumë të bariste në ato çaste duke biseduar me ish gjeneralin nga Vunoi, Andon Sheti, mjaft dinjitoz si njeri, apo doktor Dragon nga Mali i Zi, që të burgosurit zakonisht e thërrisnin “heqimi jugosllav”. Ndonëse të njohurit e Dinos qenë të shumtë, atij nuk i interesonte intimiteti me këdo. Me dy personat e mësipërm e kishte afruar njëfarë tejdukshmërie mendimesh e një sinqeritet i admirueshëm shpirtëror. Kishte në burg dhe shumë njerëz të tjerë të mirë. Dinua binte në sy për një natyrë mjaft komunikuese. Jo pak herë bëhej epiqendra e bisedës. Shkëmbente me ta një "mirëmëngjesi" dhe një "mirëmbrëma", shpesh herë mund t’iu jepte këshilla, duke parapëlqyer vetminë e tij më shumë nga gjithçka. Mund të thuhet se largimi vepronte si magnet, kur i bënte t'i afroheshin të gjithë. Kryesorja qe se të burgosurit kishin besim të plotë te ai lloj karakteri i fortë absolut, për të shprehur në prani të tij gjithçka ndienin kundër regjimit. Ishte personi tepër i rrallë që nuk kishte firmosur asgjë në dy hetuesitë e tij të forta, që gjithnjë ja dilnin në krye për ti shkatërruar keq shëndetin.Dhe, një tjetër i burgosur me origjinë nga Vlora, i mbyllur në burg gjatë vitesh të tëra, qysh në moshë të re, u shpreh se, prej tij i qenë hapur sytë, se kishte mësuar prej tij aq shumë, sa nga askush tjetër në jetën e tij... U kthye në Infermeri, po aty i doli prpara ai njeriu i thare nga sëmundja e malarjes, Seiti, që dinte të bënte vetëm gjërpëra e t'u jepte aspirina të burgosurve sa herë u dhimbte koka. Dinua nuk i kishte dëgjuar kurrë zërin këtij njeriu e i dukej se ishte memec. Po ai foli me një zë prej qaramani:"Pasha t'Madhin ZOT, s'ka ç'ka met'ba Saiti ma, veç me shkue fill e n'kapanon ke shokët! Nji kshu m'tha ene Zotnia e tij Operativi!".Dinua i hodhi një sy mëshire e i tha vetes, më tepër pa zë fare, vargjet e një kënge nga ana e tij, që i'a merrnin ulur tek Rapi i Shën Vasilit, për qëntë e rrugës:"O Balo të hëngërt tënja,/e ke te keqen brënda!"

4

Nuk qe mbyllur ende muaji kur, një të diel pasdite dëgjoi të thërrisnin emrin e tij për një takim familjar. U shtang për një çast. Letrën e kishte dorëzuar në komandë, por nuk shpresonte se gruaja e tij, Sofia, mund të vinte aq shpejt e ta gjente në një vend të largët, ku as ai vetë nuk e dinte mirë se ku e kishin prurë. I kishte shkruar të mos vinte fare për ta takuar, për të shmangur mundimet e një rruge të gjatë. E porosiste në letër te kujdesej për shëndetin e saj delikat, por edhe për birin e mitur tre vjeçar, të Robertit, që i ishte dhënë mundësia për ta parë nga afër, midis dy radhë hekurash, në burgun e Ballshit, të mbajtur me kujdes në krahët e gjyshes së tij. Po Sofia sapo kishte arrdhur, O Perëndi, nga e mori vesh?! Ashtu e moshuar, i duhej të ecte rreth një orë në këmbë nga Urra e Matit, me emrrin e Mbretit ZOG, me djalin përdore, deri në Burgun e Zejmenit. E pastaj kthimi!. Nga e mori vesh? Kush i kishte thënë?! Ngaqë krahët e saj të dobësuar nuk i mbanin më peshë, kishte qepur një trastë të posaçme, që e mbante në kurriz. Shoferët e këtyre anëve, i dallonin menjëherë që bëhej fjalë për të deklasuar dhe kurrë nuk ndalonin për t’iu ofruar qoftë edhe një copë udhe të vogël në karrocerinë e makinës. Kaq frikë të madhe hiqnin tre milionë duartrokitës në ato kohë të gurta kur gjithçka, çdo ditë e më shumë, shkonte drejt konsumit e shkatërrimit, kthimit pas gjithnjë e më shumë në Kohë... Po Sofia me të birin kishin arrdhur tashmë..Nuk donte që ata të vinin e ta gjenin në këtë gjëndje të rrënë shëndetësore. Gjithmonë njeriu, në raste të tila, do që ta mbajë mënd njeriun e tij të dashur, ashtu sikundër ka qenë, në çastet më të lumtura të tyre e jo kështu, pas këtyre telave me gjëmba, gati të shfytyruar nga ethet sikundër qe ai tani, dhe të dërmuar nga rruga e gjate si ata,- njerëzit e tij më të shtrenjtë, përbri disa policëve mesjetarë, duke i parë jashte kuadratit të hekurave bashkëshorten e sakrificave të mëdha e të birin që kishte hedhur shtat e po e kundronte me përgjërim. Mirëpo hekuri zbutet përmes zjarrit dhe ai do të përkulaj i mbërrthyer te hekurat e ndarjes tjetër, duke i parë në heshtje. Pa fjalë...Me rënkime shpirti, pa tinguj..Me mbingarkesë të elektrizuar, si midis dy shteteve që i ndanë kloni elektrik, ku fëmija ishte më i godituri, gati të qante për të atin, më përtej hekurava, pa mundur t'a prekte e t'i hidhej në qafë...E u srtruk pas së ëmës më vështrimin nga të dy policët që vetëm ata shikonin, me veshët ngritur...Njeriu mund të thotë edhe mijëra fjalë pa folur fare!..Ai dëgjonte i vrarë shpirtërisht, se si Sofia rrëfente me dhimbjen e saj të përmbajtur, se i kishin vajtur në Bugun e Ballshit, kishin pritur aty me orë te tërra, sa u thanë që "ishte transferur" në një vend krejt të panjohur, diku afër një fshati që mbante një emërr shenjtori,-më duket se të Shën Nikollës,-sikur më tha! Dhe ku mezi e kishin gjetur në atë rropatje, si ato të Jezu Krishtit...Ajo bëri kryqin me dorën që i dridhej.I'u rrëqeth shtati kur e pa ashtu të ligështuar e të pikëlluar dhe foli në gjuhën e nënës së saj që të kujdesej për veten: Prosekse, agapi mou! Mi stenohoriste ja,,,,,Donte të shtonte që të mos shqetsohej për ta, po për veten e tij e as për kthimin në Vlorë, ngaqë i kishte sjellë Spiroja, po ai mik familjar që i sillte në Ballsh, me Skodën e Bitumit...., por polici ngriti dorën përpjetë i alarmuar, sa dëgjoi frazat e një gjuhe tjetër! -Takimi mbaroi! ,-tha kapter Preng Kaçori i trëmbur! Qe takimi i tyre i fundit.



(Pjesa e dytë) 5

Dino Martikon e kishte sjellë në Burgun e Ballshit vet Gjenerali Famekeq K. me një Gaz.69 të prodhimit kinez në ngjyrë të zezë që i ngjante një "burgu të vogël". Perdoreshin më së shumti për arestime dhe populli tmerrohej kur afrohej pranë tyre ky mjet i tmerrshëm, qoftë edhe rastësisht: "Gazi i Degës",-sikundër edhe quhej tani,,Edhe kur grindeshin dy vetë, kundërshtari yt të shihte me neveri e të thoshte :"Ç'pret prej teje që e ke fytyrën si "Gazi i Degës!". Herë pas heres Gjenerali shihte në pasqyrën e përparme fytyrën e Dinos, e cila ishte çuditërisht e qetë dhe kjo e tmerronte..."Është njeri ky, apo shkëmb stralli!?". E kishin vën në mes dy nga trimat e tij më të bëshëm e ai dukej sikur do të shkonte në një të kremte në kishë, veshur me këmishën e bardhe e kostumin gri, që i solli ajo grekia që ditën e djeshme, që,-sipas tej, edhe ajo duhej të ishte një "agjente e stërvitur", si e tipit të Mata Harit. Nuk kishte durim sa ta dorëzonte këtë "Agjent të Rezikshëm", me duar të lidhura fortë, tek Komandant Xhelo Safrani, që kishte gradën e majorit ende, me fytyrën si të një bishe, që do të dinte se si ta "ndreqte mirë" këtë "të pabindur!", që nuk kishte pranuar asgjë prej akuzave të tyre...

Qe ende pa u gdhirë mirë, kur ai e dorëzoi të burgosurin "kokëfortë"te miku i tij që e priste aty, në rrafshnaltën e kobshme, mbi qyngjet e larta të nje rafinerie, që villte zjarrë e tym njëherësh, rrëzë një mali të zhveshur. Qe në të sosur viti i keq 1979, të tjerë vite do të pasonin dhe, i dënuari "i pabindur", do të kishte mundësinë që edhe "të bindej" , të njihte më mirë "vërrën e sëmës!" në ato 23 vite që i kishin dhënë si "shpërblim të kokëfortësisë" së tij, -sikundër i'u shpreh Gjenerali nga Vlora, Majorit të Mallakastrës.. Dhe, me të vërtetë Dinoja do të kishte mundësinë që të njihej aty ku e sollën, me nje sistem të çuditshëm burgjesh që ishin ngritur në një kohë fare te shkurtër në vendin e tij. Burgu i Ballshit në sistemin e burgjeve të tjera që, për ironi të fatit, i quanin "Kampe Riedukimi", ishte cilësuar si Streha e Fundit e të "paaftëve të rrezikshëm". Ndërkohë, "Armiqtë e nivelit të lartë të Politikës" gjëndeshin në Burrel, burg politik që e ndërtoi Mbreti Zog për kundërshtarët e tij, në konkurrim me të famshmin "Burg-Kala" të Gjirokastrës, ku nuk pritej veç vdekja e sigurt e kundërshtarëve. Mirëpo ato ishin tejmbushur tashmë! Burgjet e Spaçit e Qafë Barit, të ndërtuar më vonë, për të shfrytëzuar edhe fuqinë fizike të armiqve të rrezikshëm, mbartnin brenda tyre edhe regjimin më të përbindshëm të një politike denigruese: në minierën e piritit në Spaç, të burgosurve u merrej fryma edhe në mesin e dimrit, kur nëpër galeritë e saj të nënëdheshme zhvillohej një temperaturë deri 40 gradë Celsius dhe, mbi male rëndonte dëbora! Ndërsa në Burgjet e Bregdetit , ngritur me nxitim në Borsh e Shën Vasil: vend-lindja e Dinos, dërgonin kundërshtarët e rinj politikë apo ordinerë me aftësi fizike për të hapur tarraca në kodra e male. Vlen të vihet në dukje absurditeti i ideve kineze të Mao Ce Dunit që përdorej për rraskapitjen totale të njeriut. Zbatohej në çdo hap parimi Leninist-Stalinist se, nëse ekziston problem me trurin e kundërshtarëve politikë, gjëja më e mirë është zhdukja e tyre fizike, qoftë edhe me një afat pak më të gjatë nga vdekja e menjëhershme. Mbi të gjitha, regjimi aktual, i kishte vënë vetes si detyrë se, nuk duhej të ekzistonte asgjë që të kujtonte kulturën dhe qytetërimin e një bote kaluar. Kështu, emrin e fshatit Shën Vasil e ndryshuan duke e zëvëndësuar me fjalën utopike: "Përparim", që nuk do të vinte kurrë në vende të tilla komuniste, ku shteti ndërtohej me parimet e xhunglës, veshur me "vellon"e vullnetarizmit e të "kalitjes proletare"!.Burgu i Bënçës në Tepelenë ishte i tipit të mirëfilltë nazist: dy regjimet më të egra në historinë e njerëzimit që nuk kanë ndryshim të madh nga njëri tjetri. Ndërsa burgu i ndërtuar enkas për tharjen e Kënetës së Maliqit, shkaktonte në pak kohë edhe tharjen, tretjen e shpejtë fizike të viktimave. E vërteta më e zgjeruar është se atrofizimi njerëzor ndodhte edhe në 15 rrethet e vendit, ku kishte "Degë të Punëve të Brendshme". Ato ishin vënde të mirëfillta inkuizicioni mesjetar ku mbaheshin të arrestuar njerëz të shumtë, të cilët torturoheshin pa pikë mëshire para gjykimit, për të provuar "akuzat bindëse" në gjykata të zhveshura nga çdo ndjenjë drejtësie e vërtetësie. Përbri të ashtuquajturave "qyteza të reja", apo “fshatra e ferma socialistë” për të shfrytëzuar fuqinë e lirë punëtore të skllevërve, me njerëz me "biografi të keqe" e me "njolla në ndërgjegje",-sikundëer quheshin! Ndërkohë, propaganda komuniste trumbetonte në gjithë botën Shqipërinë si "vendin më të përparuar të botës", që gjoja "farkëtonte njeriun e ri socialist", por në të vërtetë nuk bëhej fjalë veçse për të shfrytëzuar e nxjerrë jashtë përdorimit gjithnjë e më shumë fizikisht, shpirtërisht e moralisht njeriun, sikur të thuhej për qënie pa pikë vlere humane, të kredhura e mbajtura me forcë brenda, në "Ferrin" e Dante Aligierit... Dino Matikua do të mësonte gjithashtu se, përpos sistemit të burgjeve egzistuese qe ngritur me shpejtësi edhe një sistem tjetër paralel, jo më pak i tmerrshëm: sistemi i "Dëbim-Internimeve", që mvarej direkt nga një Drejtori e veçante në K.Q të Partisë e drejtohej nga një antar i Byros Politike, me emrrin Manush Myftiu, i cili tmerronte të madh e të vogël, sa here që puliste sytë nga nervozizmi, Ai firmoste se ku e kur do degdiseshin, para e pas burgimeve, si njerëz "të djegur" e të "padëshirur për shoqërinë", nëper "kampet civile" të punës, në miniera, qendra industriale e ferma bujqësore, ku grumbulloheshin nëpër kapanone që nuk shquheshin aspak nga burgjet reale. Nga këto qendra të "Dëbim-Internimeve" kishte në Lushnjë, Fier, Lezhe, Laç, Memaliaj, në Sarandë, në zonën e bregdetit e gjetkë, ku punohej e ndërtohej në "trajta vullnatare!" dhe që kontrolloheshin direkt nga Degët e Punëve të Brendëshme të Rretheve Gjithë Shqipëria qe kthyer në Burg. Por Burgu më qesharak për Dinon e për të gjithë sa ishin aty, ishte ai i Ballshit, ku e përplasën, herën e dytë "të pabindurin" dhe ku përbërja e të burgosurve ishte nga më heterogjenet. Gjeje aty njerëz të shpallur "armiq"që nga koha e "çlirimit të vendit", edhe për një fjalë goje, tipa ordinerë që shanin dyqanxhiun pse nuk kishte qumësht, patate, mish apo kafe. Gjeje hajdutë që i akuzonin se kishin sharë qeverinë ngaqë nuk kishte punë për ta dhe ata shtrëngoheshin të vidhnin. Por gjeje edhe djem kuadrosh të larta apo të ulëta, që kishin sharë gjykatësit e partinë, ngaqë kishin futur në burg baballarët e tyre, dikur me studime në Moskë, të cilët kishin nostalgji për gratë ruse, për jetën e atjeshme, po edhe për këngët e filmat e tyre. Kishte edhe profesionistë në ekonomi, ushtri, arte e kulturë, që u rrëshqiste këmba e gjuha dhe u hidheshin sa hap e mbyll sytë hekurat në duar. Nuk mungonin edhe kuadro diçka më të larta që kishin guxuar të kritikonin ndonjë ministër apo sekretar Partisë, madje edhe vetë Enver Hoxhën. Pa përmëndur edhe nje kapanon të tërrë me klerike katolike e prifëerinjë ortodoks, me mjekëra të rruara, si delet. E ç'të thuash mandejë për homoseksualët që kishin guxuar edhe ata lë kërkonin lirine e tyre e pastaj kishin sharë partinë e qeveinë, duke preferuar të mbylleshin burgjeve se sa te lëviznin në jetën e ashtuquajtur "të lirë"! Medet çfarë i kishte gjetur gjithë këta njëmijedyqind e pesëdhjetë njerëz të pafajshëm që vërtiteshin në grykën e qyngjeve të larta te Rafinerisë së Naftës, që u ndërtua enkas për ta...Ky burg sa qesharak, po edhe aq i lemerishëm!. Bashkëfshatari i Dinos, Dukë Kaapetani, që shquhej pë "humorin e zi" të tij, kur e kundronte me qesëndi "këtë turmë" më fytyra të mjeruara thoshte:"Ja armiqtë e Shqipërisë. Medet!" Në burgimin e dytë, Dino Metikon e kishin mbajtur në qelitë e Degës së P.B. të Vlorës, me një hetuesi të gjatë prej nëntë muajsh në moshën 65 vjeçare, Qe tretur fizikisht e ligështur, po pa e humbur toruan e pamjen fisnike të nje aristokrati të hershëm. E shqetsonte përditë ay tym i zi e me flakën ngjyrë vjollcë, që villnin qyngjet e Rafinerise së Naftës dhe, pa u qetësuar ende mire në kapanonet qindshe me "kokëqethurit" e atjeshëm, pësoi infrakt në zemër!. Në burgun e parë hetuesia zgjati vetëm gjashtë muaj, në një kohë kur ishte më i ri: 42 vjeç. Në të dy rastet "dokumentet" e gjoja "fajësisë" së tij mbetën të pa firmosura. Në një rast dobësie krye-hetuesi, një farë Nesti, që ishte gjithashtu edhe nënkryetar i Degës së punëve të Brendshme të Vlorës, iu drejtua me fjalët: “Kam asistuar dikur edhe në hetimin e Hamit Matjanit, por vendosmëri e karakter të fortë si tëndin, nuk kam parë!”. -“Kjo të ndodh sepse je duke hetuar një njeri të pafajshëm”. -i qe përgjigjur Dinua, i qetësuar nga reagimi i hetuesit, ndërkohë që ai vetë e kishte shkaktuar përplasjen. Sa për dëshmitarët e burgjeve, ata i ishin shfaqur gjithnjë në hetuesi me të njëjtën pafytyrësi, të nënshtruar e trembur deri në palcë. Për një ish mikun e tij të ngushtë nga Himara, të cilin e njihte qysh më parë si tip të trëmbur, kishte mjaftuar t'i vinte hetuesi revolen mbi tavolinë dhe ai fillonte të dridhej i tëri nga frika. Dinua i shihte ata me një ndijesi neverie.Dhe,nuk kishte përgjigje më asgjësuese për hetuesit, aq të tmerrshëm të asaj kohe, kur i burgosuri u drejtohej me një zë fare të qetë, ndryshe nga rastet e shpërthimit të tij dinamik e me nerva të tendosura: “Mos u mundoni kot të nxirrni nga unë gjëra të paqëna. Shkoni në banesën time ku gjëndet biri im dhe e bini këtu, para meje. Mund ta varrni po të doni. Unë nuk kam për të treguar asgjë, ngaqë jam i pafajshëm! Nuk kam se çfarë të rrëfej”. Sidoqoftë, logjika dhe mendimi qoftë edhe gjysmak e përherë me defekte i hetuesve, nuk mund të mos kuptonte se ai, ndonëse thoshte se ishte i pafajshëm, nuk mund të mos fshihte biseda të bëra kundër regjimit me miq, familjarë apo edhe me njerëz më pak të njohur. Por e vërteta është se në këtë pikë Dinua pranonte më mirë të vdiste se sa të denonconte bisedat e bëra në mirëbesim, të cilat i konsideronte me të vërtetë të shenjta. I të njëjtit kalibër ndjeshmërie ndaj kultit të njeriut ishte edhe Sofia e tij. Në hetuesinë e parë e thirrën gjashtë muaj pas arrestimit të të shoqit. Gjatë kësaj kohe pritjeje në ankth të madh, ajo kujdesej sa herë lante një fustan që do të vishte përsëri ditën e hënë, të fshihte në to disa fletë brisqesh rroje, të përgjysmuara e qepur me kujdes, me mendimin se nëse papritur e thërrisnin në hetuesi dhe ajo shtrëngohej të pranonte diçka komprometuese, më mirë të priste venat e gjakut se sa të dilte dëshmitare në gjyq kundër burrit të saj, miqve dhe të njohurve të familjes. Në burgimin e parë në Vlorë, Dinos, ndër dhjetëra klerikë katolikë, nuk mund të mos i linte një përshtypje të thellë një figurë fisnike si at Pjetër Meshkalla. Madhështia shpirtërore e këtij individi të rrallë, që si askush tjetër në Shqipëri, në kohën e tre milionë duartrokitësve, hyri në burg vullnetarisht me letrën që i dërgoi një kasapi si Mehmet Shehu, binte në sy për Dinon edhe në gjëra të thjeshta. Në ndonjë rast i ofronte ushqime dhe Pjetri nuk pranonte. Në kushtet e urisë së madhe të burgjeve shfarosëse të asaj kohe, shpirti i këtij mbinjeriu apo individi të jashtëzakonshëm, tregonte se mungesa e ushqimit ishte gjëja e fundit që mund ta preokuponte. Në Ballsh gjeje edhe të dënuar me bindjet politike të Ballit Kombëtar apo nacionalistë e legalistë, avokatë e tregëtarë të ndershëm, që dikur kishin ndihmuar Lëvizjen Nacional-Çlirimtare, me besimin e ndërtimit të një Shqipërie më të mirë nga e mëparshmja. Binin në sy edhe ata të "rrymës së kundërt" ndaj politikës aktuale, të ashtuquajturit "pluralistë", duke filluar nga Konferenca e Mukjes dhe deri në të ashtuquajturin "Aktiv të Partisë së Tiranës". Të pranishëm në burg ishin edhe të ashtuquajturit "sabotatorë" në ekonomi, naftë, ushtri, letërsi e arte. Në "llumin e ri të shoqërisë shqiptare", të etiketuar zyrtarisht si të tillë, ndodhte të trazoheshin bashkë edhe gjithfarë hajdutësh, vrasës ordinerë, diversantë dhe homoseksualë, që nuk e gjenin dot veten e tyre jashtë dhe në burg mund edhe të ushtronin veset e tyre fshehurazi, politikanë të mëvonshëm, midis tyre edhe "nga të vetët e pabindur" si ministra, hetues, prokurorë, funksionarë të Qeverisë, anëtarë të Komitetit Qendror të Partisë, për të cilët flitej se "ja kishin pasur me hile partisë" së tyre. Ndodhte jo pak herë që aty të vinin hetues e prokurore të regjimit që gjenin e përballeshin me të ndëshkuarit e tyre, për t'u vënë edhe ata, në radhën e gjatë të mjerimit, para sportelit të mensës, tri herë në ditë me një tas e lugë alumini ne duar për një garuzhdë çaji në mëngjes dhe dy garuzhde supë preshi në drekë e në darkë. Kishte lexuar diku se: "sa mjerim është të kujtosh ditët e mira e të bukura, në fatkeqësin tënde"! Po , për të, ato kujtime, do t'i vinin vetiu në subkoshiencën e tij përherë të freskët. Në Vlorë Dinua ishte një njeri i pjacës. Në qytetin e madh bregdetar, pothuajse e njihnin të gjithë intelektualët dhe jo vetëm ata. I veshur përherë me shije, në shoqërinë e individëve më të njohur të Vlorës, nuk pati kurrë problem të ndiente nevojën për tu bërë "i padukshëm!". Do të ishte diçka që nuk do të shkonte fare me karakterin e tij përherë ballëlart e të hapur. Për Dinon as që bëhej fjalë të mendonte se njerëzit-hije të shtrofullave morale të nëntokës, mund të arrinin t'i thyenin shpirtin e tij të lirë, parimin idealist të ndershmërisë, fisnikërisë apo të guximit qytetar. Në anën tjetër nuk mund të mos kuptonte edhe se etika e paraqitjes së tij të veçantë, që e bënte të binte në sy fizikisht në qytet, autoriteteve të regjimit nuk mungonte t’iu dukej si krekosje, fodullëk, sfidë e drejtpërdrejtë e një borgjezi kokëfortë, mjaft i papajtueshëm në mendime e ide me ta. Edhe pse i privuar nga liria me 23 vjet dënim penal, praktikisht i gjendur në burg, e njëjta gjë ndodhi edhe në Ballsh. Kur e shihnin që ky i burgosur, "agjent grek", siç e quanin, tek shëtiste mbi shkallaren me çakëll të Burgut të Ballshit, i shoqëruar me Dragon, "agjent jugosllav", dhe me Andon Shetin, gjeneralin "puçist, të kundër rrymës" nga Vunoi, krijohej në mënyrë spontane një "trekëndësh i rrezikshëm", përballë të cilit, binin në plan të dytë gjithë provokatorët apo spiunët ordinerë, që si kërpudha në pyll pas shiut i gjeje në çdo kënd e skutë të burgut. Kjo ishte arsyeja qe Dinua, biri i rrallë i një fshati heroik si Shën Vasili, në Historinë e Bregdetit të Himarës, e pa veten të transferuar në Zejmen, në rrethinat e Shën Kollit, në një moçalishte të vjetër, fole e infektuar mushkonjash, e ndërkohë duhej të mendonte se njeriu mund të rastisë të jetojë disa vite më pak, i shtrënguar nga rrethanat në një jetë më të shkurtër, por ka rëndësi fytyra nëse është e pastër ose jo, se si shfaqet ajo pëpara një gjykatësi me karakter absolut siç ishte ndërgjegjja e tij e papërlyer. Në tri qeveri të ndryshme, Zejmeni ishte burgu i shtatë që e mbante këtë njeri të "pathyer" brënda një dyzine mushkonjash që të pinin gjakun!. Po si u bëhej vallë "mushkonjave-njerëz"?! Kostandin Martiko e ndjente tani veten, jashtë kësaj "grigje mjerane", pjellur nga ajo qeveri që ai e priste më ndryshe, në ëndërrimet e tij të moshës më të re, kur trimat, mund të hidhen edhe në zjarr, për një ideal që u djegë krahërorin! Po edhe e kuptonte se, vetëm këtu mund "ta thyenin" shpirtin e tij kryengritës, parimin e ndershmërisë, të guximit e kurajës qytetare, po edhe edhe të asaj etike e paraqitjeje aristokratike, që e shquante fizikisht e që autoriteteve të regjimit u dukej si tipar i një borgjezi te ri, të papajtueshm me ta .Kjo ishte edhe arsyeja qe ai, i "Pamposhturi" i Shën Vasilit e shihte veten tani këtu, në rrethinat e Shën Kollit, në këtë moçalishte të vjetër të mushkonjave. Vetmia qe një nga ato tortura që ata e përdornin më shpesh, për ata njerëz stoik, që sipas tyre, kishin "dalur nga binarët"! Ata rufjanë, kishin vendosur ta vdisnin edhe atë, po ai do te dinte si të vdiste..... Dhe shpalli grevën e urisë, vetë, pa i thënë kurkujtë e pa shokë të tjerë pranë! Nuk pranoi të delte më në Apel, e refuzoi "lëtyrën" e komandës e do të shtyhej ca ditë me çajin e limonit, derisa të tretej ngadal. Bota e tij qe e paprekur. Truri i tij ishte i pa infektuar dhe trupi i tij i ngjante tani shenjtorëve të ikonave..Shoku që flinte përbri tij, majtas, po edhe ai në të djathtën, të cilët , po ashtu "bluanin" vetveten, e ndjenin se, midis tyre qëndronte një "shkëmb" që kishin vendosur t'a thërmonin, pa e goditur me çekan e varre, po me heshtjen e vetmisë, të izolimit, me mushkonjat e erërat e akullta të Veriut, me "prerjen e fijeve" me idealistët e tjerë, që lëngonin në afersi të tij. Nga Ministria e Brendëshme, një Xhahil, me mbiemer bishe, Nevzat Hasnadari, që të kujtonte derrat e egër, pyeste çdo ditë me telefon, se deri ku kishin vajtur me torturimin e këtij njeriu që i kishte përbuzur me neveri!? Ata të komandës së këtueshme, mustaqelliu vesh më vesh dhe operativi me fytyrën prej vajze, e parandjenin dhe e ndiqnin hap pas hapi, qëndrimin e tij e nuk e përdorën qelinë me lagështirë përseri , duke e lënë në vetminë e agonin e sëmundjes së tij, pa asnjë mjekim, pa le të bënte edhe atë: "Grevën e Urisë"! Dinua nuk donte t'i përdorte më ata miqë e shokë të vërtetë që u vunë në lëvisje për të mbrojtur pafajësine, konseguencën e ndershmërinë e tij, kur e mbajtën aq gjate në qelitë e Vlores. Ai e ndjente se, edhe rrethanat politike të vendit , sa venin e bëheshin më shtrënguese. S'kishte pak kohë që "I PARI", kishte asgjësuar "TE DYTIN" që vinte pas tij, nga frika se i zinte vëndin! Dhe kishin shpallur që "ai vrau veten" , se edhe ai qënkish "agjent", bile një "poliagjent"!? Tmerri i padëgjuar vinte deri aty, në vendin e mushkonjave i freskët, para se të shpallej nga autoperlantët e tyre e gazetat, me ca "fije të padukëshme telash"! Nderkohe, kolla e tij u bë kaq e ashpër, saqë, ata qe flinin përbri tij, kërkuan të largoheshin , ose të largonin atë..., që do të "zinte vënd", vetëm atëhere kur ai volli gjak, pas kollitjeve të forta! E vetëm atëhere, për sy e për faqe, u thirrë një mjek nga Lezha, i cili do ta vizitonte të burgosurin e do të konstatonte: "T.B.C Infiltrative, bilaterale e shkallës superiore" dhe që do ta linte me shkrim se, i sëmuri kishte nevojë të kurohej urgjentisht në Spitalin e Burgut të Tiranës... 6

Një javë më mbrapa, nga autoparlantët e burgut, me të mbaruar leximi i mbasdites i paragrafeve në vazhdim nga veprat e Udhëheqesit, të cliat i lexonte po ai spiker i Radio Tiranës, që me pas u akuzua me nenin 55, edhe ai për "Agjitacion e Propogandë kundër Partisë e Shtetit!" (!), u përmënd edhe ky njoftim: Të dënuarit Ndue Prendi dhe Kostandin Martiko, pas gjysmë ore, të paraqiten para komandës, bashkë me sendet e tyre personale! Dhe gërvishjet e zakonshme të mikrofonit nuk u dëgjuan më. Rra po ajo qetësi e zakonshme, e mbytur nga mërmerima e të ngujuarve që hamëndësonin fatet e atyre që u thirrën me ngutje! Kostandinin donin ta ndihmonin të dy anësorët e pagojë, sejcili në krahun e vet, po ai nuk pranoi. Mjaftonte nje gjest i tij falenderues. U vesh, rregulloi jakën e palltos së murme, mbërrtheu komçat, drejtoi edhe trupin lastar e doli ngadalë para komandës, pa marrë me vete asgjë tjetër nga ushqimet që i kishte sjellur Sofia, me përjashtim të këmishës së bardhe dhe kostumit gri, të cilin e mendonte se do ta vishte një ditë, kur "ta lëshonte vetja" përfundimisht . Aty vuri re se, personin tjetër e mbanin nga të dyja krahët dhe qe shumë më i vjetër në moshë. Mezi e shihte , se qe mesi i natës e deri aty projektori i karakollit, pengohej nga trupi i bëshëm i një ushtari që bënte ecejakun e tij të zakonshëm. Dukej sikur do ta shembte përdhe era e fortë që vinte vrullshëm nga Lugina e Matit e pëkulte majat e kallamave të buzëlumit.Pas pak, sikur u fashitë pakëz era dhe, në vëndë të "vërshëllimave" të saj, dëgjohej vetëm e kënduara e një bulkthi që dukej sikur vajtonte fatin e këtyre njerëzve të Perëndisë. U ndez motori i makinës së autoburgut që i priste në pjesën e dytë të ndarjes , ku ndodhej administrata dhe sakaq, thuajse i shtynë në karrocerinë e kafazit të hekurt dy "kafshët e pabindura", që duheshin shpën gjetkë! Gjatë kohës që llozi prej hekuri e kishte bërë punën e vet dhe makina e Burgut nuk po nisej ende, plaku mbi të nëndëdhjetat , me mustaqet majëpërdredhura deri tek veshët e me leshrat e bardha mbi zverkun e tharë, thua se fliste me veten,ndërkohë që sytë e mjerrgulluara i kishte të kthyera ngulshëm prej tjetrit:"Ç'a dreqin a k'shu? Vdekjen hak e kina prej t'madhit ZOT, po jo nji k'shu, me na zvarritë!"... Kostandini e pa me keqardhje. Dukej i dërmuar. Fjala e tij zvarritej dhimbshëm , si një rrënkim shpirti. Dhe vazhdoi gjatë gjithë rrugës, me po ato gulçima lirie, si ta kishin nxjerë jashtë telave me gjëmba e karakolleve të ngujimit afro gjysmë shekullore, përgjithmonë! Plaku foli pa ndërperrje, duke rrënkuar sa herë makina e tmerrshme binte nëpër gropat e rrugëve të braktisura, shumë më keq se sa edhe nga njerëzit...gjatë gjithë natës, po Dinoja nuk e dëgjonte më. I vinin vetë në vesh ca fjalë të shkëputura të tij,,,se e quanin Ndue,,,se ishte dënuar tre herë...se i përkiste që ne ballë Ballit Kombëtar...se vetëm Mukja duhej mbajtur e jo të dëgjoheshin këta të tanishmit,,,se tre herë qe liruar e tre here të tjera qe kthyer përsëri...Më në fund u shpreh edhe kunda Enverit që e kishte "qëruar" haptazi, me një plumb ballit, si tradhëtar, edhe të kunatin e tij, Bahri Omarin, "Shefin e Balli", pa pikën e mëshirës! Veç të tjerave, bezdisej që po e dëgjonte, po edhe hamëndësonte se i kishin sjellur pranë "provokatorin e rradhës"... Nuk i ktheu asnjë përgjigje këtij personi te panjohur që dërdëlliti gjatë gjithë rrugës, nëpër natën e errët, kur jashtë dëgjohej vetëm vërshëllima e errërave. Zëri i tij u lodhë e u ngjirë, duke folur monologun e tij të pafundmë, nga honet e thella të shpirtit, -ndofta-,derisa t'i shuhej e folura, tok me dhimbjen e troshijen e ambël prej asfaltit të rrugës nga ecte tani "burgu lëvizës" dhe ta zinte gjumi. Befas i'u kujtua se,.Jaho Gjoliku i kishte folur edhe për njerëzit e Ballit, pa qenur shumë i vendosur, po nuk i kishte njohur nga afër, edhe kur këta njerëz, fillimisht, ishin ngritur në të njëjtën barikadë...Mbante mënd vetëm se dikur, kur ai qe emërruar si Kryetar i Frontit NÇL të Bregut të Poshtëm, disa partizanë i kishin sjellur për ta gjykuar e vrarë, fare pa gjyq, një ballist në moshë te re! E kishte liruar menjëhere, duke kundruar fytyrën e tij njomishte, në ato kuturi të para, ku gjithëçka shihej në turbullirën e asaj kohe, kur edhe partizanët vriteshin fare pa gjyq, vetëm për një fjalë goje dashurie a një gjest! Ai qe tronditur jashtë mase, kur partizanët pushkatuan Ramize Gjebrean që miku i tij i zemrës Zaho Koka e donte deri në përgjërim..Partizanë që të dy, të "orës së parë" që të dy, po mjaftonte të thoshte njeri "gjysmë fjale më tepër" që tjetra , sado trime që ishte, të hante "gjysmën e lekut",-sikundër thuhej e veprohej!.. .Veproi në këtë mënyrë, pasi qe më se i bindur se, një vënd, kushdo qoftë në botë, që udhëhiqet nga ndjenjat përçarëse dhe të vëllavrasjes, është edhe më i dënuari tragjikisht!...Dhe tani , i duhej që të udhetonte në një "burg lëvizës" me njerin prej tyre përsëri, që edhe ai po e ngryste jetën nëpër burgjet komuniste, ndofta me fate "njëlloj të shkruara"! Kishin kaluar katër dekada, per të vajtur "me vdekë", në po atë spital te panjohur, rrezë Malit të Dajtit. Ku do të mbrrinin vetëm pas tri orësh, me troshitjen e kufomave të tyre. 7

Nga dremitja e rënduar u përmëndën të dy të dënuarit, pas kërcëllitjes që bëri shuli i hekurt kur doli prej unazave të çelikta, me një vërshëlim të çjerrë. Dy gardjanët shoqërues të Zejmenit e infermjeri rondokop i Spital-burgut të panjohur, thuajse i tërhoqën zvarrë, deri në katin e dytë të asaj ngrehine misterjoze , të mbështetur në brinjën e një mali, që zinte thuajse rrëzën e zhveshur, buzë përroi a rrëpire të errët. Ndriçimi i zbehtë nga projektorët e këndeve të godinës trekatëshe, bënte që të dukej edhe rrethimi i kobshëm, me karakollet përkatëse në të katër këndet e këtij Burg-Spitali të mënjanuar, të fshehur diku, jashte qytetit të mdh e syrit të njeriut... Edhe në dhomën më të madhe të katit të dytë, ku i drejtuan, drita e zbehtë e zhurma e shkaktuar prej arrdhjs së tyre, do të përmendte edhe të përgjumurit e tjere: një plak të shkuar në moshë nga malësia e Dukagjinit që, sic do ta merrnin vesh në ditët në vijim, do ta quanin Shtjefën Lika, Halim Drizën nga Kukësi, Kadri Hysën nga Saranda, Klerikun Papleka nga Shkodra dhe atë, më të veçantin e më të dëgjuarin, Myqerem Janina, nga nje derë e njohur fisnikësh të Beratit, që kishin të bënin edhe me "Derën e Lartë" të Turqisë. Me ata të dy, mbushej edhe kjo dhomë e katit të dytë e shuhej "kërshëria" e asaj mesnate. Infermjeri mezi merrte fryme nga shëndeti i tepërt e , jo pak herë sa hynte aty, zinte hundët me gishtrinjtë e dorës, nga era e keqe që kundërmonte. U vuri termometrin të sapo arrdhurve, i hodhi sytë edhe një herë nga "banorët e vjetër" kronikë, pa nga tavani e, si i pa termometrat më shpejtësi, u dha "mysafirëve" nga dy hapje, pa u thënë se ç'farë qenë ato dhe pa ujë...Me dorën tjetër, pa i hequr gishtrinjtë nga hunda, bëri shënjë me dore se shërbimi i asaj ditë-nate, merrte fund me ta... Drita e zbehtë e llampës elektrike, e fiksuar në tavan me një rrjetë metalike, nuk shuhej më as natën e as ditën. As brenda e as jashtë. Pa çelësa elektikë, pa butona zilesh për raste urgjente dhe pa priza. Gjithëçka komandohej nga diku jashtë këtyre dhomave që përbënin spitalin e vetëm të atyre burgjeve e kampeve të internimeve që shtoheshin pambarimisht! E të burgosurit e sëmurë, duhej të mësoheshin me ketë ndriçim ferri, derisa t'u vinte fundi! Të vdekurit, i merrnin vesh se kishin vdekur me të vërtetë, të nesërmen, kur ndodhte që edhe të qelbeshin (!),sa vinte përsëri njeriu i dhjamosur përsëri , pa i hequr gishtrinjtë nga hunda! Mëndja e Dino Martikos po kthjellohej. I ishte avitur fundit. Si një e vertetë e madhe.Ndërkohë, pas infraktit në Ballsh, sëmundja në mushkëritë e sëmura përparonte, Me natyrën e tij egzakte, që shkonte gjithhëçka nëpër mëndjen e tij, duhej të preokupohej deri diku dhe për humbjen e trupit. Pasi, nëse vdiste në Zejmen, varrezat pa emër, në brigje me shtrat të lëvizshëm përrenjsh, do të bënte që familja të mos kishte asnjë shënjë të tij materjale, pas vdekjes....Me këto mendime të zymta e kapiti gjumi... Andejë nga ora 9 e mëngjesit, infermjeri i rrumbullakosur e pa ngjyrë fytyre errdhi përsëri, i shoqëruar nga një grua me stetoskop në qafë. Qe Doktoresha Meri Gjinushi. Ajo u drejtua direkt e tek krevati i Kostandinit. E kishte mësuar nga shkresa përcjellëse që dërgohej nga Burgu i Zejmenit , si edhe nga një shënimi i Mjekut Lezhjan, që i bënte të ditur se ai vunate nga nje "Bronshit Akut", i përparuar, në të dyja anët e mushkrive. Më poshtë shkruante se dyshonte , për një "T.B.C infiltrative pulmonare!". I mati pulsin e dorës dhe pastaj dora e saj i mbuloi ballin e gjërë. Kostandini hapi syte mirë dhe pa që edhe sytë e saj ishin lëngëzuar, po ndjeu edhe një dridhmë të lehtë të dorës së një gruaje mbi ballin e tij që përvëlonte nga ethet! Qe si një dridhmë brenda shpirtit. I dukej si një fytyrë e njohur dhe shumë e dashur! Po edhe Meri, tashmë e dinte se me kë kishte të bënte!! Ky i burgosur, nga më fisnikët që vinte aty, qe miku i atit të saj, njeri i përkor, me një kulturë të gjërë, edukatë prej aristokrati e pamje dinjitoze... Gjithmonë i paepur,i pastër e i sjellur, si një xhentëlmen i vërtetë, megjithse vuajtejt e sëmundja e kishte bërë punen e vet shkatrrimtare. Ajo i shtrëngoi të dyja duart e kryqëzuara, ndërkohë që edhe sytë e këtij burri të pa epur i'u njomën. "Jam Meri,- Ndini,- bija e Lefterit,-tha ajo , me një zë të trishtuar e fortë të ulët, që ngjante si një mërmërimë e ëmbël,-. Më dëgjon Dino,-jam vajza e mikut tënd më të mirë, kur punonit në Bankën e Vlorës". Infermjeri rondokop bëri një hap më mbrapa dhe gishtrinjtë i hoqi nga hunda...Qe një rast i rrallë këtë herë, të kthehej tinëzisht nga dera e të ngjitej në zyyrat e katit të tretë....Mirëpo askush nuk do ta vinte re atë hije...Kostandini mbylli sytë fortë, prej një ngërçi befasues e, kur i hapi, ndodhi ajo që nuk ndodhte kurrë tek ky njeri: rrëshqitja e pikës së lotit, që burri stoik do ta fshinte menjëherë, për të mos e tradhëtuar veten,,Nuk tha asnjë fjalë. Nuk u ankua, po Meri i buzëqeshi e i preku përsëri ballin që i digjte si furrë. "Mos ..Mos Xhaxhi Dino.!.Ti je ai që je! Mos e lësho veten,,Do bëjë ç'ështe e mundur që mund të bëhet për ty!". E u shkëputë menjëherë, që të bënte detyrën e saj edhe me të tjerët që ishin aty, si fatkeq të nje historie të trishtë që po kalonte Kombi ynë...... Ditë më pas, Kostandini do të ndjente njëfare përmirësimi, nëprmjet një bombole oksigjeni që Doktoresha dha urdhër t'i vihej, për të ndihmuar frrymëmarrjen dhe të një kure me autobiotikë. Dhe, do të mundej të dëgjonte e të njihej me historinë e habitshme të klerikut Ndue Papleka, që kishte mbaruar Shkollën e Jezuitëve në Shkodër e kishte vazhduar për filozofi e teologji në Romë, me një shërbim të gjatë në Dioqezat e Shkodrës e të Malësisë së madhe, me Shtjefën Likën që po e "hante krimbi" nëpër burgje, tash 20 vite, me jetën e shkatrruar të Drizës, prej sëmundjesh të pa diagnostifikuara asnjëherë(!), me peripetitë e jashtëzakonshme të Kadri Hysës nga Saranda, me ato degdisje nga njeri burg në tjetrin(!), si edhe me më të veçantin e ketij Spital-Burgu , Myqerem Janinën,që po venitej aty, me pamjen e shënjtorëve të ikonave Bizantine, aq të përafërta me Jezu Krishtin e përfyfyruar në ngjalljen e tij...Ata do të kishin rastin të dëgjonin nga goja e këtij njeriu të rrallë, historinë e një shqiptari që u rritë në dyert e Perandorisë Osmane, që mësoi në shkollat e ndritshme të Italisë, Francës, Greqisë e që po dergjej në Spitalin e një Burgu të mënjanuar diku, pa mundur të derdhte dijet e tij universale në shtatë gjuhë! Po, sa do prekej Dino Martikua, kur do të dëgjonte nga goja e tij historinë e romancës së dashurisë së tij me vajzën e bukur të Sulltan Hamitit, kur të gjithë i thonin të largohej prej saj, por që ai, nuk pyeti asnjeri, po e rrëmbeu turkallën dhe e solli në Shqipëri...O Shën Mari!, -thoshte me vete Kostandini ,- sa e afërt qëndronte kjo romancë dashurie e fortë, me atë të tij, me greken e bukur Korfinjate Sofia, që e solli edhe ai në Shqipëri, për të kaluar me të një jetë të tërrë, si edhe për të hequr edhe këto vite të zeza që po hiqte(!!). Mbylli sytë një çast, sa të prehej në përfytyrimet e tii, që u kthjelluan befas! Qe akoma ditë. Në atë dhomë ku rrezet e diellit hynin vetëm në mesditë e largoheshin pas dy orësh , jo më tepër. Kostandin Martiko, i dënuar si "Agjent Grek" , kur i kishte urryer të gjitha agjenturat e botës, mundej të analizonte edhe vetveten me qindra herë...E kishte idealizuar komunizmin , si një ënëdër të vëllazërisë , të perafërt edhe me parimet e krishtërimit, po pastajë, si e njohu në praktikën reale , i zhgënjyer e braktisi, si sistemin më të keq që mundi të njihte. A nuk ishte Ai, që me mënçurinë, vetmohimin e tejpamësinë e tij, arriti të marrë në dorëzim Sarandën, pa luftë , kur Italia po kapitullonte?! A nuk arriti të bëhej Komandant i Frontit NÇL të Bregut të poshtëm, sikundër qe edhe Zaho Koka për Bregun e sipërm dhe që do ta braktiste këtë detyrë, kur pa se vëllavrasja e degradimi moral i komunisteve alarmoi ndërgjegjen e tij?! Qe një komunist i vërtet Jaho Gjoliku, shoku , vëllai e miku i tij më i afërt, i cili e dëgjonte e i jepte të drejtë për gjithëçka, ndërkohë që i " hëngri plumbi" të dy djemtë e tij!? Po Zaho Koka, që aq shumë e donte Dinon? Si përfundoi? Vajti vetë në "grrykën e zjarrit" dhe u vra! Po vinin ditë edhe më të zeza për vëndin e tij! Bëri mirë që i'u përkushtua ekonomisë së shkatrruar të vëndit të tij , në ngritjen e rimëkëmbjen e Bankave Shqiptare në Sarandë, Gjirokastër, Peshkopi e në Vlorë, po as këtu nuk e lanë të qetë të punonte, injorantët që zaptuan menjëherë frenat e pushtetit?! Dino Martikua nuk i përkiste politikës ekstreme që bënin komunistët, po "saktësisë matematike". Ai qe një ekonomistë i shkëlqyer për mbarë vëndin tonë të varfër, që i ngriti Bankat e tij të para, sipas ideve e punës së tij të mënçur !Me hidhërimin më të thellë, po mendonte tani se, vetëm sistemi i "mbylljes se gojës", i spiunimeve, i korrupsionit, i burgimeve masive e i vrasjeve të pashembëllta e prapa krahëve pa gjyq, i kishte sjellur edhe këta njerëz të mirë, stoik e ëndrrimtarë idealesh, në aktin e fundit të dramës së jetës së tyre, me përmasa tragjike! E parandjeu afrimin me vdekjen qysh kur dha shpirt parmbrëm,Shtjefën Lika , pas 20 vitësh, pa dalur fare nga burgu, kur as ai vet nuk dinte e nuk po e kuptonte përse e kanë dënuar, kur kishte mbetur edhe fare pa njerëz të afërt, në vetmin e tij tragjike, kur edhe sëmundja e mëlçisë së zeze, e kthyer në Cerozë i bllokoi edhe zemrën! Pati një rënkim të lehtë e të zgjatur që e dëgjoi vetëm Kostandini që e kishte në krahë dhe që u ngritë me kujdes e i mbylli sytë e shqyer prej dhimbjeve të thella e pastajë të shtrihej përsëri, që të bënte sikur flinte, me të vdekurin përbri! Vetëm pesë orë më vonë do ta mësonin edhe të tjerët, kur panë që hyri tek dera Rondokopi e i zuri të dyja hundët me gishtrinjë, prej erës që lëshonte kufoma! Ja që , u duhej të mësoheshin edhe me vdekjen e tyre, fare afër! Në mbrëmjen tjetër, Dinua pati një therrje në gjoks e provoi të ngrihej. Po e mbyti kolla e , mbas pak, pas mesnate, volli gjak në një shami të bardhë, nga ato që i'a kishte qëndisur Sofia e tij...Bëri të ngrihej përsëri, të vente deri në banjën që ndodhej në fundin e koridorit . Diçka ndjeu, një si zë i brendshëm që e ftonte të ishte gjthmonë i larë e i pastruar, bile edhe i veshur si Zotëri...Në të dyja ekstremet e koridorit, vigjëlonin të dy policët që shihnin njeri-tjetrin në largësi, natën e ditën! Atyre nuk u kishte pëlqyer që i burgosuri kishte disa tesha të reja nëpër duar dhe menjëherë e dhanë shënjën e alarmit! Asgje nuk u shpëtonte! Befasia e tyre do të forcohej , kur po ky person , doli prej andejë i pastruar e i rregulluar, me kostumine tij më të mirë ,me këmishën e bardhe e kollaren në qafë, si dikur,-që rojeve nuk u'a rrokte mëndja për më tejë. Po i burgosuri u kthye rrishtazi në dhomën e tij, me hapin e nje profeti, veshur ndritshëm si zotëri, me kostumin që e mbante për këtë ditë-natë të shënjtë dhe, andejë ne të aguar, ashtu si e mendonte, gjysmë i ngritur, me shtatin drejtuar, pa asnjë të kollitur tjetër dha shpirt, qetë e bukur, burri nga Shën Vasili, si një shenjtë edhe Ai. Kur Doktoresha Meri Gjinushi errdhi në Spital, në mengjesin e asaj dite, pa ditur se ç'kishte ndodhur, e thërret Administratori i Spitalit, kirurgu N. dhe i thotë se, i kishte telefonuar Kryehetuesi i M.P. Brendeshme, Nevzat Hasnedari, që : " u kemi sjellur aty , për kurim të përkohshëm, një armik të betuar, njerin nga të burgosurit më te rezikshëm, që i kishte thënë "JO" Hetuesisë në të dyja burgimiet e tij" ..Dhe se: "Ai duhet mbajtur në izolim të veçantë.për hetime plotësuese...". Mjekia Gjinushi, qe hutuar një çast, e stepur përsa dëgjonte dhe u shpreh që, para saj , qëndronin të sëmurë rëndë që duheshin kuruar e shëruar!,,,,Se, gjithmonë, para detyrës humane të mjekut,-kishte vazhduar ajo,- asgjë brënda këtyre mureve e telave, nuk duhej ngatëruar me Hetuesinë!..Administratori N, që e vlerësonte reputacionin e mjekes së tij, si profesioniste nga më të mirat, që përballonte këtu vlerat më madhore e më fisnike të Hipokratit, uli kryet mbi tryezën e tij, ndërkohe që ajo doli e zymtë , e heshtur dhe e dërmuar ! "Jo,- i tha ajo vetes,duke zbritur shkallët me shpejtësi-Nuk do ta lejonte!Ai, "Kostandini i Shën Vasilit, është më i pastërti e më i shenjtë sa edhe vetë shenjtori që e ka si emër fshati i tij! Une e njohë atë! Gjithë Vlora, Saranda e krejt Bregdeti e njohin atë !" Kështu do t'i thoshte kujtdo që do këmbëngulte të bënte Hetusira me të sëmurin e saj, mikun e pafajshëm të të atit"!... Ajo do të hynte me një frymë në dhomën e gjashtë martirëve, (kur dy netë të shkuara e kishin përcjelle të shtatin!) dhe martirin e gjashtë e gjeti thuajse të ngrirë, në trajtën e një shënjtori! Mbeti një çast si e goditur nga rrufetë qiellore! U afrua e tronditur, si rrallë here në jetën e saj..I mbylli sytë me pëllëmbën e duarve të bukura e tha nënë zë që të "prehej në parajsë"!. Të pesë të tjerët, të ngritur përgjysëm, nuk kishin parë kurrë se si mund të qante ashtu, një mjeke,midis të ashtuquajturve "armiqë", ashtu në këmbë, thuajse e paralizuar, pa zë, me lotët çurk, mëtëposhtë faqeve, rrëpirave të nënë Dajtit, të Malit me Gropa dhe të përenjëve të tharë, nga stina më e tharrë e më e keqe, që nga kohëra që nuk mbaheshin mënd...

Epilog

Gjithmonë vijnë çastet e ndryshimit të kohërave, sado të errëta e të vështira të duken, dhe heronjtë që kujdesen për mënyrën se si largohen nga jeta, mbeten në memorien e kombit e të shoqërisë, nëpërmjet dëshmive origjinaale, provave në "kohën e zjarrit", fisnikërisë e ndërgjegjes absolute, të papërlyer deri në vdekje. . Ajo që e takoi e fundit atë, heroin tonë, edhe në gjallje edhe sa kishte vdekur, Mjekia Pathologe Meri Gjinushi, shprehet te "Gazeta Shqiptare" të 25 qershorit 2011, se "Dino i shkrete, para se të mbyllte sy, i kishtë thënë:"Po vdes, moj bijë dhe nuk e di se ç'farë kam bërë!"..." Administratori i Spitalit te Burgut, Kirurgu N., e pa të nevojshme t'i telefononte Xhelatit të Burgjeve, se Hetuesia e mëtejshme e këtij njeriu, ishte mbyllur me vdekjen e tij! Ai kishte heshtur përtej telit e dha porosinë e kobshme se nuk qe e nevojshme të njoftonte familjen, mbasi,-siç e dini,- dënimi i të burgosurve do te vazhdonte deri në atë ditë, natë, minuta e sekonda, që shënohen ne dosjen e tij, pra, edhe 15 vite më pas vdekjes se tij të zakonëshme!" Kështu që, Kastandin Martiko, do të varrosej me të tjerë martirë , diku midis Varreve të panjohura të "Shish Tufinës", Linxës e Malit "me gropa", ku zakonisht hidheshin në një gropë të përbashkët kundërshtarët e rregjimit më të egër që kishte parë bota, shumica e të cilëve vriteshin me një plumb pas koke e pa gjyq, sikundër bëhej dikur nëper gjyqet partizane!. Gjithsesi nuk mund të thuhej që ky njeri i shquar, nuk ishte më në fund edhe pa miqë të rëndesishëm, të cilët, -të paktën,-të mundeshin të bënin diçka, sado të vogël: t'i siguronin një "gropë varri" veçmas, me një gur betoni përsipër, ku të shënohej vetëm emrri i tij, me një gërvishje të ashpër dalte çeliku.... Një ëmër midis të vdekurve të gjallë! Kur dy tre muaj më pas, Dinua ishte lerguar nga jeta, nëna e Doktoresha Merit, pati guxximin të vizitonte Sofinë në Vlorë, ndërkohë që në apartamentin e tyre nuk shkelte askush, bile edhe nga farefisi, të trëmbur deri në palcë... I biri, që aq shumë ngjante me Sokratin, filozofin e lashtësisië greke, me flokët e tij te dredhura, me shtatin e lartë e të bukur, si edhe i ati, tashmë burr edhe ai, poet , shkrimtar e piktor, që jetonte e punonte në Korfuz , e kërkoi varrin e të atit dhe e gjeti me shumë vështirësi, duke patur edhe ndihmesën e shokut të vuajtjeve të Dinos, Fadil Meços, si edhe për t'i sjellur eshtrat të preheshin në Shën Vasil, në vëndlindej e tij qe e donte e bëri aq shumë për të . Në përcjelljen e fundit të Dino Martikos, ngjau sikur errdhi aty i gjithë Bregdeti, shoqëruar nga flladi i detit dhe i malit. U bë një procesion fare i thjeshtë, karshi vlerave madhore të këtij HEROI,-thuajse të harruara edhe nga sistemi që errdhi, pa e ditur se, ishte edhe ai ndër themeluesit e shtetit të ri... Autori i këtyre rradhëve të nje tregimi real e të jetuar, i shoqëruar edhe nga ish Ambasadori Shqiptar ne Greqi Z. Bashkim Zeneli, trokitën në derën e Presidentit të Republikës, Z. Bamir Topi, për të thënë edhe këto fjalë: "A nuk ka arrdhur koha, Zoti President, që të shpallen heronjë edhe ata njerëz konseguentë për DEMOKRACINË E DITËVE TONA, që luftuan me mish e me shpirt, me mëndjen e zemrën e tyre, per idealet e ëndrrat e të gjithëve, që vdiqën si burrat, burgjeve, fare "të panjohur"për brezat që errdhën më pas, krahas edhe atyre që rranë në luftë!?". " E drejtë është,-tha Ai , por nuk ka ende një ligj të tillë nga Parlamenti Plurealist i ditëve tona. Ah! Ka vetëm një Dekoratë për ta: "MARTIR I DEMOKRACISË"!. Dhe kështu u vendos.U tha dhe u bë! E, në një mjedis intelektualësh , shkrimtarësh e artistësh, në selinë e Ambasadës Shqiptare në Athinë, në prezencën e Ambasadorit të rradhes Z.Vili Minarolli ,i'u dorëzua Robert Martikos, të birit, kjo dekoratë mirënjohtëse, për atë qëndresë stoke shëmbëllore, vepër e lartë jete e lufte e të atit të tij Hero , njeri nga më të rrallët trima, jo vetëm të Bregdetit , po edhe të të gjithë Shqipërisë.... Pas kësaj cermonie mbresëlënëse. në fshatin e Martirit të Demokracië u mbodhë përsëri i gjthë Shën Vasili e Nivica, shokëte tij të vujajtjeve, intelektualë, shkrimtare, gazetarë e artistë, ku u përkujtua edhe një herë vetmohimi i këtij heroi të pashembëllt, për qëndresat e vlerat e tij morale. Folën me rradhe miqë e shokë, bashkëfshatarë e zyrtarë te Bregut të Poshtëm,aty ku ai militoi në vitet e para e ku ndërkohë, u promovua edhe libri memorialistikë për Dino Martikon: "Shpirti i Zjarrtë në orën e Hijeve" , nga shkrimtari shqiptaro-amerikan Petraq Pali, ku spikat, plot ndjeshmëri e krenari edhe fjala e të birit Robert Martiko: "Nëse heroi i një çasti mrekullon një jetë,të cilën nuk duron dot, heroi fisnik një periudhë të gjatë vuajtjesh e poshtërimi të përgjithshëm, mrekullon një jetë që kanë duruar të gjithë!"

(Shkruar në Athinë, në kushte "Noc Downi", në javën e Pashkës se madhe, fillim maji 2021.)

76 views1 comment

1 Comment


Robert Martiko

Te falënderoj pa mase për publikimin Fatmir....

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page