top of page

Vangjush Ziko: Poezia e Fatmir Terziut, e thellë dhe e mençur


Nga Profesor Vangjush Ziko


Poezia e Fatmir Terziut, e thellë dhe e mençur

 

Rruga e poezisë është e gjatë, është traga nëpër të cilën ec poeti, fillon nga një shteg, apo më mirë, shtigjet mbeten pas të mbuluara me bar dhe vjen një çast kur ato bëhen rrugë dhe kur poezia shikon horizontin që e ndjell për të vazhduar më tej.

Poezitë e këtyre viteve të fundit e kanë nxjerrë poetin në rrugën e tij për ku kanë synuar ato shtigje. Fatmir Terziu po ec në këtë rrugë, që është rruga e tij dhe e poezisë së meditimit të veshur metaforikisht, të shtruar, rrëfimtar dhe përgjithësues, ku kujtimi ngarkohet me mallin e së shkuarës dhe dritën e së tashmes, me përgjegjësinë e artikulimit të të vërtetave të jetës personale dhe asaj shoqërore, si një përvojë dhe dedikim.

Ritmi i poezisë mban ritmin e pulsit të një krijuesi të angazhuar për vete dhe për të tjerët, bashkëkohësit. Detaji jetësor, ndodhia mbresëlënëse, tharmi i gjykimit dhe vizioni bashkëkohor i të parit të jetës i japin ngjyrimin emocional. Gjuha kërkon fjalën nga fjalori i përditshmërisë. Më kryesorja, e ngarkuar me emocionin e vet, me ngjyrë, jo e zbehtë.

Poezia bëhet kështu, sintezë e kohës, e mallit, e dashurisë birësore. Poezia e Terziut ka erën dirsës dhe aromën e punës së lodhshme dhe fisnike, të bujarisë dhe të mikpritjes. Tema mund të jetë nga e kaluara apo nga e tashmja. Kohët e mbresave shkrihen me kohën e krijimit, më të veçantën e ligjërimit poetik, ku përqasja kohore kërkon jo vetëm epitetin, apo metaforën e gjetur bukur, por edhe antitezën, sepse kohët mund të ngjasin emocionalisht, por të kontrastojnë midis tyre. Gjithashtu, ashtu si edhe kujtimi dhe harresa, dashuria dhe xhelozia, errësira dhe drita të gjitha të lashta sa vetë njeriu, sa vetë jeta.

Në këtë ritëmFatmir Terziu vjen me gjithë bagazhin e tij disavjeçar krijues poetik. Poeti ka dalë në atë rrugë të ëndërruar nga muza e tij, në rrugën e poezisë meditative, lirike dhe epike, njëkohësisht, medituese dhe përshkruese, emocionuese dhe mbresëlënëse, e thellë dhe e mençur në gjykimet e saj. Një rrugëtim poetik i suksesshëm.

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page