top of page

Valentino Mustaka: Në nderim të akademikut Kopi Kyçyku që ndroj jetë në 30 dhjetor 2024



 

Një njeri i madh, një mendje e ndritur u nda nga ne. Një fatkeqësi e madhe

 

Shpend Topollaj

Ishte një gjigant që i kishte të rrallë shokët! Ne i detyrohemi shumë akademik Kopi Kyçykut, atdhetarit të kulluar! 

 

Si e kam njohur Akademikun!

Nga Valentino Mustaka

Në nderim të akademikut Kopi Kyçyku që ndroj jetë në 30 dhjetor 2024.

Besoj kanë qenë viti 1994 kur unë isha në Bukuresht sepse kisha vajzën studente por edhe hallën (motrën e babait) e cila ishte martuar besoj nga viti 1928. Unë për të kaluar kohën dhe kuriozitetin shkoja në Universitetin e Bukureshtit dhe vija vërdall tij sepse atje kishte persona që shisnin libra të vjetra që mua më tërhiqnin shumë sepse kishin përmbajtje që mua më interesonte, por edhe çmimi i tyre ishte shumë i vogël, 100 lek shqiptare po ta vlerësojmë që të blesh një libër të vitit 1900-1910 edhe më tej.

Sigurisht nuk isha veëtm unë kureshtar për këto libra shumë të vjetër por kishte edhe shumë persona, intelektual që interesoheshin për këtë literatur që për studiuesit ishte shumë tërheqëse. Në këto kushte unë edhe kaloja kohën por edhe mblodha një literatur të bollëshme që më vlejti më vonë për të shkruar libra, artikuj dhe kujtime.

Në këto sorollatje rreth Universitetit, rastësisht më zënë sytë duke dalë nga kjo godinë akademikun Kopi Kyçyku që unë kisha dëgjuar për këtë personalitet por edhe nga që djali i tij ishte student së bashku me vajzën time për drejtësi në Bukuresht. E takova dhe i propozova që të pinim një kafe si tradit që e kanë shqiptarët, dhe ai e pranoj me kënaqësi. Duke u njohur më shumë unë pashë një njeri shumë të ditur, një poliglot që unë thosha :ky i di të gjitha gjuhët e botës!

Takoheshim sa herë që unë shkoja në Bukuresht, por edhe në Tiranë dhe më vonë shumë shpesh në Pogradec, qytetin e tij të lindjes por edhe më të dashurin. Ai nuk ngopej me qytetin e tij, gjë që më bëri edhe mua ta doja Pogradecin edhe për shoqërin që unë zura por edhe që kisha një shtëpi atje.

Në vitin 1999 profesori siç unë i thoja gjithmon midis shumë botimeve të tij, botoj edhe studimin e tij “Arumunët e Shqipërisë në konteks ballkanik” që unë isha shumë i interesuar për të shkruar për etnin arumune që i përkisia edhe unë. I them profesorit, “profesor mund të marrë disa materiale nga libri tuaj sigurisht duke i cilësuar nga i kam marrë”. Ai mu shpreh shumë ngrohtë, Valentin kjo është edhe dëshira ime jo vetëm tuaja prandaj je i autorizuar të marrësh çfarë do shikosh që të intereson. Mbas kësj kohe takimet tona me këtë gjeni i të shprehurit dhe i studimeve ishin më të shpeshta. Duhet ta dëgjoje me vëmendje kur ai diskutonte sepse ai nga goja nxirte vetëm fjalë të arta dhe të argumentuara. Ai njihte shumë shkencën, enciklopedit e disa shteteve, prandaj duhej ta dëgjonje me vëmendje dhe të flisnje pak dhe saktë. Ishte një njeri shumë i dashur me shokët dhe miqtë. Kur diskutonim me miq, thoshim: a ka njeri më të studiuar se ky, më me shumë dijeni se ky? Nuk më besohet të ketë. E dëgjonim me vëmendje dhe mësonim shumë prej tij. Kohët e fundit u bë shumë pesimist dhe këtë e shprehte në bisedat dhe shkrimet në fb, si duket parandjente, një parandjenjë që e morri dhe e ndau nga kjo jetë që ai e donte shumë dhe ishte shumë i nevojshëm që të jetonte akoma më shumë për bagazhin që ai kishte. Një thënie e tij më ka mbetur në mendje:

Besim!

U dashka, o miq, veç besim:

Pas nxirjes parreshtur të diellit,

Pas ngrysjes së vetullave të diellit,

Në botë, mbi dhé ka kthjellim.

K.K

Ja disa takime dhe bisedime nga më të ndryshmet dhe të vlefshëme për ne të gjithë që ishim prezent.

 



 

Faleminderit akademik Kopi Kyçyku për këtë vlerësim të shkallës sipërore për librin tim. Vlerësimet i bënë një person që veprimtaria e tij akademike ka marrë gjithmon vlerësimet e akademikëve të kohës në Shqipëri dhe Rumani e më tej

 

Një enciklopedi etnike në miniaturë

(Libri “Një jetë dedikuar etnisë” i Valentino Mustakës)

Fjala është për veprën “Një jetë dedikuar etnisë”, Botimet Jozef, 2022, 417 faqe.

Histori, gjeografi, politikë, etnografi, tradita, folklor, portrete... e çnuk tjetër! Të gjitha me vend e në vendin e duhur për të kuptuar me qartësi e për t’u bindur për vlerat e panumurta e të mëdha , që kanë rrezatuar brez pas brezi dhe vazhdojnë të rrezatojnë çdo ditë e më fuqishëm vllehët e Shqipërisë, këta trima, të mënçur si rrallëkush, të besës e modestë, të gatshëm për t’u flijuar për kauzën e tyre që është e shkrirë dhe e njësuar me interesat e kombit shqiptar.

Autor i një duzine librash e dhjetra artikujsh dhe studimesh, që rrokin aspekte nga më të ndryshmet të zanafillës dhe ecurisë së etnisë arumune gjatë kohërave, Valentino Mustaka, figurë ballore e politikës dhe e shkencës mbarëkombëtare, në këtë vepër të ndarë në dy pjesë: 1. Një jetë dedikuar etnisë sime dhe 2. Rruga e mundimshme drejt miratimit të ligjit të pakicave /minoriteteve kombëtare, ze fill me parathënien, kujtime dhe reflektime nga fëmijëria dhe periudhat e mëvonëshme, për të vazhduar me udhëtime e mbresa nga vizitat në vendbanime të hershme e të pandërprera arumune, me fillimet e veprimtarisë së etnisë arumune, me historikun e krijimit të Partisë “Aleanca për barazi dhe drejtësi evropiane” dhe programin e saj e të “Shoqatës Arumunët e Shqipërisë”, me përpjekjet këmbëngulëse për miratimin nga organet kompetenrte shqiptare të statusit të etnisë arumune si pakicë kombëtare, autoktone e hershme dhe e përhershme në trevat shqiptare dhe, si rrjedhojë e natyrshme për t’u përfaqësuar me deputet në Parlamentin e Shqipërisë etj.

Libri përmban një mori të dhënash të argumentuara shkencërisht për numurin e arumunëve të Shqipërisë dhe për ndihmesën e pakursyer që kanë dhënë si besnikë të shtetit shqiptar, me pushkë e me penë, për lirinë, pavarësinë dhe mbrothtësinë e atdheut të përbashkët - Shqipërisë. Në këtë vepër janë përfshirë një numur i konsiderueshëm dokumentesh autentikë dhe foto nga jeta dhe puna e arumunëve, në mirëkuptim shëmbullor me vëllezërit e tyre shqiptarë.

@ K. Kyçyku


Diploma “Doktor honoris Kausa”

 

 

Ishte kënaqësi që gjithmon të bisedoje me akademikun, nga ai vetëm mësonje shumë!



Libri që më dhuroj me dedikim akademik Kopi Kyçyku shkruar nga z Kopi Kyçyku për z Besim Sahatçiu (gjyshi i Rita Orës/Sahatçiu). Një libër model për nga shkrimi, historia, krijimtaria që di të shkruaj vetëm miku jonë z Kopi Kyçyku (në turqisht i shkurtër, por në realitet një gjigand me mendje dhe kujtes për tu patur zili). Të bisedosh me të orët të duken minuta dhe nuk ndahesh kollaj. Akademikut i uroj jetë të gjatë dhe të shëndetëshme. 

 



 

Nje drek ne Pogradec me te madhin akademik Kopi Kyçyku, Z Dhimiter Tanellari e mikun tonë Fadil Kasa ku bisedat historike dhe shkencore zinin nje vend te rendesishem ku me Fadilin bisedoj në gjuhën maqedone.

 

Profesor Kopi në Taxh Mahal Indi ku ishte I ftuar për një refarat.

 

Me akademik Kopi Kyçyku 13 Nëntor 2017 Në Akademin e Shkencave të ftuar në referatin

“Identiteti i T.Kavaliotit dhe Voskopoja”.

 

Në Pogradec me profesor Kyçykun, dhe dy miqtë tanë të përhershëm

Mihal Kuteli dhe Dhimitër Tanellari.

       Kush ishte akademiku Kopi Kyçyku!

Ka lindur në qytetin e Pogradec në vitin 1943.

Njohës i 11 gjuhëve me lexim dhe shkrim.

Doktor i shkencave, akademik, ingjiner miniere, gazetar, eseist i përkryer.

Autor i vëllimeve me poezi artikuj kritik, përkthyes, laureat i medaljes “Mihai Eminesku”.

Profesor në Universitetin e Tiranës dhe Bukureshtit.

Nderi i Qarkut të Korçës.

Antar i shoqatës së ingjinerve të Rumanisë.

Antar i Akademisë Europiane të arteve në Belgjikë.

Kavalier i Shën Silvestrit Papë.

President Themelues i Fondacionit “Simpatizantët e Ataturkut” dhe i shoqatës “Haemus” që e vazhdojnë djemtë e tij.

Themelues dhe botues i revistës “The Eastern Europian Mesenger” Londër në gjuhën angleze.

Të shumtë janë pjesmarjet në Kongrese në Europë, Azi dhe Afrikë.

Ka marrë shumë çmime ndërkombëtare për veprimtarinë shkencore dhe përkthime.

Në lëmin e historisë dhe letërsisë ka shkruar dhe botuar në shqip, italisht, rumanisht dhe turqisht:

Monografia “Mustafa Qemal Ataturku”.

Marëdhëniet Shqiptaro-Rumune.

Histori e shkurtër e Azerbaixhanit.

Hajdar Aliev-një Ataturk i epokës tonë.

Astrit Leka- një jetë e stuhishmë.

Statistika e gjuhës italiane.

Arumunët e Shqipërisë në kontekst Ballkanik

Jeta e Emineskut, i cili e donte shumë gjuhën shqipe dhe kishte filluar ta mësonte.

 

Të shkruash për veprimtarin studiuese, artistike, eseiste, kulturore për akademikun Kopi Kyçyku unë kam shkruar pak. Ai ka një veprimtari shumë të larmishme dhe besoj në të ardhmen duhet të botohen shumë libra mbi jetën e tij shumë të larmishme dhe produktive.

I nderuar do të mbetet në zemrat dhe kujtesën tonë për të gjithë ata që e kanë njohur këtë div akademik të pa përsëritshëm.

                                                                                       Valentin Mustaka Durres

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page