Të shoh me sy zjarri,
Dhe veten ,
E lëshoj në gjëndje të lirë,
Me shpirtin e një fëmije
Në fluturimin qiellor të gjej besimin tënd
Pambarimisht lutja ,
Sfiduese pritja,
E dlirët shpresa tek vija drejt teje,
I bukur shpirti që më falet
Monopate vetmie,
Më treguan
Të vërtetat e pritjes
Qe ti,
Je aty për mua,
E më bekon në çdo frymë lutjeje
Dhe më shtyn ,
Me guximin të mos ndalem asnjëherë,
Të të besoj
Në energjinë tënde,
Që më rrethon e artë
Si kurorë mbretërie.
KAM PRITUR
Kam pritur
Gjatë
T’më vish
Ëndrrash,
Sysh më rrotullohesh
Këndeve të zemrës,
Mirazh,
I largët rri
Ndrydhur
Pezmësh,
Nyjë koklavitur,
Netësh,
Ditësh,
Të kërkoj çdo çast
Ku je?
Shpërbërë,
Në faktorë ndjenjash,
Harlisur degësh
Venash,
Zgjatimesh të panumërta
Mallesh,
Shpirtin tim,
Zetek
I paduruar
Egos tënde,
Mëdyshjes,
Po gulshon
Intervalesh
Shpirtit,
Hijëzuar vetes
Mbetesh dashurisë
Të kam pritur
Shumë,
Dije,
Edhe prap po pres.
Fjala zetek(zë përfund,zë nën vete)
S’KAM TURP TË QAJ(Ripostim)
Metamorfozë e shpirtit
Po më tret ngadalë,
Amanet që po më shplak
Dhe zemrën ma godet,
Turravrap ndjej
Të nisem si e marrë,
Të mbledh gurë kujtimesh
Që shndrisin ar,
E rropamë
Po më marrin zvarrë,
Se aty lashë
Shaminë e nuses,
Të hedhur mjelmë
Mbi Mat,
Tek kujtoj,paqtë
Derdh pikëllimin
E kujtimeve që lash,
Bllok ëndrrash hermetike
Kyçur në sirtar,
Fëmijëri e derdhur mbi valë
Më mbyt një mall,
Aty ku
Adriatiku ish det
I dashnorëve të saj,
Trekëndëshi
Që tri kulme ma bëri zemrën majë,
Balatori pallat që mblodhi
Çdo djalë,
Lulishtja
Që fiksoi ndër foto
Çdo detaj,
Pallati Nr38,Lagja Nr 2
Dashuria ime e parë,
Për të bukurin Laç
Jo s’kam turp të qaj
FRIKA IME LIMITI IM
Limitet e mija,
Jane frika ime ,
Ia përsëris vetes
Me fraza të ngadalta,
Që të mos harroj
Asnje gërmë,
Asnjë oshëtimë
Që tingujt ,
Më permbysin shpirtin
Që të memorizoj çdo ditë,
Me secilën frikë
Mbytëse,
Me seciin mendim,
Që shtrëngoi darash,
Lirinë e qënies time
Çdo hap,
Me secilin guxim,
Për të parë një botë ndryshe,
Një person tjetër brënda unit
Pa ndryshore ,
Me vlera të panumërta,
Për ta minimizuar
Brënda burgut të mendimit,
Për të riparë ,
Se ka gjithmonë edhe një mënyrë ,
Për të mos ndërtuar mure izolimi.
JAM GRUA
Jam grua,
E derdhun në mijëra
Forma dashnish,
E ndryshme
Nga një tjetër dashni
Grua,
E ethshme për tu dashtë,
Ashtu siç na vetë
Dimë të duam turpshëm,
Molisem në dashni
Gjer në ashtë,
Kredhun në të
Përhumbem unshëm,
Mjerisht kacafytyn në grykë
Me veten
Tu dasht me shpirt,
Der në gërhamë të vdekjes,
Jam grua
Detit ia dhashë
Dashninë e parë,
Se ish më I bukuri dashnor
Që të lante çdo mëkat,
Ia mora kripën
Për lotët që do derdhja për të
Më pas,
Në s’do të më donin
Ashtu
Turpshëm si unë,
Dashnitë s’kanë limite matematike
Që shuajnë zjarr,
Jam grua,
Kam nevojë me u dasht
E të dashuroj pafund.
HESHTJE E PËRTEJME
I zbrazet pikëllimi,
Gërryer shpirtit,
Tejskajshëm
Kur kujtimesh vij tek ti
I ndaj mendimet tona
Dhe të thërras në heshtjet
E përtejme,
Aty ,ku ti e di kur duhet
Të më gjindesh
Dhe I thërret ëndrrës pas kësaj,
Që kur të zgjohem,
Të mbush zgavrat e teruna
Kohësh,
Që duket, sikur janë barazuar me dje,
Me atëherë ,
Kur ballin tënd e putha për të fundit herë
E pas kësaj ,mendoj
Që ka një pikë takimi,
E lëshohem vetes ti bindem
Që do ta ndjej,
Prekjen a ajrit tënd të ftohtē
Puhizave ngado tek rend.
KOSOVË DHE SHQIPËRI
Në udhën e kuqe te gjakut,
Ishim bashkë,
Dhe të pandarë,
Ndër jehona malesh,
E shkrepetima pushkësh,
Te lidhun besa besë
Për rrënjë edhe për nder,
Si bij të kësaj toke,
Si frytet të një dege,
Qe shpërthejnë në pranverë të blertë
Në shndritjen e florinjtë,
Të gërmave hyjnore,
Na ,po prapë jemi bashkë ,
Me duar mbi qeleshe të bardhë
Me shqiponjën dykrenare në ballë,
Si vllazën do pleqerojmë ,
Në jetë të jetëve gjuhën e të parëve,
Të bukurit e dheut,
Dardani e Arbëri,
Kosove dhe Shqiperi.
RRATHË DASHURIE
Mbështetur
Mbi rrathë dashurie
Herë herë jam
Një kënd I drejtë zemre
Mbështetur
Mbi tëndin diametër
Shpirt
Dhe herë kënd
Mbi rreth I syrit tënd
Qark më qark
Ta mas shikimin
Mijra kilometra ndjenjash
Përshkoj perimetrin tënd
Dhe herë brënda teje
Trekëndesh dashurie
Brendashkruhem e bukur
Dhe herë e ndryshme
Jashtëshkruhem aty
MIQTË
I dua miqësitë,
Edhe miqtë gjithashtu,
Paçka se turrin s’ua di me nge,
I le të ikin nga unë
Edhe kur ata s’më duan më
I dua miqësitë,
Edhe miqtë gjithashtu,
Ata që më deshën vërtetë,
S’u larguan kurrë nga unë
Miqve,
U’a adhuroj ndejat e gjata
Pa kopsitur minuta dhe ore,
Ka miq të vërtetë,
Aty ku flitet dhe rrihet gjithë gaz,
Dhe nuk të bëhen kurrë llogaritë nën dorë.
PO REND
Ka ditë,
Që mbi krye,
Kam vënë
Një kapele trishtimi
Strèha e rëndë e saj,
Po mi përvjel
Sytë e shpresës
Që po rend ta arrij,
Por, e shoh së largu
T’më përshëndesë
E zemra më fiket,
Nga idhnimi,në pendesë,
A thua s’po rend sa duhet ?
Comments