top of page

Valbona Kolaveri: Dashuria ime

Updated: Apr 2


DASHNIA IME

 

Dashnia ime

Është dy sy të qelqtë

Thjerra dritash

Që verbojnë

 

E rropasin

sa andej këndej

T'u më pa

Pa ja nda

 

Dhe këmbët

t'mi ngatërrojë pa drojë

Rrokopujë

t'ma sjellë zemrën mbrapsht

Ani ndashtë duroj

 

Është dy buzë

Që m'përcjellin gaz

E më joshin në maraz

 

Dy veshë që dëgjojnë

Kandshëm zanin tim

Dhe emrin

Ma dajnë veçmas

n'kumbim

 

Në qiej të hapun

Ku zotat bëjnë lutje

Dhe pse hëna e krimbave

Grryen unshëm shpirt

 

Është një kupë që derdhet

Veç për mu

Ashiqare le t'më trembë

Kur se kam

 

Ti jap shpirtit  hov

E vrull me e gjëmu

T'më plaçkisë çdo derë

Të trupit të plagum

 

Të lëngoj për të

Nën mall

Kur jam larg

E ti them ti Dashni

Je veç për mu.

 

 

RREZESH DIELL T’MË KESH

 

Në ngjizje ëndrrash

Me ty ,

Vura sy të fle

 

Nën qerpik,

Netëve, yjesh,

Pikturuar shpirtit

Të mbështjell

 

E shkrihem dashnish

Në ty,

Avujsh zjarmit

Që më djeg

 

Mbi vesë të mallit tënd

Të shndris,

E blertë,

Agut të ditëve

Çdo mëngjes

 

Rozë,

Rrezesh diell

Shpirtit të më kesh..

 

 

NËNA


Ajo është e vlagët

Brengave,

E fishkët ndër fjalë,

Kur I lidhen për grykë

Lotëve që e tradhëtojnë

Mjekrës që I dridhet


Dhembjet që e godasin

Gur nën brinjë,kohëve

Si përkasin


Ajo,po derdhet

Si qiriu I ndezur moteve,

Lutjeve,

E vakët në zë,

E butë,e ëmbël,

Duke dashur me shpirt


Ajo është e vlagët

Pezmëve,zemrës,

Jo ndër rrudha ku vitet

I brodhën mundimet


Ajo është e vlagët

Në shpirtin e përhumbur,

Mendimeve për bijtë,

Që  pranë si ka më ditëve


Ajo,nxitimthi

Me hov I pin ditët,

Si kapsulat e ilaceve

Kur zemra I fiket


Se sdi kur do ti shohë

Prapë

Mundimesh ,e lutjesh

E përhumbur qiejve

Netët ,

Përpin syve,

Zgavrash të tejmbushura

Ankth

Der të shuhet ngadalë..



NË TË NDRYSHMET E MIJA


Rrotullohem bindshëm

Nën lëvozhga sysh,

Ku nën mëdyshje asimetrike

Kam ndjenjat

Edhe pengjet


Nën ninza të zmadhuara

Të shpirtit,

Flas dhe hesht

Njëjtë njëkohësisht


Mbi përsetë e unit tim

Vargëzohem habitshëm,

Të di ku të mbështetem

Sepse trajtë e pabindur jam


Tek kërkoj pareshtur

Dimensionesh të pazbuluara

Mbështjellē me retinë

Të vërtetash zemre ndrij


Veten dëgjoj papushim

Nën britma ëngjëjsh

Të brëndshëm,tek thërrasin

Unë të jem ndryshueshëm

Në të ndryshmet e mia.



MILENA


E çmendura Milenë

E bukura


Milena e njëmijë udhëve

Dashni


E mistershme

Thjeshtëzuar nure


Varg I ngjeshur

Perla ndjenjash

Që të veshin shpirtin


Djeg si zjarr

E artë diell


Shtatin

Kur bredh brigjesh


Humbëtëtirën

Shemb sërish

Në humbëtirë


E thërmon çdo shkëmb

Kur dehesh dashurish


Çmendurisht

Ti çmendjet

Çmend


Marrëzisht

Kur çmendjen puth në buzë

Me dashuri


Milenë

Atëherë si atëherë


Ashtu si dhe sot Milenë

Kush të pa su çmend


Mos më thuaj jo

Që të gjithë Milenë e dinë


Që ti je e bukur

Çmenduri



UDHË PA UDHË


O udhë e ngushtë

Gjarpënushe,

E shpirtit

Që më dhëmb


Më nxirr në një shteg,

Në fundin tënd të marrë


Le të çmëndem,

Veç pritjet

Mos mi shëmb


O udhë pa udhë

Të zemrës,

Gjithnjë ju lajkatare


Mëndjen mos ma vidhni

Lazdruese,tinëzare


Lermë ,

Të dëfrej veç pak,

Ta kërkoj me shkas

E të harbohem ëndrrave.



THIRRMI PRANVERAT


Thirrmi të gjithë pranverat

Të ti jap të gjitha lulet

Mos mi tremb ti fluturat

Mbi të bukurin kurm


Më kundro së largu

Dhe ma dëgjo këngën

Se kam pamjen e një zogu

Që trëmbet po ta prekësh


Unë fryj me eren e malit

Që zgjohet shumë herët

Nga zhurma e përroit

Që zhurmon me valë


E I thërras shkëmbit

Eja bashkë të ngrohemi

Nën dashninë e diellit

Thirrmi pra të gjithë pranverat

E të vij së largu pë ty.

42 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page