AORTA E ALPEVE
-Një Cikel poetik nga Tropoja-
Nga Mhill Marku, Shengjin
...U KTHEVA MA TRIM, MA BURRË!
Dua tu tregoj
Atë që s’më ka ndodhë kurrë
Shkova turist në Tropojë
U ktheva më trim, më burrë.
Do të më pyesni ju
Si ndodhi he burrë
Si mos t’më ndodhte mu
Kur atje takova Bajram Currë.
Në piedistal baca Bajram
Me shtatin si bajrak
Rrinte prap në istikam
Kuvenduem veç pak.
Nën hijen e tij
E piva një kafe
O sa më kish shije
Ishte burrë, jo llafe.
Me martinë në dorë
E me plis mbi krye
Ky hero arbërorë
Simbol, trimërie.
Me dorën lart shtrirë
Si një kostelacion
Mos harro ore birë
Për Atdhe, në pozicion.
Më vloj në deje gjaku
E rashë në mendime
Kur dhe sot roje plaku
Shkrehim, pushkë e martine?!
Ndigjo, mos harro biri im
Atdheu më e madhja pasuri
Dhe i vdekur bëju trim
Për vatan jam gjallë, roje rri!!
Ndaj desha tu tregoja
Kjo gjë s’më kish ndodh kurrë
Shkova si turist, nga Tropoja
U ktheva më trim, më burrë.
------------------
VALBONA – AORTA E TRIMËRISË
Tek lundroja me traget
Liqenit mes grykave e honeve
Mendja më rrinte atje në det
Mes dallgëve e horizonteve.
Me zor e bëja ndryshimin
Më dukej se trageti ngjitej përpjetë
E krahasoja me lundrimin
Kur horizonteve çaja në det.
Jo, lundrimi është kudo lundrim
Mjafton veç një anije të ketë
Veçse këtu kishte një ndryshim
Dallgë ishin malet krye te‘ retë.
Një ndryshim kishte patjetër
Me lundrimin aty në det
Uji zbriste në djepin e vjetër
Ne po çonim detin përpjetë.
Brigjeve Valbonës tuj udhëtuar
Ku gurgullonte, uji i kristaltë
Maje-malet shumë lartësuar
Dukej me Zotin rrinim atje lart.
Shikoja Valbonën tek dredhonte
Në shkëmbenj, guva, honevet,
Më dukej se me vrap nxitonte
Më shpejt të bashkohej me det.
Nëse deti , për jetën është zemra
Dhe lumenjtë, damarët e gjakut
Valbona është Aorta e zemrës
Aorta që sjell gjakun e bajrakut.
Eh Valbonë, sa do të kesh vuajtur
Të çash këto male të larta epik
Gjatë historisë duke vërshuar
Të çlodhesh atje në Adriatik.
---------------
NJE KURORE ME 60 VARGJE
-Per ditelindjen e mikut e kolegut tim, afaristit Avni Ponari-
Tek vija sot, për në Valbonë
Ku mrizojnë shtojzavalle e zana
Mendoja për Avni Ponarin, shokun tonë
Eshtë dhe Ai një krenari e kësaj ane.
Bjeshkë më bjeshkë e nëpër shpate
E në lëndina mblodha lule bozhur
Sot dhe Ti Avni i jep dritë kësaj nate
Me 60 lule kurorë për ju kam thurë.
Tëk rrija para bustit Bajram Currit
Me sytë e mendjes ika në histori
Mu duk se më tha: “të fala atij burrit
Se është njëri nga të mirët bijtë e mi”.
Ashtu siç gurgullon Valbona
E flladi i bjeshkëve na jep jetë
Për ty Avni mund krenohet Tropoja
Shqiponjë e bjeshkëve, kryepërpjetë.
Eh Avni djali si po ikin vitet
Që at‘herë kur erdhe i ri në det
Na solle krenari, na solle mitet
Që veç në këto anë i kanë foletë.
Kur dilje në det, deti ushtonte
O komandant Avniu, me dallgë e stuhi
Të dukej se Valbona gurgullonte
Natën të ndriçonin zanat me magji.
Ju shihnim ju, bjeshkët shikonim
Në urën e komandantit, shtatbajrak
Shkuma e dallgëve fytyrën ledhatonin
Po ju s’e lëviznit kursin aspak.
Siç le bjeshkët dhe detin e le shpejt
Se patjetër do ishe gradue Admiral
Jo, jo besoj se peng s’të ka mbet
Se një tjetër lufte i privë në ballë.
Na erdhi edhe më e rrepta luftë
Vështirësivë dallgë, u bëre ballë
Si me shkop magjik, pa frikë, pa tutë
Ti sot në ekonomi, je gradue admiral.
Bjeshkët dhe detin i lidhin retë
Para njëri-tjetrit ato përkulen
Ti një krenari Tropoje ke mbetë
Për ty sot, i solla vargjet si lule.
Ti me bjeshkët më ke ngjyrosur
Që nuk e ulin kokën kurrë
Edhe kur bashkë, kemi lundruar
Dhe sot në biznese je flamur.
Këto bjeshkë, kanë rritur burra
Që i kanë dhënë nder vatanit
Mic Sokola e Bajram Curra
Frymezim per djalin i Ponarit.
Në këto troje, e këto bjeshkë
Këtu Shqipëria ka pas oxhakun
Urti e trimëri, kurrë s’kanë resht
Majë më majë, ka ngrit bajrakun.
Sot Avni Ponari, ke ditëlindjen
Të urojnë mbledhur miq e shokë
Ti sot e nderon votren ku vende
Me oret e zanat ngrejmë një gotë.
Për letër mora shpatet e bjeshkëve
Për bojë mora ujin e Valbonës
Vi tu sjellë urimin e gjithë shokëve
Të solla 60 vargje në vend të kurorës.
Comments