Mos prano kurrë hapësirën
Të t’a ngushtojnë të tjerët
Lufto për rriskun tënd
Kërkoje pikën me të lartë
Qenja jote ndriçon edhe për të tjerë
Gurin e jetës vendose vet
Ti je ajo që botën e shton
Lë fjalën t’i pikturoi qiejtë
E të luaj me tingujt
E valsit të lumturisë
Mos lejo xhelozitë
T’i terrojnë rrugën e ëndrrës
Kur ato e arrijnë kulmin e errësisë
Ti e gjen fillin e dritës
Me zërin hyjnor
Ligjero bekime
E gëzime
Urat lidhin brigje
Ti zgjo e bashko
Rrugët e harruara të dashurisë
Shaminë ruaje
T’i prish vallës së lirisë
Në çdo skaj
Se gruas i ka hije
Me e shfaq fisnikërinë e saj.
Comments