top of page

Valbona Ahmeti: NJERËZIT E MIRË



Njerëzve të mirë iu shkëlqen fytyra

sa nga buzëqeshja, po aq nga çiltërsia.

Ndiejmë shumë mall për ti takuar

të lënë mbresa kur të kenë shkuar.


Pak nga ata në jetë i takojmë

në gishta dore mund t’i numërojmë.

Duhet t’i ruajmë si një thesar

i kanë fjalët balsam edhe në varrë!


Çdo të keqe e sfidojnë

çdo urrejtje në hell e çojnë.

Falin gabime e mbjellin mirësi

shpirti i tyre dritëson dashuri!

43 views0 comments

Yorumlar


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page