![](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_26c4999fa523449dad3f59d81be7a6d9~mv2.png/v1/fill/w_980,h_980,al_c,q_90,usm_0.66_1.00_0.01,enc_auto/a48dbc_26c4999fa523449dad3f59d81be7a6d9~mv2.png)
MIRA: VAJZA E ÇUDITËSHME SHQIPTARE...
(MIRA MURATI: vajza shqiptare që po trondit ndërlidhjet elektronike të botës)
NGA KRISTO ZHARKALLIU.
Para do kohe im bir që është specialist i pasionuar të elektronikës, më tregoi në telefonin e tij një shpikje e re të elektronikës bashkëkohore që ka të bëjë me internetin dhe pasuesit e tij të shumtë, një shpikje e re që ka të bëjë me trurin artificial që quhet CHAT GPT dhe duke e ditur se unë jam tepër kurreshtar, nuk më shpjegoi hollësi duke thënë se nuk ka nevojë të mirrem me...trurin artificial! Sigurisht m’u duk pak e çuditëshme por përderisa ai nuk donte të hynte në shpjegime të hollësishme- ishte sumë i zënë me punë të tjera më serioze- më tha, nuk kisha pse ta zgjasja dhe të mos e besoja. Që të themi të vërtetën, me gjithë kurreshtjen që më karakterizon,në këtë fushë, njohuritë e mia janë të kufizuara dhe në këtë moshë nuk kam pse të rifilloj nga kërkimet elektronike- megjithse të gjithë rreth meje flasin për Muskun, Bill Gejxh- facebuk, vaiber,google e me the të thashë- disa prej të cilave i përdor dhe vetë në komunikim të përditëshëm.Sigurisht prej shumë kohe përdor internetin-madje nga fillimi se gjithnjë doja të informohesha, sidomos me të rejat nga Shqipëria. Është një e ‘’metë’’ morale për mua që të jem i informuar për ish Atdheun tim nga ku jam larguar 62 vjet më parë . Dhe kjo bëhet përditë duke lexuar lajmet dhe gazetat- ashtu dhe portalet e shumta. Më parë dëgjonim radion- një ose dy stacione dhe informimi sigurisht ishte i mangët, rekllamues. Dhe besoj se informoheshim më mirëndonse nuk mungonin fake news.
Po tani? Ajo që vihet re është se shumë rrallë-që të mos themi kurrë – dëgjojmë ndonjë lajm të mirë si për kombin ashtu dhe për shqiptarët n përgjithësi. Drogë,Prostiucion, vrasje kriminalitet, akoma dhe në familje- vjedhje, o vjedhje të shumta- të gjithë quajnë kundërshtarët kusarë dhe hajdutë dhe...kriminelë .Këto epitete janë nga më të zakonëshme në Shqipëri dhe të mendosh se për një epitet të tillë kundër presidentit Makron të Francës (një nga demokracitë më të konsoliduar në botë) të një qytetarit, qytetari në fjalë u arrestua për ofendim të presidentit të Republikës! Por kjush çan kokën në Shqipëri për gjëra të tilla? Atje masmediat kërkojnë kudo në shtypin dhe portalin e huaj të gjejnë ndonjë akuzë, sharje e ofendim ndaj shqiptarëve aë ta botojnë me shkronja të mëdha mëngjes mëngjes...
Të gjitha këto janë të njohura i dimë dhe nuk presim të dëgjojmë ose të shkruhet për persona-shqiptarë- që shkëlqejnë në botë por për këto informohemi nga agjensitë e huaja. Sigurisht bëhet shpesh fjalë për Dua Lipa, Rita Ora dhe për Bebe Rexha...por këto janë këngëtare, madje dëgjojmë se femrat shqiptare dallohen kudo që shkojnë dhe në fusha të tjera (jo dhe kaq meshkujt!) dhe kjo na kujton vjershën e Çajupit ‘’burrat nënë hije,rrinë kuvendojnë, pika që s’u bie se nga gratë rrojnë!!!’’
KOHËT E FUNDIT PRA- thamë se kisha dëgjuar për ‘’trurin artificial’’(?) (ose metoda e re elektronikje ChatGPT) për të cilën po bëhet zhurmë e madhe në të gjithë botën dhe në shumë kryeqytete të Europës dhe ja,papritur kohët e fundit u shfaq një vajzë shqiptare nga Vlora (kudo shkruhet Vajzë Shqiptare!) që ka...trondiur botën me shpikjen e saj!!! Dhe këtë nuk e them unë: para pak ditësh një gazetë greke shkruante: ‘’SHQIPTARJA MIRA MURATI PO NDRYSHON FUSHËN E INFORMACIONIT ELEKTRONIK!!’’ (ASGJËKUNDI NUK TAKOVA EMRIN E Mirës sonë (shqiptare) në gazetat dhe portalet shqiptare. Një njoftim tjetër thotë: ‘’Zbulimi i (shqiptares gjithnjë) 35 vjeçares MIRA MURATI, që quhet ChatGPT- që ka të bëjë me trurin artificial (ose mëndje-arsyetim artificial’’) po bën bujë në të githë botën (jo në Shqipëri sigurisht!!!) dhe shumë qeveri mendojnë ta NDALOJNË se akoma nuk e kanë të qartë sesi do të ndikojë në ekonominë dhe jetesën enjerëzimit!’’ Hap të parë ka marrë Italia dhe MIRA jonë jep një intervistë sqaruese në gazetën ialiane La Republika.. ( e këtë e ribotoi Dita dhe gazeta elektronike e Bollinos, ‘’Shqiptarja e re në Tiranë pa komente dhe pa na sqaruar se kush është kjo Mira Murati..) Nga të huajt mësojmë se ka lindur e rritur Vlorë, mbaroi fakultetin në Tiranë dhe në moshë 18 vjeç emigroi në SHBA! Kaq e...thjeshtë!Por ajo që na lë mbresa është se kudo dhe kurdo e shoqëron e emrin e saj me përkatësinë kombëtare. Shkruajnë: ‘’Shqiptarja Mira Murati...’’ Dhe duket se në rrethin e elektronikës paska shqetësime se si do të përdoret kjo shpikje e madhe. Por a nuk kanë pasur ngahera në shekuj kundërshtime ndaj shpikjeve të reja? Që në kohën e Sokratit të lashtë, deri tek Stivensoni me trenin e tij- Galileun dhe më vonë edhe ndaj Pasterit e Flemingut- dhe për Ajshtajnin e më tej akoma. Edhe kur u shfaq interneti dhe celulari, njerëzit dukeshin pak në mëdyshe. Prandaj i them MIRËS sonë! Mos kij frikë! Shumë shpejt do të të pranojnë, të të përqafojnë dhe të të jenë mirënjohës! Shpresoj që dhe shqiptarët të jenë krenarë me ty ...Dhe të jesh e sigurtë se do të krenohen me ty, pak me vonesë, por s’ka gjë...kështu e ka shqiptari! URIME NGA ZËMRA VAJZA JONË MIRA MURATI! Qofsh e lumtur në jetën tënde se e meriton!
Kristo zharkalli, Athinë 7 prill 2023.
Comments