top of page

VAID  HYZOTI: KRITIKA  LETRARE? KONCEPT  I  VJETËRUAR           


       

 

 Më  kujtohet  nje  karikature  miqësore  e  Bujar  Kapexhiut, botuar  këtu  dhe  25  vite  më parë  në  gazetën  e  atëhershme  Drita.Titulli  ishte   kuptimplotë:O  burra,ta  ngulim  sa  më  thellë.Rreth  pemës-laps  të  letërsisë   së  kultivuar  mbështilleshin  kritikët  më  në  zë  të  kohës  dhe  nga  detajet , mjetet  e  tyre  jepej  dhe  fizionimia  e  çdo  kritiku.Kështu , bie fjala ,me  sëpatë  rë  madhe   shfaqej  Koço  Bihiku , me  peshqir, i  qullosur  nga  mundimi  ishte  Razi  Brahimi ,me  nje  kreher  në xhep-Dalan  Shapllo , me një  gomë  dhe  çantë  shkolle  vraponte  Bashkim  Kuçuku ,me  nje  brisk  rroje të  hollë  Xhezair  AbaziThuajse  çdo  kritk  kishte  veçantinë  e  tij, të  cilën  lexuesi  e  haste  në shkrimet,vlerësimet  për  veprat  e  botuara.    Tanimë  që  ka  kaluar  mëse  një  çerekshekulli  nga  botimi  i  asaj  karikature,tashmë  kur  po  bëhen  thuajse  20  vite  që  talenti  letrar  i  popullit  tonë ka  shpërthyer  fuqishëm,  në  një  kohë që  veprat  e  botuara janë  dhe  më  të  shumta  se  buka  në  dyqane,kur  po  provohet  e  shijohet  aq  thelle  demokracia  e  të  shprehurit,  kur  së  shpejti  do  të  nisin  revoltat  për  akademinë  suedeze  të  Nobëlit ,e  cila duhet  të  përqëndrojë  vëmendjen  nga  Shqipërid he  për  çdo  muaj(si  fillim) të  shpallë nga  një  nobelistpra  në  këtë  kohë  të  madhe  kur  në  atdheun  tonë  të  shtrenjtë  po  provohet  se  frytet  e  demokracisë  nuk  maten  me  prodhimin  e  patateve apo  parafabrikateve,të  fabrikave  dhe  kombinateve,pra  vetëm  nga  numri  I  veprave  letrare;tani  sekush  del(sigurisht  ndonje  sockomunist në  thelb),sekush  shkruan:KU 

 

ESHTE  KRITIKA  LETRARE?

  

Të  tilla  kërkesa  janë  krejt  anormale,të  vjetëruara  dhe  jashtë  kohës.Pa  më  thoni:pse  u  dashka  vlerësuar  apo  gjykuar  vepra  e  krijuar  nga   kritikë  profesionistë?Kush  na  garanton  se  nje  kritik  i  vetëquajtur i  tillë nuk  është  xheloz , dashakeq  i  autorit.?A  duhet  mbase  procedura  që  kritiku  ,para  se  të  ulet  të  shkruajë  për  një  vepër, të  betohet  se do  të  mbajë  qëndrim  të  ndershë.Betimi mund  të  bëhet  para  presidentit  të  republicës, para  kryeministrit ,para  kryetares  së  parlamentit, para  10  kryetarëve  të  shoqatave  të  shkrimtarëve(të  apo  jo  të  vetëshpallura nga  klasa  punëtore apo  intelegjencia).Betimi  duhet  bërë  dhe  para  autorëve  të veprave,romanciereve , poetëve,dramaturgëve ,por  kurrë  para  njerëzve  jo  seruiozë ,ku  futen  humoristet ,comedianët ,humoristët  popullorë  e  të  tjerë të  këtij  takëmi.Pas  këtij  kalvari  betimesh(me shpenzimet  përkatëse të  ngarkohet  kritiku  dhe  shkrimtari) kritiku  duhet  detyruar  me  pahir  ta  lexojë  veprën,jo  siç  ka ndodhur  së  shumti ,kur  jepen  gjykime pa  u  lexuar  fare  krijimtaria.    Ka  dhe  një  arësye  dhe  më  të  fortë  që  të  shpie  në  konkluzionin  e kotësisë  së  kritikës  letrare.Kështu,në  kohërat  moderne  letrare  që  kalojmë  ne  shqiptarët gazeta  e  revista  të  mirëfillta  letrare  nuk  ka.Ndonjë  supplement, sado  I  realizuar  është  fare  pak  të  përballojë  këtë  begati  krijuese.Por  për  novatorizmin  e  krijuesve  tanë kjo  nuk  përbën  aspak  ndonjë  shqetësim.Ashtu, me  një  kthesë  të  embël(e  ashtuquajtura  diplomacy  letrare) ka  ditur  të  depërtojë  dhe  ne  gazeta  e  revista  serioze  politike.Shkrimtarët  e  famshëm  nëpërmjet  intervistave  të  shumta ,pa  shpenzime  të  mëdha dhe  padyshim  me  competence  te  plote,përshfaqin  saktazi  vlerat  e  larta  të  krijimtarisë  së  tyre.Vetëm  para  pak  ditësh lexova  në  një  të  përditshme  serioze  intervistën  e  një  nobelisti  të  pashpallur  që  për  dy  vitet  e  fundit  ka  botuar  11500 faqe në  prozë, 3873  faqe  poezi  dhe  34563  publicistikë.Po

 citoj  në  ligjëratë  të  drejtë  një  fragment:Me  krijimtarinë  time  kontemporane  është  e  sigurtë  që  qëndroj  mes  Tokës  dhe  qiellit, pa  përfillin  ligjin  e  vjetëruar  të  Njutonit.Thomëni , a  ka  kritikë , a ka  Bielinski  apo  Finkelshtajn  të    arrijë  në  këtë  silogjizëm  letrarofilozofik? Paçka  ngjan  paksa  si  meshë, por  kjo  shpreh  ndihmën  që  japin  shkrimtarët  e  mëdhenj , aq  të  shumtë  në  mëmëdheun  tonë,që  sduan  të  lodhet  populli  të  dielave  të  meshave, por  ashtu  shtrirë në  divanet  e  rehatshme ,  të  lexojë  autorët  e  mëdhej  faqe  për  faqe    Me  sa  thame  dhe  plot  arsye  të  tjera  që  mund  të  shtoj  demokratikisht  secili, a  nuk  vijme  në  konkluzionin  që  kritika  letrare  është  një  koncept   i  vjetëruar? Kritikë letrare  të  mirëfilltë? Harrojeni!                                               

12 Mars 2008

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page