top of page

Vaid Hyzoti: Biri i Kurvës



(Arkiva Fjala e Lirë, Londër, (e enjte, 15 janar, 2009 09:46:20 GMT)

 

-Tregim-

Nga Vaid Hyzoti

 

 

 

Ai nuk ishte si cdo dhëndër i ri.Ndonëse flokët i kishte me brilantinë,kollaren ngjyrë tulle që vec një kontrast të lehtë bënte me kostumin në bezhë të ëmbël.Por thinjat tek favoritet ,barku paksa i kërcyer ,serioziteti që qëndronte normal në fytyrën e tij,flisnin për një moshë tashmë të kapërcyer paksa ,ndoshta rreth të pesëdhjetave.E pra ky plak vinte të merrte nuse .S'kishte shumë krushq:Një grua tjetër e priste në makinë ;si duket motra e tij më e madhe ,halla,a ku ta dish...E kë donte për nuse ,me kë do lidhte kurorë ?...Zemra s'ia thoshte ,me nënën e tij ,me mamanë e bukur të Tores.

Vetëm një natë më parë kishte telefonuar në shtëpi.Kishte kërkuar"për një kafe"babain.-Ti hajde të kthejmë një gotë në shtëpi -e kishte ftuar babai.

Tjetri si duket kishte kundërshtuar dhe babai u vesh shpejt e shpejt duke dhënë porositë e përhershme .

-Po dal të pi një kafe me doktorin dhe kthehem shpejt.Kujdes silluni mirë me mamin,-dhe tërhoqi derën.

Sapo përmëndi doktorin Torja u nxi.Ai ishte (mos,o zot)dhëndërri ,burri i mamasë së tij,"burri" i Thëllënzës do të thoshte më pas Mexhitja e Meremja sapo të merrnin vesh se cdo të ngjiste.Pse jo,mund të thoshin dhe për Toren se qënka "biri i kurvës që përlau doktori".U ngrit e shkoi në guzhinë.E ëma ,që zakonisht këndonte nën zë sa herë gatuante apo lante enët ,sonte ishte tejet nervoze.E pa vjedhurazi mamanë por nuk i erdhi keq për të .Si mundet t'i verë brirët babait?Babai që bëhej i sertë me Toren e të vëllain vetëm kur këta kundërshtonin,s'i bindeshin të ëmës?Vallë cfarë po i thoshte tani doktori babait?"Unë dhe Thëllëza kemi kaq vite bashkë në punë.Unë doktor dhe ajo infermierja më e mirë...Dhe jo vetëm se punojmë bashkë por..."E c'mund të thoshte babai?Ta godiste,ta fyente,ta cirrte në fytyrë të pabesën,,që me dhjetra herë kishim shkuar e ardhur tek shtëpiia e njëri-tjetrit?Eh,me

vjen keq për babain.Ka një javë që po provon të lerë duhanin dhe lëviz nëpër shtëpi sa nga një dhomë në tjetrën.Do të lerë duhanin se javën tjetër mbyllet dhe shkolla,ku unë mbaroj maturën dhe do të nisem për Amerikë.Na doli llotaria.Babai që hezitoi në fillim ,tani thotë se është mirë në Amerikë se ka shtet dhe unë meqë di mirë anglisht mund të filloj njëherësh në Universitet.Do të bëhem me diplomë amerikane dhe i thënkam jetës "tungjatjeta"...Babai që thirri për darkë doktorin dhe familjen e tij për t'i blerë një mendje nëse ia vlente të shkonin në Amerikë.Kishte shkruar dy-tre herë ,kishte trashëguar një pasuri modeste me gjyq ,si dhe kishte të drejtën të jetonte atje .Dhe doktori ja preu babait:-Nëse mendon ca për fëmijët ,Amerika është lule ,në mendon vetëm për vete -rri këtu.Dhe babai i besonte doktorit se ai ishte i ditur dhe i shëtitur...Thua doktori t'ia mbushte mendjen

mamasë që të aplikonte Llotarinë?Se e donte me vete Mirë babanë që e paske urryer fshehtazi,por ne ,mua dhe vëllain,na gjeti në rrugë?Edhe ne na urren?Babai është babai jonë i vërtetë?Se përndryshe si shpjegohet.....

Torja e kishte ndot ta kujtonte dhe me vete:-Në pushimin e madh se si iu dha të shkonte deri te poliklimika.Iu deshën ca para dhe si gjithnjë shkoi t'i merrte të ëmës.trokiti në derën e doktorit dhe instiktivisht uli dorezën.Nuk kishte pacientë.Në një karrige ulur përballë doktorit ,brinjazi nga dera ai pa të ëmën...Gjoksin e majtë e kishte zbuluar dhe doktori po ia prekte me dorë.Doktori...Kishin harruar derën hapur...S'u bëri përshtypje kërcitja e dorezës,vetëm doktori,autoritar ,si gjithnjë ,thirri:-Nuk e sheh jemi të zënë .Ishte i zënë pushti...Tërhoqi derën fort dhe fluturoi shkallëve .e ëma as që kishte kthyer kokën,madje dhe doktori më duket s'e kishte parë .Shkoi në shkollë tërë nerva .Kishte provim në lëndën e anglishtes.Si duket ishte cehrzbetë se mësuesja e pikasi :

-Hektor ,mos je i sëmurë>

-Kam shumë dhimbje kokë mësuese...

-Mund të shkosh,për ty e kam përcaktuar notën,- I foli me dashamirësi mësuesja.

Mori të dilte,kur Sefedini e kapi për mënge:

-Bir kurve je.Hiqesh i sëmurë që të mos bësh provim....

Torja s'ia bëri të gjatë ,por ia veshi me grusht ..Mësuesja u shastis ,Torja ,i qeshuri,nxënësi më i mirë dhe i edukuar,Torja..E mblodhi disi veten,se ndërsa Sefedini e kërcënoi se do t'ia paguante i tha mësueses:

-Më fal zysh ,por më shau....

Doli,por këmbët nuk po e conin në shtëpi.Të kthente në fabrikë e t'ia thoshte të atit?E si mund të fliste më babain?Si mund t'ia thoshte se cfarë kishte parë me sytë e tij?Shkoi u shtri në dhomë pa ngrëne.Kishte dëgjuar nga babai se duhani e ndihmon për të hequr stresin.E ku të gjente një cigare ,se babai po provonte ta linte dhe një paketë që mbanin gjithnjë për ndonjë mik,e kishin hedhur në plehra.Doli në oborr dhe gjeti një bisht cigareje të sapo filluar.Si duket ishte cigarja e fundit që kishte pirë i ati para se ta linte.Nisi të pinte ,por u mbyt nga kolla.Po e pinte në oborr.Thoshte se ishallah kthehet babai dhe ta gjente duke pirë duhan.Le t'i bërtiste por do të gjente së paku sebepin për t'i thënë gjithcka.

I ati erdhi vonë,në të njëjtën kohë me mamanë.dukeshin të ngrysur.Si duket qënka e vërtetë.Mamaja ia ka thënë se duhet të bëhet nusja e ardhëshme e doktorit.Ja,babai kishte blerë paketë dhe rifilloi të pinte.Nxinte më shumë se tymi që nxirrte me shtëllunga.Edhe ky telefon u desh.Po pse e ftoi doktorin të vinte në shtëpi?Kishte dëgjuar se ka gra shemra ,po burrat që kanë vetëm një grua të përbashkët si quheshin?Shemraxhinj?

Dera kërciti dhe babai nervoz thirri mamanë :

-Bëhu gati,do të shkosh që sonte në Tiranë.Doktori më tha se për gjysëm ore vjen ambulanca.Doktori do të vijë me ty.....

Si?Edhe babai ia paska dhënë llafin ?Si duket se ka ditur më parë që vendosi ta heqë qafe kaq shpejt.E megjithatë ,për tu besuar hamendjeve të tij,kishte pyetur me një fije zëri:

-Pse do të shkojë në Tiranë?

-Sec ..kanë një...seminar me këto të punës...u ngatërrua babai-por ti do të më bësh bukën gati për punë ,se ty të jepet ,-dhe i ati e kish puthur në faqe.

Iu dhimbs babai.S'kishte si t'i thoshte të vërtetën,i vinte rëndë.Toren,edhe sikur ta pyesnin,e kishte vendosur që të rrinte me të atin.Nënën ,që më parë i dukej se e kish dashur shumë ,kishte filluar ta urrente.

Ambulanca erdhi dhe doktori ishte ulur në vëndin e parë.E ëma doli shpejt e shpejt me një cantë në dorë.Torja as që doli ta përcillte.Kur e pa që ajo e kishte hazër cantën ,kuptoi se ajo ishte përgatitur të ikte.Babai e përcolli deri tek makina dhe atë natë tymosi deri vonë.C'ishte ky tersllëk vetëm një javë para se të niseshim për Amerikë?

Kishte dëgjuar të thoshin se gruaja e mirë ia zbardh faqen burrit...Po gruaja e keqe?Ja,bëri babanë të nisë prapë duhanin..Sa donte Torja të shkonte të përqafonte të atin ,por ai ,kur ishte i mërzitur ,bëhej kaq i sertë...

Të nesërmen u hoq gjoja kish harruar dhe pyeti përsëri babanë ;

-Mami nuk ka ardhur ..

I ati lëshoi një ofshamë :

-Hektor,je burrë tashti.Për cfarëdo që mund të ndodhë unë të dua në krah.Ishallah...-babai e preu fjalën dhe u mbyll .s'mund të pyesje më tej.

Në shkollë Sefedini donte të merrte hak,ndaj e kërcënoi në sy të të gjithëve:

-Do ta përndrydh kokën si zog kurve...

Ndërhynë i ndanë sërish.

Nëna erdhi pas tre ditësh.Desh të puthte Toren,por ky iu shmang.Babait iu kthye hareja.Si ishte e mundur të duronte turpin?Vetëm tre ditë e mbajti "burri" i ri dhe e kthehu në gjini?

-Me një fjalë tani unë duhet të lë përsëri cigaren ,ë?Seminari shkoi mirë?

-S'ka më asnjë problem.Bisedoi doktori vetë.Cdo gjë në rregull...

Babai piu nga gëzimi atë natë .

-mos ,ti paske filluar rakinë që duhet të merrnim me vete?

-Na bëre merak moj grua ,thashë se na u dogjën biletat .Vajti Amerika...

Pas tre ditësh u nisënNë aeroport kishte dalë dhe doktori.U takuan miqësisht me babanë ,u puthën në faqe me mamanë.ja aty.. në sy të babait.....e Torja u shmang të mos i jepte dorën.

-Sapo të vini telefon në shtëpi më merrni e më tregoni numurin e adresën.Do të vij t'ju takoj atje..-tha doktori i përlotur .

Dashka dhe të na vijë prapa edhe në fund të botës.kurrë mos t'i pafshim sytë,turipetull,shahu me vete Torja.edhe kur u nis avioni ata shquan jashtë dritares doktorin dhe menjeherë silueta e tij u zhduk se avioni mori shpejtesinë e ngritjes.T'u zhduktë fara!Shau përsëri Torja.

 

*******

Kishin tre muaj që kishinardhur dhe sikur po i vihej rregullsia e përditshme .Qeratë ishin të shtrenjta ,por me rrogat që merrte babai e nëna në një fabrikë të "Cadillacut"dhe me paratë që fitonte vëllai që kishte gjetur punë si marangoz,cdo gje dukej mirë.Sa i thoshin malësorët ,që kishin vite e vite që kishin rrahur kurbetin :Amerika i kishte marrë me të mbara.Torja kishte nisur pa problene kolegjin për drejtësi kriminale ,me që anglisht dinte mirë.Një ditë e ëma i tha ta conte në spital tek gjinekollogu.I duhej patjetër përkthyes.Formularët ishin të besdishëm,por duhej patjetër t'i bëje hyzmetin burokracisë të letrave .Dhe Torja u habit ,ndërsa duhej të plotësonte historikun e kancerit të gjirit.Po i tha e ëma kam vuajtur ,e kam pikasur pak para se të vija dhe analizat dolën mirë;kanceri ishte mashkull...Nëna shpjegonte për mjekun dhe Torja i hutuar harronte të përkthente.Iu kujtua doktori,babai që

rinisi cigaren ,"seminari" në Tiranë,Sefedini...Nëna shihte sa nga i biri, sa nga mjeku i huaj.

 

"Everything os O.K. iu fiksuan në anglisht fjalët e mjekut ,pasi pa analizat .Si me dorë mamit iu hoq ai trishtimi.Dhe Torja kuptoi gjithshka,Mbase u zbardh kur pas kaq kohësh ai po i përkëdhelej si i vogël.A më kupton nëna?

Doktori kishte thënë se do të vinte në Amerikë dhe t'i takonte.Po sikur ai t'i kishte rënë në të pse hiqej (nuk hiqej,atëhere ishte e vërtetë për Toren),si mund t'i dilte përpara?

Zilja e telefonit binte e binte .Po vinte doktori dhe nëna thërriste që nga kuzhina :

-Tore!Tore!O Hektor!- I tha emrin e plotë .-Hajde jepi adresën në anglisht ,se më duket se këtë gjuhë unë kurrë s'do mundem ta mësoj.....

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page