top of page

Urimi im: Unë e Çamëria


Hekuran Halili


Si sot , para tridhjet vitesh, më 9 janar 1991, një grup intelektualësh dhe patriotësh shqiptarë me origjinë nga Çamëria, depozituan në Ministrinë e Drejtësisë kërkesën për rregjistrimin e Shoqërisë Atdhetare Çamëri, si organizatë , së bashku me dokumentacionin përkatës, si Programin, Statutin etj. Më datën 10 janar 1991, Ministria e Drejtësisë miratoi rregjistrimin e Shoqatës Atdhetare Çamëria, që mbahet edhe data e lindjes së saj. Nder e lavdi nismëtarëve, nder e lavdi të gjithë bijëve e bijave çamë ,që brënda një muaji u organizuam në degët e shoqërisë në të gjitha qëndrat dhe rrethet ku jetonim, prej Konispoli, deri në Shkodër. U desh vetëm një muaj e pak dhe shkuam në Kuvendin e parë, ku zgjodhëm organet drejtuese, me kryetarin e parë, të nderuarin Abaz Dojaka. Të pa harruar ata që u ndanë nga kjo jetë! Nder e lavdi të gjithë bijave dhe bijëve më të mirë që nuk rreshtën e nuk rreshtin së punuari e luftuari për Çështjen e Shënjtë Çame, si pjesë e pa ndarë e Çështjes Kombëtare Shqiptare! Nder e lavdi Çamërisë, Nder e Lavdi Kosovës, Nder e Lavdi Shqipërisë! Plot para tridhjet vitesh shkrova këtë poezi, që ju përshëndes të gjithëve miq të dashur , pamvarërsisht krahinës ku kini lindur. Jemi të gjithë nga pak edhe çamë, se jemi shqiptarë.

Unë e Çamëria I vogël , e dija se Çamëria, ishte diçka e shtrënjtë, që nëna ime e mbante në karsellë, mbështjellë me shaminë e nusërisë. Çdo të diel ajo atë e hapte. Shtëpia na mbushej plotë me aromëra lulesh. Çuditërisht, ne na pushtonte një ndjenjë malli, ndërsa babai atë ditë nuk fliste, por lotonte e psherëtinte... Pastaj, merrte fyellin e i binte. Përherë fillonte me të njëjtën melodi. -Është vajtim për dy vëllezërit e tij, që ja vranë, -na thoshte nëna. Ne dëgjonim e lotonim. Në rini, Çamërinë e ndjeva në ëndrrat e mia. E takova tek era e jugut që vinte nga qafa e Botës. Për ta patur pranë, një faqe mali mbolla me ullinjë... Tani jam burrë. Çamërinë se nxë më dot, shamia e nusërisë e nusë time. Tani, Çamëria nuk është më ëndërr . Tani, ç’do natë ndjej frymën e zërin e sajë. Ç’do natë, vjen e më flet e më thotë në gjumë: -Ja të shkoj unë tek ajo, ja, ajo do shkulet nga vendi, do bëjë këmbë e do vijë tek unë... Tani, unë e Çamëria, s’rrojmë dot pa njëri tjetrin…

28 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page