
Urimet tona të sinqerta e dashur poete!
Merita Kuçi e quan „Një jehonë e bukur në pasionin tim të pabujshëm.“ Daljen në dritë të vëllimit më të ri poetik me titullin „Unë jam Ti“.
Ajo shkruan në rrjetet sociale: „U jetësua vëllimi im më i ri poetik" Unë jam Ti". Uroj rrugëtim drejtë një lexuesi që bën të vetën së qeni unikalitetin për tu ndjerë i vlerë brenda njerëzores. Falenderimet shkojnē për bashkëpunëtorët e botimeve "Fidani", ekskluzivitetin z.Berat Batiu, miqve që ndanë emocionet e një pune të gjatë, familjes sime të shtrenjtë, dashamirësve të poezisë. Tashmë "Unë jam Ti" është aty, si një pjesë e ndërgjegjes sime njerëzore. Poezia, fjala, mendimi, do kohën, çastin. Uroj të gjendet. Faleminderit! Sinqerisht!“

***
Të lexosh "Unë jam Ti" si një libër të shkruar në kushtet e respektit dhe përkushtimit të formuar pafundësisht dhe nëntekstit të individualizues, që shprehet thjesht në këtë paraqitje kërkon përpjekjen më të vogël për të mos harruar se në këtë kontekst është vetë zemra e bukur e autores, si dhe të kujtojmë, se nuk u botua në një kontekst tjetër përveç asaj që paraflet qartë vetë zemra e poetes. Modelimi i këtij titulli shumë domethënës natyrisht shoqërohet me një sërë poezish mjaft të denja për një grua, nënë, edukatore, poete dhe kritike që gjithnjë ka parësore finesën e gjuhës së bukur e të dedikuar me shpirt e me zemër. Urimet tona të sinqerta e dashur poete!
Urime dhe suksese poete! Poezia jeton në frymëzimin tuaj. Jehona në "Fjala lire", shton lexuesit dhe të dashuruarit me poezinë e bukur. Edhe një herë Urime, duke shpresuar në krijim edhe libra të tjerë. Miqësisht!