top of page

Urimet më të mira avokat Baftjar Rusi!


Stili i vlerës dhe mirrënjohjes së Av. Baftjar Rusit

 

Pse u gëzova dyfish për Baftjar Rusin? E kam njohur në kohë të vështira në Ostren të Madh, kur bashkë punuam në atë fshat, unë mësues i ri në shkollën e Mesme të Bashkuar „Elez Koçi“ dhe ai një nga kuadrot e rrinj që i kishin dalë Bujqësisë në krah në ato vite. Punonim, jetonim dhe argëtoheshim pasditeve bashkë në mjaft raste me të rrinjtë në atë fshat. Dhe Baftjari, ose sikurse i thërrisnim shkurt ishte „djali që lëshonte mjaltë nga goja“. Dhe në atë kohë më ngjante me një të ri tejet të edkuar e të disiplinuar. Kështu pas shumë vitesh në Tiranë e takova sërrish. Moshë tjetër por i njëjti Njeri. I njëjti intelektual, edhe pse tashmë kishte drejtim tjetër në jetë, pas shumë kualifikimeve dhe studimeve profesionale. Dhe tek Bafti ndjeva atë që kam vënë re tek universi…

Kam vënë re se universi e do mirënjohjen. Sa më mirënjohës të jesh, aq më shumë të mira merr. Me „të mira“ nënkuptoj jo vetëm gjërat materiale, por edhe të gjithë njerëzit, vendet dhe përvojat që e bëjnë jetën të vlefshme për të jetuar. E dini sa mrekulli ndihet njeriu kur jeta e tij është e mbushur me dashuri, gëzim, shëndet dhe kreativitet, kudo ku gjen dritë jeshile dhe gjen vende parkimi. Kështu është projektuar jeta jonë. Universi është bujar dhe bujaria i pëlqen të vlerësohet. Ndaj jo më kot e pashë në krah të tij sot dhe Kryetaren e Bashkisë së Bulqizës, znj Festime Mjeshtri, një zonjë që po ia ndryshon faqen institucionit që drejton.

Me këtë rast mendoj se vetë bujaria dhe mirrënjohja e thellë intelektuale e kanë bërë Avokatin Baftjar Rusi të jetë jo thjesht një i vlerësuar por mbajtja e titujve të merituar „Misionar i Paqes Botërore“, „Ambasador Nderi“ si dhe „Medalja e Artë „Urdhëri i Misionarit të Paqes Mahatma Ghandi“ e mbajnë më lart vlerën e tij duke e renditur në hierarkinë e personaliteteve më me vlerë. Dhe ai sikurse e kam njohur është mirrënjohës, se ai vjen nga vetë mirrënjohja. Ai ka mësuar shumë nga jeta, praktika, shkolla, dhe shërbimi. Ai mëson përditë e më shumë nga angazhimi. Ndaj mirënjohja e tij na sjell diçka tjetër për të cilën duhet të jemi mirënjohës.

Është mirë të jesh mirënjohës edhe për mësimet e nxjerra. Dhe kështu me këtë model vetë ai nga larg na tregon se ne s'duhet të ikim nga mësimet, edhe kur ato janë thesare të vogla. Kur mësojmë prej tyre, jeta jonë ndryshon për mirë. Tani jam i lumtur sa herë që shoh një anë të respektuar të personalitetit të Baftjar Rusit. Do të thotë se ai nuk është thjesht një meritor, por një vlerë e merituar e një rruge të gjatë.

Le të urojmë këtë udhë të mbarë të këtij Njeriu me vlera, me një ndjesi të madhe mirënjohëse, e tejet mirënjohëse... për të gjithë! Urimet më të mira avokat Baftjar Rusi! Ai është vetë stili i vlerës dhe mirrënjohjes së Av. Baftjar Rusit.

26 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page