UNË PRISJA TË VIJE
Mbështetur parmakëve të vjetër të dritares,
Unë prisja me ankth të vije ti.
Jashtë binte shi i sertë
Vetëtinte diku
Diku gjëmonte...
Unë prisja e lagur prej mallit
(thellë kraharorit tulipanë të kaltër
kishin nisur te lulëzonin )
A thua do të vije?
Fytyra jote shpirtin tim të ndriçonte...
Shkruaja emrin tënd mbi avuj pritjesh
Me frymë krijoja yje e drerë,
ëngjëj të vegjël me krahë
Të të mbronin ty
Dreŕët të tregonin shtegun e bardhë.
Dëgjoja, hetoja
klithmën e çartur të zemrës sime.
Vallë a do të vije?
Jashtë demonët e shiut
të pamëshirshëm nxitonin të të ndalnin,
Ngrinin kurthe këmbëve të tua
për të penguar ardhjen tënde
Unë prisja
Një çast më parë
Një minutë më shumë
Mbi xham vizatoja kryqe e rrathë me gishta
Hapja shtigje, krijoja udhë
rrëzoja mure e kurthe
Sa pritja m'u qep syve,
sa pritja m'u bë yll...
תגובות