Unë nuk dij…
Huti ikjeje në moshë
Unë nuk dij se ç’ndjesi krijon fërferitje e fundit të të dashures
Ashtu, nga një tjetër gallaktikë vie e nuk gjej metaforen ta them
Unë nuk dij ç’të mendoj tek më përpinë me shikim një grua tek një market:
Nëse bëri merak /ani tek mua!/ në një çast tregtimi, nëse më do për një intimitet bisede a nga dridhje të hikur zemre
Unë nuk dij ç’do të thot zbulimi nga djallëzi i erotices të të brëndshmeve nga një grua
Ato të lëmuarat këmbësh , ato që më lartë iskonisht ndezin zjarrë pasioni e ti bënë një hap t’pamatur.
Nuk di se nuk mu dha të mësoj si dikur alfabetin e Morzeut.
Këto finesa erotike që duken në çast aqë në sy, e përfundojnë në cep-kudo, pa cipë
Nuk dij nga kohërat e mija që të panjohur, të ulemi tek kafiteria e tek pijmë espreso,
bëjmë një ledhatim të këndëshem e themi fjalë dashurie
Për të ngritur deri tek kulmi ndjesi erotike e më pas, vishemi si për punë rutinesh zyreje,
e ndahemi sikur t’mos ishim njohur kurr.
Nuk i dij këto e të tjerat se shihja të tjera pamje.
Disi, s’i kishim ligjërim mësuesi.
Bile, bile si kishim as të praktikes.
Ne, disi ishim të kodit, të adeteve, ndërhyrësve autoritet në ujdisje dashurie.zënte
Disi idealista, disi me hap që s’e zënte në kohen.
Dashuronim vajzen nga maje muri, nga qoshka të fshehura rruginash e letra kaligrafike të gjata me zemer vizatuar tek fundi.
E unë, e unë
Ardha nga një kohë e tillë
Kohë vrapesh theqafshe, kohë provash qëndrese
Kohë provash se ndryshimi kot kishte zënë vend në mendje lugetrish.E ata, ata në gjumë arushi, kishin ngecur tek një pikë verbërie
Tek pika e ëndërrallave të së keqes dhe sikur ti-mbërrijtjen tek caku, e merrnin përrallë Ezopi
E unë e shihja në qeshje, kisha ngulit në vend si një shkëmbë pa mend.
S’e mendonin naifet se jam fuqi zoti që përmbys dhe një bjeshkë
Ardha nga kohë mohimesh, të ndrydhjes se isha vetem nëpërkëmbes i mërzitshëm
Se dhe dukjen nuk e kisha të duhur, se jam nomad pa vendqëndrimin e ngulmtë e duhet zhbërë atë pak identitet
Se i palidhur për token s’gjejë rehati e fat tjetër, ashtu i shkriftë, i zi veç nën strehë të huaj,
Ardha nga një kohë kur nata nuk ishte dhanti pushimi nga Zoti
Por, skeptakel pa fund i coptimit të trupit të shpirtit tim, n’imagjinaten time vërshelluese.
I ndjekur me kamxhik, i lënduar me kundak, i përzenë me armë, mendërisht i nënvleres, një njëri që dhe në pamje nuk ka dukje te tillë.
Por... por…unë, unë, i fuqishmi që i jep shëmbëll botes, jam gallë! Dhe i fortë jam!
Dhe jam aqë gjallë, dhe kam fuqi aqë, dhe i mençur jam, sa do bëjë jetë ëndërrallen
Për aqë sa do jam sa tjerët, për aqë sa jam si tjerët dhe për aqë sa do jetë bota.
E më falni ju poetet e rinjë se nuk di leksionin e metaforave, figurave stilistike, pispilollosjeve poetike, frymezimeve te shkurta dhe atyre nyancimeve që i sheh sy i prajtë e mendje e qetë
Me falni që s’ma do të bëjë një poezi e cila më ikë nga vitet e largëta e ,më këthen në disponimet tuaja.
Poezi me puthje te embla, ledhatime shqetësuese, kapercime gishtash neper trupin sall ndjesi.
Tjera bubullima, tjera rrëmuja, tjera pëprplasje: tjera synime me enden mendjes. Më kohen, të tëren
Dhe tek brofi naten nga gjumi I frikshëm bërtas: ,,oh, c'tmerr!
Do me vrasin!
Sa do dëshiroja….sa kënaqësi t’isha pjesë e botes suaj-e pas ëndërrallat vrastare, të hap syt e të them:-jetë lirie është kjo“
Comments