top of page

UNË DHE ANDRA


UNË DHE ANDRA

Nga Flora Peçi


Në Tetovën e bukur u mirëpritëm nga miqtë tanë tetovarë e që u jam mirënjohëse për një pritje aq të ngrohtë.



Me ne ndau kohën e saj edhe Andra, e bija e Zeqirja Dhe Zejnepe Rexhepi e cila me pjekurinë e saj u përpoq të na e dëshmojë se është e lumtur që është në mesin tonë.Asnjë çast nuk u nda nga ne.Dikur mbase vërejti lodhjen time dhe më pyeti: - Ke gjumë? -Po, i thashë për ta shikuar reagimin e saj. Nuk u hamend fare,ma kapi dorën dhe më tha: - Eja fli te ne! - Po ku? - e pyeta. - Në shtratin tim,më tha e buzëqeshur dhe shkoi vrap te nëna e saj ta kërkonte çelësin e banesës. Zot! Një fëmijë i padjallëzuar donte të ma zbuste lodhjen time! Sa madhështi! Po sa mirë e ndjeva veten në atë çast! E imagjinova veten në shtrat të Andrës dhe lodhja iku. I thashë duke e përqafuar se s'kam më gjumë,se më iku.Dhe vërtet ndjeva relaks nga fjalët e saj befasuese për moshën që e kishte.Nuk harruam të bënim edhe foto dhe në ndarje, ajo na përshëndeti nga vetura,derisa u zhdukëm në kthesë. Andra më mbushi me ëndrra për mirësinë njerëzore! Një fëmijë, një engjëll...

23 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page