top of page

UNE, PERANDORI, I PERANDORISË SË GJELBËR


Thani Naqo

UNE, PERANDORI,

I PERANDORISË SË GJELBËR


Nga Thani Naqo


Zhytur jam në jeshil livadhi,

Aromë lulesh dhe freski ahu.

Poleni më pudroi dhe me spërka nektari,

Nën një tumbë fierishtash mbeta tulatur.

Pop-pop-pop-pop, reh shputat pas truallit,

Lepuri i egër, syvëngërosh.

Le të më shtypin ortekët e mallit,

pop-pop, hop-hop, pop-pop!

Mbi krye kam qiell krejt të gjelbër,

Ndjehem perandor i Botës me Klorofil.

Këtu s'ka komunstë të më shohin vëngër,

Me brirët e turpshëm më këqyr një kërmill.

Ç'ë se bie shi, ç'ë se bie breshër,

E ç'ë se shtron dëbora e bën kallkan?

Me dhe i mbulon vezët një hardhucë e një breshkë,

Më spërkati, bre, breshka, me shurrën e bardhë!...

S’ shoh presidentë, as kryeministra,

As parlamentarë, as buzëqeshje djallëzore.

Gushëkuqët vocërrakë thurin kanistra,

Vargan’ i milingonave zënë për dore.

Me perandorinë time mburrem e krenohem,

Dirigjoj simfonitë e thëllëzave dhe bilbilave.

Në Hotelin e Fierishtave të fle e mos zgjohem,

Gjersa t'më zgjojë M’e Bukura e Dëshirave!

Pop-pop, sërish, reh shputat pas truallit,

Lepuri i egër, syvëngërosh.

Le të më shtypin ortekët e mallit,

pop-pop, hop-hop, pop-pop!

Koria e Florës, Ziçisht, 2006 - Largo, Florida 2019

21 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page