Vullnet Mato
UJË PAK DHE UJË SHUMË...
Ujë pak dhe ujë shumë,
qyteti thahet dhe mbytet në lumë.
Ujë i pijshëm dhe ujë i mbytshëm,
kur do burojë premtimi i arritshëm?
Qyteti i vërtetë, s’do fjalë sa një det,
s’do ekrane dhe fluturime mbi retë,
por shumë burime dhe kanalizime,
të bëhen çdo ditë, me planifikime.
Qelbet djersa e njeriut në verë,
si nuk ndodh në vende të tjerë.
Në dimër shtëpitë dhe orenditë,
hanë të gjithë paratë, në një ditë.
Më tej fusha, të mbjellat e bagëtia,
kur do sigurohet, kjo fshatarësia,
nga lumi dhe deti që sjellin retë,
të punojë e qetë, në prodhimin e vet?
Qielli hedh gjithmonë rrufe dhe shira,
nuk hedhin misër dhe grurë për zyra.
Retë hedhin përherë përrenj për rrugët,
nuk hedhin për njerëzit bukë e qumësht.
O zyrtarë qejfesh e qeveritarë sherri,
punët nuk i bën pula, lopa as derri,
shihni hallet që ka qyteti dhe katundi,
se vjen koha, t’u marrë dhe juve lumi!...
Komentar