Urim për ditë lindjen
Miku ynë Viron Kona
Po e nis këtë libër album me një urim të bardhë për mikun tim Viron Kona, i cili më 24 qershor 2020 mbush plot 70 vjeç: Ta gëzosh ditën e lindjes, miku im!
Qofsh ngahera i qeshur dhe i lumtur së bashku me familjen tënde të mrekullueshme!
Urime për shëndet të plot dhe krijimtari të frytshme, për të arritur objektivin e premtuar të 101 librave.
Gëzofsh dhe njëqind pranvera të lumtura! Miku yt Bashkim Saliasi
Udhëtim në vite
Pandemia COVID 19, përpos pasojave solli dhe risi në mendjet e krijuesve, sikurse edhe tek mua. Mendova që, për 24 Qershorin, ditën e veçantë për ne miqtë e shkrimtarit, mikut tonë nga Vlora, me banim në Tiranë, zotit Viron Kona, t`i bëj një urim të veçantë, ndryshe nga vitet e tjera.
Mendja më shkoi te ky Libër album, kujtesë në vite, të cilin, sa herë që Vironi t’a shfletojë, të “bisedojë” me shokët dhe miqtë e tij, të sjellë në përfytyrim bisedat dhe takimet e këndshme, duke mos u shkëputur për asnjë çast nga kujtimet dhe mbresat me ne, shokët dhe miqtë e tij të shumtë.
VIRON KONA
Një det i thellë, i shtruar,
Herë me valle, e herë me dallgë,
Përplaset në brigjet e kohës sonë të ngurtë,
T’a zbusi, t’a bëjë më të lëmuar, më të butë.
Vetëm unë ia di thellësitë e vërteta,
Unë ia njoh dhe zemërimin e egër,
Ai rritet para nesh si vet jeta,
Inat s’e ka askush e s’flet shtrembër.
Bashkë e ndajmë kohën përgjysmë,
Njëri-tjetrit më tepër i japim se i marrim.
Mes detit, Vironit dhe meje s’ka krismë,
Klithmat, plagët e jetës mbi supe mbartim.
Viron Kona, një det i gjerë me dashuri,
Në s’di not kurrë s`e njeh thellësinë e tij.
Thellësitë janë të frikshme, të kaltra,
Brenda vetes fshehin thesare të arta.
Bashkim Saliasi
MIKU QË MË GJENDET PRANË
I qeshur ngahera dhe i pa përtueshëm, ngrihet nga karrigia e punës dhe me dashamirësi të fton për kafe. Në kafe, me Vironin koha fluturon shumë shpejt. Pas përshëndetjes së zakonshme, ai hyn drejt e në temë, tek letërsia, atje ku ka shpirtin ai, por edhe ne.
SI U NJOHA ME VIRON KONËN?
Nga biseda që zhvillova me Hajri Kapllanin për një artikull, që bënte fjalë për zhvillimin e një ore ekskursioni, ai më rekomandoi që të shkoja te gazeta “Mësuesi” dhe të takoja Viron Konën.
Në katin e parë në hyrje të Ministrisë, një zotëri më drejtoi për te zyra e redaksisë. Trokita dhe pa pritur përgjigje hyra brenda.
-Përshëndetje, - kërkoj Viron Konën, por nuk e njohë se cili është?
-Unë jam Viron Kona..., nga Vlora, - bëri shaka ai.
U ngrit në këmbë dhe, gjithë mirësjellje, më ftoi të ulesha. Pas përshëndetjeve të rastit, më pyeti se si mund të më ndihmonte.
-Kam shkruar një artikull për gazetën “Mësuesi’, por, nuk di në se kam arritur të them diçka.
Vironi më pa në sy dhe tha:
-Si fillim, dëshiroj të prezantoj me kolegen e zyrës, Vjollca Spaho. E ndërsa u përshëndetëm përzemërsisht me znj. Vjollca, Vironi klikoi ruajtjen e materialit që kishte në dorë.
-Nuk do të mërzitesh sa t`i hedh edhe një sy, pastaj dalim e pimë nga një kafe.
Si thua?
Isha ulur në krah të tij dhe ndiqja me përqendrim e vëmendje, thuajse i tensionuar leximin që ai i bënte artikullit tim. Shikoja ku ai ndërhynte për të ndrequr ndonjë gabim ose fjalë dhe ndihesha i emocionuar.
Pasi mbaroi leximin dhe korrigjimin, Vironi printoi artikullin dhe me shumë dashamirësi e me një buzëqeshje që i buronte nga thellësia e shpirtit, m`u drejtua:
-Tani, shkojmë e pimë nga një kafe.
Duke dal te dera, tha:
-Artikullin e ke shkruar bukur, por, për t`i dhënë më shumë gjallëri, na duhet ta shoqërojmë edhe me ndonjë fotografi që pasqyron veprimtarinë për të cilën ti shkruan. Si thua?
-Me kënaqësi, - ia ktheva, - kam shumë fotografi nga ekskursionet që kam zhvilluar me nxënësit në zonën e Valiasit.
-Bukur, - u shpreh ai dhe vijoi: - Fotografia është pamje e jetës dhe e mjedisit që ti pasqyron. Kur është e duhura, ajo bëhet natyrshëm pjesë e artikullit dhe ngjall emocion.
Kisha kohë që kisha filluar të fotografoja ekosistemet livadhore, ujore, malore, kodrinore. I përdorja ato në klasë, për të ilustruar temat mësimore.
Ditën e dytë, pasi mbarova punë, shkova drejt e në redaksi për të çuar fotot.
Ishte hera e dytë që takohesha me Vironin dhe, dukej sikur njiheshim prej shumë vitesh më parë. Më priti përsëri me dashamirësi dhe, pasi i dorëzova fotot më ftoj përsëri për kafe. Duke biseduar, më tha:
-Dëgjo Bashkim, ti ke stilin tënd, formimin kulturor dhe profesional dhe i di gjërat, por, kur i qëndron besnik përvojës dhe realitetit dhe i sheh ato në zhvillim të përhershëm, ta dish, ke më shumë sukses. Sidomos kur shkruan edhe me frymëzim, por, pa fluturuar.
Jeta në shkollë të ofron shumë episode, tema dhe mundësi shkrimesh, është një jetë e gjerë, por edhe e thellë nëse “zhytesh” brenda saj, nëse je i vëmendshëm dhe trajton bukur ato anë që janë edhe më të rëndësishmet, për mësuesin, për nxënësin, për komunitetin.
Ka një mijë e një gjëra që duhen shkruar brenda shkollës, për atë që përkushtohet ato janë pa fund....
E dëgjoja me vëmendje dhe, rrallë herë, kur ai rrufiste kafen, e pyesja për ndonjë gjë të veçantë.
-Unë s`jam i nivelit që të jap këshilla, - më tha ai me modesti, - por mund të them ato që kam ndjerë apo ndjej vetë kur nis e shkruaj. Mendoj se duhet lexuar shumë, por edhe duhet mbajtur shënime të vazhdueshme për gjithçka që të bën përshtypje. Ke kohë apo s`ke kohë, hidhi ato që mendon, ndjen dhe përjeton, pastaj gjej edhe kohën për t`i përpunuar. Por, hedhja e parë ka shumë vlerë. -Heshti një çast dhe vijoi:- Gjithsesi, njeriu e di vetë punën e tij, çdo kush formimin dhe stilin e tij, këshillat nuk janë gjithnjë të dobishme. Ti je vetvetja, je origjinal në artikullin që ke sjellë dhe kjo ka shumë rëndësi. Aty duket se ti e do me shpirt shkollën, nxënësit, i respekton kolegët, por do shumë edhe natyrën dhe këtë dashuri e admirim duket që përpiqesh t`ua frymëzoshë edhe nxënësve. Në artikullin tënd për eksursionet në natyrë, ndjen lëvizje dhe gjallëri, atje ka dritë dhe ngjyrë, është i prekshëm, me lëng jetësor dhe tërheqës si për nxënësit dhe për lexuesit. Duke e lexuar unë ndjeva dhe përfytyrova stinët, hapësirën e blertë, qiellin dhe dallgët e detit, tokën e begatë, jetën, njerëzit që lëvizin, zogjtë që fluturojnë, pemët që çelin lule, barin që rritet...
U shkëput një çast, buzqeshi dhe tha:
-Duket se mua më ke frymëzuar me artikullin tënd, shpresoj që ky artikull të ketë efekt edhe te lexuesit...
Po thuajse e kisha harruar artikullin që kisha çuar për botim në gazetën “Mësuesi” dhe isha zhytur në një temë studimore në laborator mbi “Diversitetin dhe biodiversitetin e botës së gjallë në Valias”, kur dëgjojë zilen e celularit.
Hapa telefonin dhe dëgjojë zërin e Viron Konës.
-I dashur Bashkim, artikulli juaj, u botua sot në gazetën “Mësuesi”. Kur të mbarosh mësimin, ktheu në redaksi të marrësh gazetën. E falënderova dhe qëndrova në pritje të mbylljes së bisedës me të.
-Je i mirëpritur në redaksi dhe, urime. Shkrime të tjera, edhe më të bukura ! - më inkurajoi ai.
Midis emocioneve të forta që ndjeva, kur mora vesh se artikulli im u publikua në gazetë dhe, me një zë që më tradhtonte nga emocionet e brendshme që përjetova, e falënderova Viron Konën dhe i premtova, se kur të mbaroja punën, do kthehesha në MASH të merrja gazetën.
Mezi prita të mbaronte ora e fundit dhe të shkoja në redaksi. U nisa dhe mbërrita me një frymë. Vironi dhe Vjollca më pritën me dashamirësi dhe, pasi më uruan edhe një herë, të dy më ftuan për kafe.
Nga ajo ditë, u bëmë miq të ngushtë dhe, nuk kishte javë që mos të takoheshim së bashku me Vironin.
Gazeta “Mësuesi”, u bë shkak që të takohesha edhe me shokun tim të shkollës së lartë, pas 29 vitesh.
Nuk kishin kaluar as dy ditë nga botimi i artikullit, kur një mëngjes, më ndalon një vajzë e klasës së VIII –të , të shkollës Valias, ku unë jepja mësim dhe m`u drejtua me fjalët:
-Mësues, e njeh Vasil Stakën?
Për momentin nuk isha i vëmendshëm dhe, i them vajzës që më pyeti:
-Më fal, për cilin Vasil po më pyet?
-Të pyes për Vasil Stakën nga Laçi. Keni qenë bashkë studentë dhe, ai, pasi ka lexuar artikullin tuaj, mori në telefon këtu në shkollë dhe më la porosi që unë të të pyesja: a jeni nga Skrapari dhe, e njihni atë, apo jo?
Atëherë u kujtova për shokun tim të shkollës.
-Po, - i thashë vajzës, - kur Vasili të të marrë përsëri në telefon, të lutem jepi numrin tim të telefonit.
Nuk kishin kaluar as dy orë dhe shoku im i mirë, Vasua më telefonoi. Pasi më uroj për shkrimin, kërkojë të takoheshim. Që nga ajo ditë, u lidha me shokun dhe mikun tim të universitetit Vasil Staka. Gazeta “Mësuesi” më ndihmoi që ta takoja shokun tim të dikurshëm, me të cilin kisha 29 vjet pa e parë e takuar. Them se shkak ishte gazeta, por brenda meje, e ndjeja se shkaku i vërtetë ishte takimi me Viron Konën, mirëpritja që ai i bëri shkrimit tim për gazetën. Dhe, që këtu nisi ajo lidhje e fortë mes nesh, mes meje si bashkëpunëtor i gazetës dhe redaktorit të saj, shkrimtarit tashmë të njohur Viron Kona …..
Kur Vironi u largua nga gazeta dhe kaloi në një sektor tjetër të MASH-it, një punonjës i MASH-it, kur më pa që po ulesha me Vironin për të pirë kafe në mjediset e institucionit, më pyeti:
-E ruan akoma miqësinë me Vironin, edhe tani që është larguar nga gazeta!?.
-Vironin e kam mik, e kaluar mikut, - iu përgjigja.
- Le të shkojë dhe në Mars me Bubulinon po deshi. Unë, edhe atje do shkojë ta takojë. Tjetri bëri buzën në gaz dhe tha:
-Më vjen mirë tek të dëgjoj të flasësh kështu. Qenke me të vërtetë mik i mirë i Vironit.
Shkoja javë për javë në redaksi dhe, krahas të tjerëve, edhe Vironi më priste me dashamirësi. Bisedonim, sigurisht më shumë për artikullin e radhës, por edhe për letërsinë, të cilën ai, ashtu edhe unë e kisha dhe e kam pasion të veçantë.
Nuk mbaj mend ndonjëherë të jem takuar me Vironin dhe të mos kemi pirë kafe dhe diskutuar me të për gazetarinë dhe letërsinë. Më binte në sy se, sa herë që shkoja në redaksi, e gjeja në shoqërinë e bashkëpunëtorëve të gazetës, mes tyre edhe disa autoritete të njohur të shtypit dhe arsimit,
profesorëve Murat Gecaj, Shefik Osmani, Gjovalin Shkurtaj, Pajtim Bejtja, Hektor Veshi, Ilir Kanini, Ilinden Spasse, Musa Kraja, Vasil Trojani, Pandora Dedja, Ulusi Hako, Zyhdi Dervishi, Bardhosh Gaçe, Qazim Dushku, Mark Vuji, Emil Cimbi, Fadil Kepi, të gazetarëve: Gaqo Veshi (Hyskë Borobojka), Skënder Hasko, Bardhyl Xhama, Sejdo Harka, Kadri Tarelli, Muharrem Dardha, Veledin Dyrmishi, Petrit Malushi, Ndue Dragusha, Kadri Tarelli, Dhimitër Xhoga, Ibrahim Hadarmataj, Fran Gjoka, Agim Qoku, Petrit Xhaja, Përparim Kalemi, Bashkim Minga...
Dhe, ai, nuk nguronte të më prezantonte me ta dhe, ashtu bashkërisht shkonim e pinim nga një kafe. Në të vërtetë, dukej se pinim kafe se, ne bisedonim dhe këmbenim mendime për shkrime për gazetën, për tematika dhe problem që kërkonin rubrikat e saj.
Vitet kalonin dhe kryeredaktor në gazetën “Mësuesi” u emërua Andon Andoni, me të cilin do na lidhte miqësia e Vironit dhe vajtjet e mia të shpeshta në redaksi.
Kam kaq vjet që e njoh Vironin dhe nuk e kam dëgjuar për asnjë çast të ankohet për punën, për shokët me të cilët ai punon, por veç fjalë të mira burojnë nga goja e tij, edhe tani që ka dalë në pension.
Vironi na kishte folur shumë për Sokol Demakun, saqë ne, miqtë e tij, e prisnim me padurim takimin me të dhe jetonim çdo ditë me konsideratat tona më të mira, sikur të ishim miq të vjetër. Takimi nuk na zhgënjeu, doli ashtu sikundër e prisnim të gjithë ne.
Në datën e caktuar, në orën 10.00 u takuam te një lokal në krah të majtë të MASH-it me Sokol Demakun dhe disa miqtë të tjerë nga Kosova, me banim në Suedi.
Në atë takim, të organizuar nga Vironi, morën pjesë prof. Murat Gecaj, redaktorët e gazetës “Mësuesi” Andon Andoni e Vjollca Spaho, shkrimtari Skënder Hasko, “Mësuesi i merituar” Bardhyl Xhama, Petrit Xhaja n/drejtor i shkollës Kamza e re, Kadri Tareli, arsimtar e publicist nga Durrësi, Dr. Ibrahim Rr. Gashi, kryetar i Komisionit Qëndror të Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare në Tiranë, publicisti dhe studiuesi i letërsisë Sejdo Harka, unë Bashkim Saliasi dhe botuesi i librave të Viron Konës, z. Eduart Vathi. Ceremonia e takimit ishte shumë e ngrohtë. Vironi, me atë thjeshtësinë që e karakterizon, i ulur mes nesh, na prezantoi me miqtë nga Kosova, me banim në Suedi. I gjithë takimi kaloi në një atmosferë shumë miqësore. U njohëm nga afër dhe me njëri-tjetrin dhe, atë miqësi e vijojmë edhe sot pas 10 vjetësh dhe do ta vazhdojmë gjithnjë.
Por në këto vite, Viron Kona më bëri edhe me shumë miq të tjerë të rinj, mes të cilëve sot po përmend: Kadri Tarelli, Bajram Gashi, Sejdo Harka, Murat Gecaj, Nuri Dragoj, Andon Andoni, Vjollca Spaho, Ndue Dragusha, Dhimitër Xhoga, Muharrem Dardha, Çelik Petriti, Petrit Malushi, Bardhyl Xhama, Skënder dhe Arif Hasko, Përparim Hysi, Agim Qoku, Delo Isufi, Vaso Papaj, Shpend Topallaj, Eduart Vathi; Shyqyri e Sokol Demaku, Hamit Gurguri, Bahtir Latifi, Riza Shaqiri, Sadulla (Zendeli) Daja, (Suedi); Fatmir Terziu (Londër), Emine S. Hoti, (Norvegji); Xheladin Mjeku, Adem Zaplluzha (Kosovë), etj.
Me të gjithë këta dhe të tjerë e vijojmë shoqërinë dhe miqësinë tonë, ndërkohë që sa herë kujtojmë njohjen, mendimi na shkon te miku ynë Viron Kona.
KËSHILLTAR DHE DASHAMIRËS
Me Vironin nuk ka pasur asnjë takim që mos të flasim për personazhet e librave të tij dhe lëvrimin e letërsisë.
Diku e kam quajtur etalon në shoqëri, por, tani pas kaq vjetësh do ta etiketoj dashamirës dhe engjëll, me të cilin ke fat ta njohësh dhe të bisedosh me të.
Nuk e kam zakon të bëjë elozhe për njerëzit që s`i njoh, por Vironi është një nga ata njerëzit e rrallë, që unë kam takuar në jetën time dhe që nuk di të thotë një herë jo. Ky është mendimi im për këtë njeri. Njerëzit kanë mendime të ndryshme për njerëz të ndryshëm se ç’kuptim do kishte jeta po të mendonin të gjithë njësojë.
Kur je në shoqërinë e Vironit je në shoqërinë e miqve, të cilët ai i ka të panumërt, por, që, ata, pa dashje bëhen dhe miqtë e tu. Me Vironin dhe Prof. Muratin unë jam njohur me shumë shokë e miq të tyre, jo vetëm brenda kufijve, por dhe jashtë saj siç është rasti me Fatmir Tereziun, që punon e jeton në Londër, Sokol Demakun, në Suedi, Ruben Haxhia në Njw York, me të cilin kam shkëmbyer mesazhe urimi dhe kam postuar artikuj e mi, me Andon Andonin në Tiranë etj.
Një episod tjetër njohje, në cilësitë e dashamirësit Viron Kona, është dhe impenjimi i tij sesi të ndihmojë shokët dhe miqtë.
Diskutoja sa herë që takohesha me Vironin për librin tim të tretë “Ne ishim pesë shokë”. Subjekt i të cilit është përshkrimi i jetës së emigrantit në Greqinë fqinje. Një ditë, ai më thotë:
-Bashkim, ta gjeta njeriun e duhur për redaktimin e librit tënd që më ke folur.
Ai është prof. Murat Gecaj.
Nuk njihesha deri në ato moment me Prof. Muratin dhe e pranova me dashamirësi rekomandimin e mikut tim, se, për profesorin më kishte folur kaq shumë sa unë e ndjenja brenda vetes dhe ai ishte pranë meje në çdo bisedë që zhvillonim kur pinim kafe me Vironin. Mbaj mend që Vironi më shihte në sy dhe më thoshte:
“-Dëgjo Bashkim, në radhë të parë ka rëndësi pasioni, këmbëngulja dhe vullneti yt për të shkruar, për të shprehur ato që bën me nxënësit, qofshin në orë të mësimit ose punët praktike në natyrë.
Sidomos këto të fundit kanë rëndësi të veçantë sepse në ato punë praktike, nxënësi lidh teorinë me praktikën, i shikon me sy ato që ka dëgjuar.
Shpresoj e ke dëgjuar atë thënien e lashtë të Herodotit: “Unë i besoj më shumë syve, sesa veshëve, prandaj shkruaj për ato që kam parë dhe, jo për ato që kam dëgjuar”.
Vitet kalonin dhe kryeredaktor në gazetën “Mësuesi” u emërua Andon Andoni, me të cilin do na lidhte miqësia e Vironit dhe vajtjet e mia të shpeshta në redaksi.
Nuk mbaj mend ndonjë herë të jem takuar me Vironin dhe të mos kemi pirë kafe dhe diskutuar gjatë e gjerë me të për gazetarinë dhe letërsinë.
Më binte në sy se, sa herë që shkoja në redaksi, e gjeja Vironin në shoqërinë e bashkëpunëtorëve të tij, madje nga bisedat me të dëshiroj dhe unë të kujtoj e respekt në këtë libër-album emrat e shumë prej atyre që kanë kontribuar apo vijonin: të kontribuonin:
Bedri Dedja, Shefik Osmani, Hamit Beqja, Alfred Uçi, Myzafer Xhaxhiu, Gjovalin Shkurtaj, Xhevat Lloshi, Ilir Kanini, Pajtim Bejtja, Hektor Veshi, Musa Kraja, Murat Gecaj, Iliden Spase, Perikli Qiriazi, Vasil Trojani, Pandora Dedja, Ulusi Hako, Zyhdi Dervishi, Bardhosh Gaçe. Qazim Dushku, Mark Vuji, Emil Cimbi, Fadil Kepi, Gaqo Veshi (Hyskë Borobojka), Fran Gjoka, Ndoc Gjetja, Ndue Dragusha, Irfan Rama, Tonin Maxhuni, Veli Brahimi, Kadri Tarelli, Bashkim Minga, Keti Bojaxhi, Fatmir Minguli, Gani Meçe; Fran Gjergji, Ndue Marku, Napoleon Bala; Isa Halilaj, Safet Nezir Selimaj, Bukurie Gjuta, Aqif Imeri, Nazmi Xhomara; Mevlud Buci, Metush Skea; Destan Rama; Ibrahim Hajdarmataj, Riza Çela, Dedë Vukaj, Lulzim Logu; Sami Domni, Ismet Llapushi, Agim Qoku, Arben Poroçani, Eduart Hoxholli, Krenar Merolli; Gëzim Tushi, Mihal Kalia, Fiqiri Aliaj, Fiqiret Elezi, Pajtim Bejleri, Mylazim dhe Saimir Xhaferaj; Sabah Lama, Qemal Vogli; Mihal Krimçe, Petrit Nika; Idriz Kali, Bujar Ferhati, Fran Vukaj, Gjovalin Alia, Fran Mulaj; Ali Jashari, Mirdash Pupa, Abas Arapi, shkrimtarët dhe poetët: Odise Grillo, Nasho Jorgaqi, Skënder Hasko, Bardhyl Xhama, Agim Cerga, Musa Vyshka, Qazim Shemaj, Çelik Petriti, Veledin Dyrmishi, Mentor Hoxha, Lule Shameti, Lumturi Çela, Merita Thartori; Xhavit Manka, Dhimitraq Trajani, Yllka Beçi (kryetare e shoqatës së arsimtarëve të Shqipërisë), Vedat Demiraj, Dhimitër Gjika, Sali Hamzaj, Adriatike Lami, Marieta Lala, Merita Prenga, Marie Brozi, Dava Marku, Natasha Dhoska, Fitnete Gruda, Agim Kazazi, Ali Xhelili, Ibrahim Hamza, Idriz Metani, Luan Myftiu, Josif Devole, Bardhyl Selimi, Petrit Malushi, Sali Onuzi, Pjetër Mëhilli, Zenel Sina, Muhamet Cenko, Edmond Pisha, Kujtim Dashi, Sinan Ibrahimi, Ismail Kaci, Ramadan Gjeçov, Roland Shuperka, Qatip Mara, Zhani Canco, Isuf Neli, Ylli Xhaferi, Maliq Myrto, Agim Kazazi, Avdyl Buçpapaj, Novruz Ahmeti, Namik Selmani, Dhimitër Xhoga, Përparim Kalemi, Nuredin Lushaj, Isa Ferizaj, Gëzim Sinoimeri;
Punonjësit e aparatit të MASH, Maksim Konini, Ruzhdi Reçi, Vladimir Pasko, Miti Koçi, Sotir Rapo, Valier Peshkëpia, Albano Zhapaj, Fatmir Bezati, Besnik Rama, Ilia Paluka, Niko Kreçi, Gramoz Bregu, Ndriçim Mehmeti, Veledin Dyrmishi, Petrit Malushi, Sejdo Harka, Përparim Kalemi, Bashkim Minga....
Dhe, ai, nuk nguronte të më prezantonte herë me njërin dhe herë me tjetrin dhe, ashtu bashkërisht shkonim e pinim nga një kafe. Në të vërtetë, dukej se pinim kafe se, ne bisedonim dhe këmbenim mendime për shkrime për gazetën, për tematika dhe problem që kërkonin rubrikat e saj. Gjatë kohës që punoi redaktor në gazetën “Mësuesi” Viron Kona pati edhe një nga periudhat më prodhimtare të tij në fushën e publicistikës, me shkrime të shumta dhe të bukura, me artikuj studimorë e reportazhe, portrete, skica dhe tregime, duke i rënë rreth e qark Shqipërisë, por edhe në fushën e krijimtarisë artistike. Nuk harrohen artikujt e tij “Kthehuni ndonjëherë nga shkolla juaj!”, “Drejtori në fokus”, “Gjuha shqipe në konflikt me vulgaritetet dhe huazimet e panevojshme”, “Bënë më shumë zhurmë një pemë që bie sesa një pyll që rritet”; reportazhet: “Kaltërsitë e Valbonës’, “Bulqiza e pasur në krom, por më e pasur në vlera njerëzore”, “Kujdesi ndaj fëmijëve –kryefjalë e shoqërisë”, “Jeto dhe lër të jetojnë”, “Trokitje në dyert e dijes”, “Grykës, stil modern”, i Fatmir Terziut; skicat letrare: “Mësues, përse e ke hequr kollaren?!”, “Si të urdhëroni Ju, zotëri!”,“Detyra më e bukur e Kreshnikut”, “Kishim vepruar drejt”; intervistat me prof dr. Gjovalin Shkurtaj - akademik, me piktorin e Popullit Skënder Kamberi, me kompozitorin e shquar Kujtim Laro... Artikull i shkëlqyer “Më shumë heroizma se sa grurë, një libër brilant i albanologut suedez Ullmar Qvick (Kvik)” i botuar në revistën “Univers”, në dy numra radhazi të gazetës “Republika”, si dhe shumë medie elektronike; artikujt për suedezët e mëdhenj: Strindberg, Lagerlof, Lindgren, Westman, për bashkëkombësit shqiptarë me banim në Suedi: S. Z. Daja, S. Demaku, H. Gurguri, B. Latifi, H. Ibrahimi, B. Muharremi; për librat e poetëve dhe prozatorëve: Ermira R. Jusufi, Andon Andoni, Vjollca Spaho, Adriatik Kallulli, Alfred Kanini, Bedri Dedja, Odise Grillo, Shefik Osmani, Qazim Dushku, Koço Bihiku, Pandora Dedja, Murat Gecaj, Tomor Kalo, Sabri Laçi, Xhezair Abazi, Sejdo Harka, Ndue Dragusha, Halim Laçi, Ylli Xhaferri, Gjon Gjoni, Nuri Dragoj, Bajram Gashi, Veledin Durmishi, Delo Isufi, Eduart Mata, Luan Cipi, Bardhosh Gace, Hektor Veshi, Mereme Suli, Naun Kule, Xheladin Mjeku, Arjan Kadiu, Sterjo Spasse... Ndërkaq ai ka dhënë rreth 40 intervista në gazeta dhe revista brenda dhe jashtë vendit. Spikatin në publicistikën e tij artikujt kushtuar letërsisë persiane dhe disa figurave të saj të shquara si Sadiu dhe Omer Khajami botuar në revistën “Perla”; artikujt e botuar në revistën “Univers”, në revistën “Pajtimi”, “Të drejtat e njeriut”,”Fjala”, “Albazul” etj.; artikujt e botuar në faqet elektronike: “Fjalë e lirë”-Londër, “Tribuna shqiptare”, Kanada, “Zemra Shqiptare”, SH B A dhe Bukuresht, ”VOAL”,Zvicer, “Albspirit”, Tiranë, ”Bota Sot” dhe “Prishtina Press”, Kosovë ” dhe shumë faqe të tjera letrare dhe gazeta. Një lidhje të veçantë ka krijuar Viron Kona me revistën “Dituria” Suedi, ku artikujt e tij janë përherë të pranishëm, po ashtu dhe në radion dhe televizionin “Dituria” të qytetit të Borasit, Suedi, radio “Tirana”, radio “Ilirida” e Gostivarit, Maqedoni etj.. Meritë e veçantë e Vironit është se ai di t`i mbajë shokët. Po të fitosh miqësinë e këtij njeriu, zor se do shkëputesh nga ajo miqësi. Ndonëse ka shumë shokë e miq, përsëri ai di t`i mbajë ata dhe t`i respektojë.
Gjithnjë transparent, fytyrëqeshur dhe me humor, me fjalë të ngrohtë dhe të dashur, i kujdesshëm dhe i vëmendshëm ndaj halleve dhe problemeve, ndonëse vetë ka qenë vazhdimisht i shoqëruar me probleme ekonomike, por edhe shëndetësore...
Miqtë e tij janë kudo, brenda dhe jashtë vendit deri në skaje të rruzullit tokësor, në Evropë, SHBA dhe Angli, Skandinavi, Itali, Greqi, Francë, Belgjikë, Gjermani, Spanjë, Kanada...
Gjatë kohës së njohjes me Viron Konën, atij i kanë ndodhur dy ngjarje të mëdha të suksesshme në fushën e letërsisë.
U shpall fitues i çmimit UNICEF-AMC për librin më të mirë për fëmijë për vitin 2006 “Eh, more Bubulino!”, dhe, ngjarja e dytë, ishte përkthimi i këtij libri në gjuhën suedeze me nismën e një grupi shqiptar e suedez, njohës të fushës së arsimit dhe të letërsisë për fëmijë, e konkretisht z. Per Kettisen, rektor i shkollës “Fjardingskolan” të qytetit suedez të Boråsit, Annette Ekelund (zëvendësrektore e asaj shkolle), koleges së tyre Sonja Persson, mësuese e ciklit të ulët dhe zotit Sokol Demaku, poet, përkthyes, kryetar i Qendrës Kulturore Shqiptare “Migjeni” të qytetit të Boråsit. Sapo libri u përkthye, Viron Kona mori një ftesë për të shkuar në ceremoninë e përurimit të tij në Suedi.
Për të dyja këto ngjarje, studiues, kritikë të letërsisë dhe gazetarë kanë shkruar dhjetëra artikuj publicistikë dhe letrarë, komente dhe studime rreth krijimtarisë së suksesshme të shkrimtarit Viron Kona. Në këto vite, kam pasur kënaqësinë t`i kushtojë shkrimtarit Viron Kona librin monografik “Paranasi sheh me bisht të syrit”, sikurse edhe shumë artikuj apo krijime poetike e letrare.
Por edhe e kam shoqëruar atë në takime të shumta me lexues të veprave të tij, veçanërisht ato për fëmijë, e ku Viron Kona ka spikatur si një bashkëbisedues plot kulturë, i talentuar dhe i përkushtuar pas letërsisë dhe arteve. Mbaj mend që takimet e tij me lexuesit kanë qenë për ata ngjarje të paharruara dhe u kanë mbetur thellë në kujtesë. Është shumë interesante korrespondenca e gjerë dhe e spikatur e Viron Konës me albanologun suedez Ullmar Qvick (Kvik). Një pjesë të saj, Vironi e ka botuar në librin “Për Ju miqtë e mi”, ndërsa, siç ka ndërmend, për këtë korrespondencë do të botoj së shpejti edhe një libër të veçantë. Teksa, një njohje speciale ka ai edhe me botuesin e “Fjalës së Lirë” në Londër poetin, shkrimtarin, studiuesin Fatmir Terziu.
Kam kaq vjet që e njoh Vironin dhe nuk e kam dëgjuar për asnjë çast të ankohet për punën, për shokët me të cilët ai punon, por veç fjalë të mira burojnë nga goja e tij, edhe tani që nuk është më në gazetë.
Këto ditë, miku ynë, Kadri Tarelli na shtrojë një drekë në Durrës, te një lokal “Peshku” pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”.
Për mbresat e kësaj dreke mendoj të shkruaj diku tjetër, se, sikundër është shprehur prof. Murati në një artikull publicistik, ne nuk ishim personalitete dhe qeveritarë të na ndiqnin televizionet pas, por shokë e miq që kaluam disa çaste të gëzuara në qytetin e Durrësit me ftesë të mikut tonë Kadri Tarelli.
Aty bëmë edhe humor, zakonisht e nis Murati i cili seç ka një dëshirë ta ngacmoj Vironin që i pret thumbat buzagaz:
-Ti mburresh se je nga Vlora, - i thotë Murati, - por në të vërtetë je nga Berati.
-Po, - ia kthen Vironi, - prindërit e mi kanë lindur në Berat, edhe nëna, edhe babai. Më saktë, në kalanë e Beratit. Por, pas vdekjes së gjyshit, babai është larguar me gjyshen dhe motrat që kur ishte 7 vjeç, pra në vitin 1905. Në Vlorë, ai u rrit e u burrërua dhe krijoi familje. Ne fëmijët, lindëm në Vlorë, kurse lidhjet me Beratin i kishim disi të zbehta pasi pak njerëz të fisit kishim apo kemi atje. Por, ti, - i kthehet ai Muratit, - nuk e ke hallin që të saktësosh origjinën time.
Ti mendon se, duke “vërtetuar” këtu mes shokëve origjinën time nga Berati, gjoja m`i ulë vlerat, si të thuash mendon se kështu më heqë apo më lëkundë themelet...Mënyrë e rafinuar kjo.
Por, në të vërtetë kështu ti më ngre edhe më lartë, sepse është vërtetë krenari për njeriun të ketë origjinën nga Berati mbi 2450 vjet i lashtë dhe historik dhe krahas kësaj, të ketë lindur e banuar në Vlorën e pavarësisë dhe të flamurit. Pra, unë ndihem i nderuar dhe krenar, edhe për Vlorën, edhe për Beratin..
-Mirë me këtë punën e origjinës po e zëmë se na binde, - vijon Murati, - por ti i bie gjoksit dhe thua se “nuk ndahem nga kjo jetë pa i shkruar 100 libra. Si do t`i arrish t`i shkruash ti këto 100 libra, kur sot je 60 vjeç dhe ke shkruar rreth 30 libra...!?
-Jo 30, por 40, - saktëson Sejdoja.
-E po mirë, 40, por, të mbeten edhe 60 të tjerë, sa mendon të rroshë që ti shkruash ato 100 libra?
Vironi ia kthen me seriozitet: -E di ti prof. Murat, se, gjyshja ime Ana, rrojti 96 vjeçe? Jo nuk e di. E po, mblidh mendjen të dëgjosh “fjalimet” dhe “mburrjet”
e mia, të paktën edhe 40 vjet të tjera, - ia kthen ai me humor.
Ne qeshim.
-Po, unë atëherë duhet të jem 110 vjeç, - i kthehet Murati.
-Po, aq do të jesh. Madje, edhe do t`i kalosh se, ju nga Veriu, rroni shumë. Jeni racë e fortë!
Të gjithë e ngremë nga një gotë raki për shëndetin e dy miqve tanë të mirë.
-Si thua ti Bashkim, do t`i shkruaj unë 100 libra ? - më thotë Vironi.
-Si ore nuk do t`i shkruash, - i them unë gjithë dashamirësi dhe e uroj e inkurajoj, që të vazhdojë të shkruaj. Por, unë e këshilloj të gjejë kohë dhe për t`u çlodhur. –Mos u ngri çdo ditë që në orën 02 dhe 03 të mëngjesit, por mësohu të ngrihesh në orën 5.00...
Ai më sheh në sy dhe gjysmë me të qeshur e gjysmë me seriozit e shtonë:
-Për të fjetur kemi kohë, madje do ta kemi të pakufishme, kurse kohën aktive s`do të kemi më se ku ta gjejmë.
-Heshti një çast dhe shtoi:
-Më duket, Çabej, ka thënë se “po të flesh të paktën një orë pasdite, e kthen një ditë në dy ditë”, domethënë, rri i freskët deri natën vonë duke shkruar.
Kjo, besoj që është një këshillë e mirë,- e mbyll ai fjalën, teksa unë them me vete se ky njeri që beson në vetvete dhe mendon për qëllimet dhe objektivin e tij për të shkruar, me siguri do ta bëj realitet dhe atë që thotë dhe beson: 100 libra.
“MIZA NË KOKË TË KALIT,
KUJTON SE E TËRHEQ AJO KARROCËN”
Isha mërzitur keq në punë një ditë dhe nuk më bënin këmbët të kthehesha në shtëpi. Hipa në autobusin e Kamzës dhe, gjatë rrugës ku nuk më shkonte mendja. Më në fund m`u kujtua miku im i mirë Viron Kona, i cili kohët e fundit punon përsëri në MASH, por tashmë në sektorin e Burimeve Njerëzore. Kur u afrova te “Zogu i zi” zbrita nga autobusi. Mora rrugën drejtë MASH-it, por me vete mendoja se si do ja thosha hallin mikut tim. Pasi u përshëndetëm ai më drejtohet:
-Të shoh që nuk qenke mirë, më dukesh se e ke një hall, - foli me dialektin e tij prej vlonjati.
-Po, është e vërtet që e kam një hall, por nuk është vendi këtu ku jemi të rrëfehem. Po pate kohë, shkojmë e ulemi të pimë një kafe.
Shkuam te kafja dhe nisëm bisedën.
-E di Bashkim, - më tha Vironi, - jeta nuk kalohet pa halle, por urojmë që të jenë sa më të vogla.
-Dhe, në çast, ai nisi të më tregojë grimca bisedash nga përvoja e tij, kur kishte qenë drejtues në disa shkolla të kryeqytetit apo mësues i thjeshtë.
-Ne njerëzit ia vështirësojmë jetën padrejtësisht njëri - tjetrit, sidomos të padurueshëm bëhen ata që janë egoistë dhe u hyn vetja në qejf. Si thonë shkodranët “Mos të hyftë vetja në qejf”! Një ditë erdhi njëri këtu në zyrë nga këta shefat tanë dhe zuri e po mburrej se ai “i bënte të gjitha punët, se të tjerët ishin një “tufë budallenjsh” dhe se ai e kishte nxjerrë disa herë institucionin nga gjendje dhe situata të vështira dhe se, pa atë, neve specialistëve të zyrave do të na merrte lumi.. Hë, si thua ti, - m`u drejtua mua me ironi,- se të kemi edhe si punë shkrimtari ty!
Unë pashë nga kolegët që nënqeshnin dhe prisnin se si do t`i përgjigjesha, pasi në këto kohë është dhe disi e vështirë t`i thuash troç mendimet sepse ka nga ata që hakmerren. Madje, edhe personi në fjalë, ishte nga ata njerëz me të cilin “as mik s`duhej të ishe, se të qepej dhe kërkonte të të përdorte për hallet dhe punët e tij, por as “armik”, kundërshtar s`duhej ta kishe sepse, si llafazan dhe dashakeq që ishte, kudo ku shkonte “mbillte” fara të egra dhe të helmatisura. Gjithsesi një përgjigje duhej t`i jepja. Duke e parë drejt e në sy i tregova diçka nga Frojdi, kur thoshte se “Miza në kokë të kalit, kujton se e tërheq ajo karrocën.” Të tjerët qeshën, kurse ai nuk e desh veten dhe u largua i xhindosur. Sa herë takohemi në korridore, më shikon shtrembër... Kështu që nuk duhet mërzitur Bashkim, njerëz të atillë si ky që të tregova i gjen si hithrat andej-këndej, ata të ngatërrohen si ferrat nëpër këmbë dhe veç telashe ke prej tyre, por, mendoj se kemi plot punë, plot halle të tjera për të zgjidhur, kështu që kur shohim se ata janë “dru shqope” i themi ne nga Vlora, është ai druri që “nuk ha pykë”, atëherë le të shohim punën tonë...Hallet e punës t`i lëmë në punë, hallet e shtëpisë t`i lëmë në shtëpi. Nuk thonë kot që, para se të nisësh mësimin, bashkë me pallton, vendos atje dhe hallet e shtëpisë. Pastaj, kur shkon në shtëpi, hallet e punës i lë atje, në zyrë, se do të vish përsëri të nesërmen. Sigurisht që nuk duhet vepruar siç bënte Jasini, një zyrtar që punonte në portin e Vlorës.
-Jasin, çfarë po bënë? - e pyesnin në mëngjes kur ai paraqitej fiks ora 07. 00 në zyrë.
-Ja, po var pallton që të filloj punën, - thoshte ai dhe, pasi linte pallton apo xhaketën varur, ikte nga të mundte për gjithë ditën...Pastaj, kthehej fiks në orën 15.00 kur mbaronte orari zyrtar.
-Jasin, çfarë po bënë? - e pyesnin.
-Orari zyrtar mbaroj. Po marr pallton dhe po kthehem në shtëpi...
E dëgjoja me vëmendje Vironin dhe, të them të drejtën e harrova hallin tim. Pasi tregoi disa raste nga jeta, papritmas, ai më drejtohet:
- Ore Bashkim, e di që për pak harrova. Po ti ç’ farë halli kishe, se fola unë dhe, ti, vetëm më dëgjove?
Duket që edhe unë po plakem, ehe...!
-Jo jo, i them unë nuk kam as një hall.
Kot u mërzita sot, por tani që të dëgjova ty për grimcat e jetës tënde në poste drejtuese, e kuptova se disa emocione të forta dhe nerva, duhet t`i lë atje, brenda mureve të shkollës dhe jo t`i marrë me vete për në shtëpi siç bëra sot...
-Kështu është jeta. Njeriu duhet të mësohet që dhe të harrojë kur duhet harruar dhe nuk duhet mërzitur se puna ka edhe telashe, edhe nervozizëm. Kur nxehet njëri duhet të ruaj ekuilibrin tjetri...Përndryshe ndodh ajo që thotë Saadiu, - tha ai duke qeshur dhe recitoi vargjet e njohura të persianit të madh:
Urtësi
Nuk përleshen kurrë dy njerëz me tru
as dhe një i ditur me një mendjehu.
I krisuri në shan e në flet bajat
I mençuri ëmbël zemrën ja tulat.
Dy të urtë nuk këpusin një fill pe`
Shkëmb në u bë njëri, tjetri bëhet dhe`.
Ama në qëllofshin që të dy me brirë
Tërhiq, tërhiq, këpusin dhe zinxhirë.
Ora kaloi shpejtë dhe unë u qetësova plotësisht, duke hequr mendjen nga një grindje e rastit në shkollë. Madje, erdha aq në humor, sa që harrova përse shkova dhe takova mikun tim.
Me Vironin nuk ka pasur as një takim që mos të flasim për personazhet e librave të tij dhe lëvrimin e letërsisë.
Diku e kam quajtur etalon në shoqëri, por, tani pas kaq vjetësh do ta etiketoj dashamirës dhe engjëll, me të cilin ke fat ta njohësh dhe të bisedosh me të.
Nuk e kam zakon të bëjë elozhe për njerëzit që s`i njoh, por Vironi është një nga ata njerëzit e rrallë, që unë kam takuar në jetën time dhe që nuk di të thotë një herë jo. Ky është mendimi im për këtë njeri.
Njerëzit kanë mendime të ndryshme për njerëz të ndryshëm se ç’ kuptim do kishte jeta po të mendonin të gjithë njësojë.
“-E di si është puna me këto shkrime Bashkim, - më tha një ditë, - kur ai që do të shkruaj përpiqet të bëj teori, apo kërkon të vërë veten në rolin e njeriut që jep këshilla, atëherë ai ngjason me mullirin bosh, apo siç thotë Gëtja ai “prashit në ujë” apo “qep lecka”, kurse mua më duket më të mira dhe që i nevojiten edhe të tjerëve shkrimet e përvojës, si ato që shkruan ti kur i zhvillon mësimet e biologjisë në natyrë, kur ua tregon konkretisht nxënësve llojet e algave, të guaskave, të bimëve dhe drurëve, të zogjve dhe kafshëve.
Artikuj të tillë shoh se ngjallin interes për shumë lexues e, sidomos për mësuesit ato janë me vlerë dhe lexohen me dëshirë”.
Mbaj mend se, kur i çoja artikuj të atillë, ai më kërkonte edhe fotografitë që t`i ilustronte artikujt, veçanërisht ato të veprimtarive praktike që ne kryenim në natyrë.
“-Natyra është jeta dhe, gazeta, ka nevojë për natyrën sepse zbukurohet, faqet e saj marrin më shumë gjallëri, kështu ndihet edhe shkolla me gjallërinë, pamjet dhe zhurmat e saj, me zërat e fëmijëve dhe të mësuesve, me zilen që i thërret brenda në klasë”...
Madje kur u ndodhëm një herë në Patok dhe kaluam atje një drekë me mikun tonë Vasil Staka, Vironi kërkoi të më bënte disa fotografi me aparatin e tij, të cilin nuk e ndante kurrë nga vetja. Njëra nga ato fotografi është edhe kjo në vazhdim:
Në shoqërinë e Vironit je në shoqërinë e miqve, të cilët ai i ka të panumërt, por, që, ata, si pa kuptuar bëhen dhe miqtë e tu. Kështu më ka ndodhur me shumë miq dhe kolegë jo vetëm brenda kufijve, por dhe jashtë, siç është rasti me Fatmir Terziun, që punon e jeton në Londër, Sokol Demakun në Suedi; Ruben Haxhiu në Njw York...
Në përfundim të këtij shkrimi, i urojë mikut tim jetë të gjatë! Pena e tij, mos shteroftë kurrë, për të na dhuruar vepra sa më të bukura!
U bëfsh edhe 100 vjet të tjera miku im i mirë dhe i dashur!
Përsa i përket 100 librat që ke premtuar, ato me siguri do t`i shkruash, madje ca më shumë, apo jo?
Shënim: Po sjell per lexuesin, miqt dhe shokët e mikut tonë nga Vlora, Zotit Viron Kona Hyrjen e librit me titull: “Miku ynë Viron Kona”, ku gjithsecili nga miqt e Vironit do gjej vetveten. Lexim te këndshëm.
Comments