Me lajmerojne se pasqyra ne korridor te shtepise sime ne Tirane eshte thyer. Dhe mua pluhuri i xhamte me ther, me jep dhembje ketu ne New York. Porosis ta lene ashtu, mos ta fshijne, mos ta hedhin, Se do te vij te mbledh veten cope me cope. Se aty lashe se fundi fytyren time Para se te largohesha nga vendi... Me porositen, se koka kurre s’te hyn ne pune, Ne nisesh larg, ne rruge kurbeti... Mora vetem enderrat si floke, te flururoja, Kembet dhe krahet-s’me duhej gje tjeter. Ah, si me genjyen: kerkoj nje pasaporte, Me thone s’ke fytyre, per nje foto ne leter. Tregoj floket e endrrave. Me thone jane paruke, U them emerin dhe tiparet te portretit qe kam pasur. S’besojne. Me quajne manekin me floke fallso... Me duhet te mbledh fytyren tek pasqyra mallplasur!
New York 2017 - e risjell kete poezi ne nderim te shume miqve krijues qe me kane ftuar ne “ stafeten poetike” ne facebook ne kete kohe ngunjimi te perbotshem-
Comments