top of page

U rrite, moj Cigane, u rrite


Cikël me poezi


Nga Përparim Hysi


1.U rrite,moj Cigane,u rrite ! U rrite,moj Cigane, u rrite Sa vjen e feks si ylldrite! T'u rritën dhe qepallat me bisht Pa zë e më shpon "egërsisht"

Dukesh si një lule e porsaçelur Me sy ma bën buza e qeshur Të shoh dhe nuk e kam kollaj Mua që dreqi të më hajë! Nuk e kam kollaj,se kam neps Të flirtoj me ty,është "punë me spec" SE ja tek vjen një çigan djalosh Dhe mua sikur më thotë:-Mbetshë shëndosh!!!


2. DY SY

Dy sy shoh përballë(sikur duan të më përpijnë) Se po më hanë të gjallë,mua,burrin me thinjë! Se nuk jam më i ri, i kalova 80-vjeç Por ende"shoh me sy" si në "adoleshencë" Turpi më ka dalë dhe vështroj si i paturp Jam moshatar që turpin ha me bukë Faj nuk kam unë,por e kanë"dy sytë" Ngaqë s'duroj shumë,m'u liruan "burgjitë" M'u liruan "burgjitë" dhe duket ashiqare Se kurrë "dysyve",unë s'u bëj naze Ngaqë s'u bëj naze,unë i puth dy sytë Ju them"kësaj radhe", u "ndreqën burgjitë".


3. Kur i shkruaje një mikeje Jo.Nuk plakesh dhe hiç nuk e besoj SE shpirti dhe mosha e një gruaje duket në sy Për këtë që po të shkruaj,unë kam përvojë Dhe hiç nuk gabo; pra, mos dysho fare ti. Ti je si një trendafil apo tulipan Dhe ke një shpirt qelibar Tek flas, jam transparent si xham Se nuk të llaston një si unë, moshatar.

Je si një lule që kurrë nuk vyshket Dhe po të flas ashiqare Je si floriri që nuk ndryshket Moj mikja ime,zemërmadhe!


4.Kur shoh...

Kur shoh femrat gjirin "lisho", sikur unë nuk kam sy në ballë. Sado,tash, nuk u mbaj"iso",por kam neps t'ua ha gjirin të gjallë Gjiri "lisho" mua më ndjellë, më kujton djalërinë Le të vete në esfel dhe dëboj pleqërinë. Se marrë veten me të mirë dhe ndjej veten si dikur Dua të"kullos qelepir" dhe më bëhet mua,sikur... Sikur ja erdhi prapë fuqia dhe po nisem për"beteja" Mblidhi mendtë burri me thinja,ndryshe tash është"meseleja",


5. Sarhosh?

Kam pirë sot ,jam bërë"karroqe" dhe sebepi më je ti SE erdhe ti,moj e mira e kësaj bote dhe bashkë pimë të dy NJë gotë për ty,një gotë për mua,,, një tjetër e kthej plot Ke ardhur ti që aq të dua dhe bota tjetër botë U piva sot dhe jam sarhosh... e drejta:jam bërë xurxull! Të lutem gotat mos t'i numërosh! Të lutem,moj e bukur! Dhe kështu do rri:sarhosh,i dehur,të më dalë tym nga koka Moj mike e dashur më ke magjepsur,se ti je magjiplota!


Tiranë, 8 tetor 2023

52 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page