top of page

Tërmet dhe ... dhimbje që na bashkon...


Tërmeti

Tërmet dhe ... dhimbje që na bashkon...


Nga Fatmir Terziu


Këto gjashtë shkronja do të prodhojnë drithma në territorin e mendjes shqiptare për një kohë të gjatë. Të gjashta këto shkronja që formojnë fjalën e drithshme dhe të dhimbshme “Tërmet” do të duhet të shkulen ngadalë e ngadalë nga dhimbja dhe tmerri që përjetuan shqiptarët e zonës së prekur nga tërmeti 6.4 ballë. Shkronja të cilat u deshën të mblidhen bashkë, sikundër janë në formën e tyre të fjalës, të ndërtojnë një drithmë tjetër, një shkundje tjetër që të gjithë të jemi bashkë. E kjo ndodhi tashmë... Ndodhi në dimrin e 2019-ës, sikurse ka ndodhur më parë në dimra të tjerë të dhimbshëm shqiptarë. E ne të gjithë me emrin e mirë e të nderuar “Shqiptar” u bëmë bashkë dhe e ndjemë drithmën në fjalë edhe aty ku jemi. E ndjemë, se e kuptuam se ...

Ditët për të gjithë janë të numëruara. Në kuptimin e madh, ekzistencial, natyrisht, të martën e drithshme në errësirën e cipaltë që duhej të plasaritej falë Zotit të Madh! - por edhe, në kuptimin më prozaik... Ranë në gjumë dhe nuk u zgjuan. U drodh dhimbja dhe u shua jeta mbi ta. Me disa të tjerë ende dhimbja kap Globin përqafe...

Është një minus pesë orë deri në dhimbjen që drithma e bën ditën dritë. Dritë? Po sytë? Sytë shohin shembjen dhe duket sikur nuk ka shpëtim. Po, ka tërmet, dhe kur ka dhimbje është koha përsëri të tregojmë se këto gjashtë shkronja dhe të tilla në dhimbje na bëjnë bashkë. Shumë shpejt, fjala shkundet në vetminë e saj. Dhe shqiptarët janë përsëri bashkë... Përbërësit e fjalës së tillë, do të përcaktojnë tashmë formën e orëve të zgjimit dhe do të rinisin fatin e faktit për atë që ti o njeri i mirë, o shqiptar i dashuruar me mirësinë do të marrësh rrugën e zgjimit.


Ndihma nga Republika e Kosoves

Komanda e kësaj fjale jashtë forcës së saj, brenda një rrokade me “bashkim” po kthehet në trurin e gjithësecilit derisa të ndjehemi si një zot i Jack Nicholson në The Shining. Në vend të vetëvrasjeve në një hotel, ne jemi në një shesh tjetër ku ikjet janë të dhimbshme e të ndjeshme, aty luftohet me trarët e betonta dhe që shkulen dhe luftohet për të nxjerrë njerëz të gjallë nga rrënojat. Dy skenarë të dhimbshëm, por në të dy skenarët dikush është duke u shqetësuar në shkëmbin e shkallës së mendjes. E padukshmja është më e dhimbshme.

Sinqerisht, ju jeni me fat nëse e keni arritur ta kuptoni se deri tani: mashtrimi kolektiv zbret herët çdo vit. Nga mesi i drithmës natyrore, kaq të fuqishme 6.4 ndodh të ndjehet e të kuptohet edhe ajo që na qëndron si perde para syve. A kemi fuqi ta flakim, qoftë edhe tani? Është Nëntor, dhe njerëzit zakonisht kanë javë që kanë në planet e tyre entuziazmin e këtij muaji që natyrshëm është bërë më i dashuri i shqiptarëve që nga koha e ngritjes së Flamurit në Vlorën heroike.

Jo, përkundër rrotullimit, ajo që ndodhi, dhe ajo që po ndodh nuk është vetëm dhimbje, ikje dhe lotë, por dhe një efekt stresues. Me fjalë të tjera, me atë fjalë me gjashtë shkronja, është "domosdoshmëria" që na bën të jemi gjithnjë bashkë e të bashkuar, ajo që renditet vërtet në privilegjin më të madh të traditës dhe kulturës shqiptare në shekuj, ajo që sugjeron që ne të mos jemi një kuti për t’u hequr në mënyrë indiferente, si një perde para syve, thjesht për të kuptueshmen, edhe pse e kemi si të padukshmen, pra që të mos i japim dikujt mbylljen e kësaj kutie si zarfat e harruar të kartolinave në fundvitin që e presim tashmë me një dhimbje tjetër shqiptare të shtuar.

Shkronjat që e formojnë këtë fjalë të drithshme janë mishërimi i një kujtese qoftë dhe me modernitein e sotëm “iPhone”, janë dhe një thumb i mprehtë në këtë artikull që duhet të bëjë listën njerëzore tek Bashkimi, më saktë tek proverbi ynë i harruar dhe i mrekullueshëm “Bashkimi bën fuqinë!”. Akoma më e keqe se dhimbja dhe drithma e dhimbshme, posaçërisht për ankthin patologjik, është kuptimi i paqartë i një axhende që përgjërohet në nëntekst. A është kjo një ndërgjegje e ndërgjegjësuar, apo akoma ka në sitën e cipalin e saj mistere të të padukshmes? Kemi bërë diçka? Kemi thën diçka? A është kjo në të vërtetë një lidhje e së vërtetës së lënë pas në shekuj, apo thjesht një bojatisje e vogël për hir të stacionit ku do të vendosim nesër kutitë? Për të mos përmendur faktin se kjo zgjedhje e solidaritetit shqiptar, shmang madje edhe ato angazhime sociale sipërfaqësore, që na diktojnë dhe na ngjizin jodashamirësit e genit tonë.

Në varësi të angazhimit, ndjenjës dhe përkushtimit, madje edhe të mirëkuptosh solidarizmin që po ndodh mund të jetë e mjaftueshme për të thyer errësirën e të padukshmes, që ka disa dekada që na pengon të ecim përpara.

Por si ta ndalojmë emërimin dhe emërtesën e padukshmërisë që e dukshmja dhe pozitivja, ringjallja e nderit dhe respektit shqiptar, të ndodhë e të jetë në radhë të parë kryefjalë e shqiptarisë? Përveç dukshëm - në rënie (kush i ndjen drithmat?); fantazmë (kush i numëron drithmat?); duke u dërguar dhimbjeve këtë dhimbje të madhe (të gjithë e provuam këtë) - është e vështirë të shihet nga kacafytjet e festave që janë të vendosur për të zvogëluar drithmën e dhimbshme të së martës. Tërmet dhe ... dhimbje që na bashkon?!


81 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page