
GJER PËRDHE
Pa shkruar mbeti poezia e fundit,
muza m'u sos,
shtrihem të fle.
Sa i butë dysheku me Kashtën e Kumtrit,
të yjtat thekë gjer përdhe.
Gu-gu,
gugit kumria e natës,
cër-cër,
cër-cër,
cërrit një gjinkallë.
Meteori im shuan bishtin e zjarrtë,
heshtjes,
vetmia,
i tregon një përrallë:
"Pa prerë i mbetën vargjet me ferra,
i gricur do vdesë,
s’ka më durim.
Në mbifshin mbi të hithra e gjemba,
lere të flerë gjer në harrim.
Të gjelbra metafora mbolli tërë jetën,
me rritmin e shiut kur dheun ngop paq,
trak-truk, - takat,
krap-krup, - një ketër,
trendafili gonxhet ngre lart..."
Tani është vonë,
moj,
muzë e fundit.
Përralla mbaroi;
u shtriva të fle.
Sa i gjërë ky dyshek me Kashtën e Kumtrit,
të yjtat thekë gjer përdhe!
2009-2020
Comments