top of page

TË RRËZOHESH PËR ...



Aty tek ra, duke mos kuptuar se çfarë i kishte ndodhur ktheu kokën mbrapa. Nuk ishin pak, pesëmbëdhjetë shkallë të gjitha të cilat fillonin diku pranë hyrjes të pallatit dhe mbaronin direkt në anë të trotuarit. U përpoq të çohej por në momentin që mbështeti shputën e dorës së djathtë mbi pllakat ku kishte rënë, një dhimbje e fortë i përshkoi krahun ku të cilën e e shoqëroi me një ulërimë therrëse. U mek, nuk mundi të merte frymë. Si për t’u qetësuar, uh uhet e dhimbjes i përsëriti shumë herë. U përpoq të kuptonte se çfarë i kishte ndodhur pasi koha e rënies në aq sa mundi të kuptonte ishte fare e shkurtër, ishin veçse fare pak sekonda. Pra kaloi portën e pallatit me dorën aty midis këmbëve si për të vërtetuar se ato mashkulloret e tij ende i kishte aty. Pa mbritur tek shkalla e parë, në hapësirën e atij sheshpushimi ku në të cilin nuk ekzistonte ndonjë lloj ndriçim, nga kënaqësia filloi të kërcente dhe ndodhi ajo që ndodhi.

Atë femër të cilën jo vetëm e dëshironte por përpiqej që kohën më të bukur e kalonte me të. Qeshi por me vështirësi pasi ajo dhimbje nga ai veprim, i shkaktonte ose më saktë ja shpërndante dhimbjen në të gjithë trupin. Si për ta larguar shkakun, në atë çfarë i kishte ndodhur, vetëm me mendësi do të vepronte. Kishte bindje se do t’i numëronte sekondat, minutat në aq sa do ta duronte peshën e trupit mbi dorën që e kishte zënë nën vete, por nuk mundi. Përsëri ajo dhimbje si teh shpate i qëllonte çdo pjesë të trupit dhe sidomos dora e shtypur prej tij. Dhe dhimbja do t’i shtohej e shpërndahej përgjithë trupit. I vinte të qante por edhe të qeshte por nuk mundej pasi mendonte vuajtjen. Duhej të bënte diçka dhe sa më shpejt. U mundua me dorën tjetër. Ishin lëvizje tepër të ngadalëta sa edhe vet nuk e kuptoi ku nxori telefonin prej xhepit të brendshëm të bufanit. Dora me telefonin dhe shikimi i tij ndodheshin gati në një pozicion horizontal për këtë arsye do të përpiqej jashtëzakonisht shumë të kërkonte dikë në telefon. Menjëherë pas thirrjes një zë mashkulli gati në bas i përmendi emrin. I shpjegoi se ku ndodhej, i foli shkurt duke i dhënë urdhër që të nisej sa më shpejt. Që nga ai moment e cila si kohë i u duk tepër e gjatë, një pështjellim si përgjumje po fillonte t’i rëndohej. Po i ngatërohej gjithçka, koha kur ndodhej në shtrat me të dhe rrëzimit nëpër ato shkallë. Herë rrëzohej ajo, herë ai vet dhe si për çudi koha më e gjatë të dy ashtu të përqafuar. Një zhurmë frenim rrotash dhe shkëlqim dritash duke u ndalë pranë tij e shkëputën prej atij vegimi. Nuk kryejti as edhe një lloj lëvizje sepse nuk mundej. Edhe zërin e tij me ato ironit e shumta me vështirësi e dëgjoi. I ndjeu avullin e frymëmarjes së shpejtë edhe dorën kur ai e vendosi në çast në ballin e tij. Në spital, në spital duhet shkuar aty sa më shpejt filloi ai t’i shpjegonte duke fshirë gjakun tek i rridhte prej ballit diku në tëmth.. Përpiqu të më ndihmosh. Gjatë kohës kur u fut në makinë edhe kur u nisën drejt urgjncës i kërkoi mikut të tij rraki, një shishe rraki. Midis dhimbjes ku brenda saj ndjehej ajo e humorit pasi situata prej tij po kalonte në atë të pazakonëshme tek po ngrinte arsyen e asaj pije, vërtet shfaqej si një e tillë. Të gjejmë një formë tjetër dëgjoi zërin e mikut të tij, është shumë qesharake, e kundërshtoj. Pa mendo një diçka tjetër, ndodhemi afër spitalit, është e nevojshme por ai në çast ndroi mendim. Po vërtet, me pak kosto është zgjidhje e këndëshme. Ai do të jetë shëndosh e mirë ndërsa unë me një heqje pantente, ja vlen. Pas të gjitha ndihmave mjekësore, dorën e thyer ja vendosën në allçi. Për shëmbjen e të dy këmbëve pasi ato ishin të parat që u përplasën, nuk duhej të ecte për një kohë njëjavore Plaga në tëmth u qep dhe të tjera, shumë ilaçe për të kapërcyer atë çka ndodhi. Bashkëshortja, një femër me cilësitë më të bukura të llojit të saj, e cila i kishte dhuruar edhe një fëmijë të bukur si vet ata të dy, i u përkushtua me dashurinë e dhembshurinë më të madhe për të.

10 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page