top of page

Të qëndrosh në Shqipëri apo të largohesh?


Të qëndrosh në Shqipëri apo të largohesh?


Fatmir Terziu


A e dini sa Shqiptarë janë larguar nga vendi? Dhe sa prej tyre po kthehen? Dhe pse? Edhe pse është duale dhe e vështirë të paraqesësh një pamje të hollësishme të situatës aktuale në Shqipëri, disa kthime nuk mund të kthejnë vëmendjen se gjithshka është në vaj.


Astriti është një programues. E dashuron kompjuterin. Thuajse është jeta për të. Ai është edukuar në shkollën e lartë dhe është kualifikuar në Austri. Astriti krijon softuer me burim të hapur. Ai jeton në shtëpinë e prindërve të tij në Elbasan, por udhëton ditë për ditë me një makinë të vogël në Tiranë, ku ka gjetur një punë të përkohshme. Albana është nga një fshat i vogël në Shqipërinë juglindore, nga zona e Gollobordës dhe punon në Angli, pasi ka marë pasaportën bullgare dhe si e tillë gëzon dhe statusin e minoritetit bullgar në Shqipëri. Ajo punon dhe kthehet për një kohë të shkurtër pranë familjes së saj në verë, duke përjashtuar vitin e kaluar, shkaku i Covid-19. Astriti dhe Albana, duket se formojnë një risi të re. Risia e tyre është disi si një risk, por dhe si një ëndërr e tyre për të lëvizuar e gjetur punë, pa menduar për identitetin. Të dy plotësojnë qartë atë që quhet si risi e re dhe kështu janë përfaqësues të trendeve të reja të migrimit. Astriti edhe mund të gjente një punë në çdo vend të botës. Thjesht nëse do të kishte një arsye dhe një plotës identitar si ai i Albanës. Një shok i Albanës, Bujari, gjithashtu është një punëtor i aftë me përvojë të gjerë në fushën e ndërtimit. Bujari ka punuar shumë në Shqipëri, por thotë se nuk e kanë paguar sa duhet. Ka shkuar disa herë në Maqedoni të Veriut dhe atje është paguar më shumë, sigurisht me një punë të konsiderueshme në ndërtim. Por ndërsa, falë ekonomisë dixhitale, Astriti, udhëton në Tiranë dhe mund të prodhojë dhe shesë një produkt me vlerë të lartë të shtuar, pa marrë parasysh se ku ndodhet në aspektin gjeografik, për Albanën dhe shokun e saj, pagesa përcaktohet nga ekonomia dhe standardi i jetesës në vend.

Për njërin, migrimi është çështje zgjedhjeje, për tjetrin - çështje detyrimi ekonomik. Në Shqipëri, e cila ka qenë vendi më i varfër në Europë për 30 vjet pas hapjes me Botën, faktori „shtrëngim ekonomik“ është veçanërisht i fortë. Ndërkohë, megjithatë, në vend është formuar një shtresë e re specialistësh shumë të kualifikuar në fushën e teknologjive të larta. Për shumë prej tyre, zgjedhjet e jetës mbeten në Shqipëri tani për tani, sepse kushtet e punës dhe mjedisi nuk varen nga institucionet shqiptare, por nga sipërmarrësit e brishtë, ata me reputacion ekonomik dhe të paktët nga të paktat ndërmarrje ndërkombëtare për të cilat ata punojnë.


Pse Shqipëria?


Everest K. gjithashtu ka vendosur të qëndrojë dhe të punojë në Shqipëri. Ai është nga Durrësi, dhe është pjesë e ekipit të një kompanie të madhe softuerësh, kamerash sigurie, instalimesh dixhitale dhe disa të ngjashme në Tiranë. Ai thotë me vete se ndihet mirë këtu. "Më pëlqen mjedisi shoqëror, klima, mundësia për të bërë shumë gjëra në kohën time të lirë," tha ai. Everest madje e popullarizon Shqipërinë si një zgjedhje jetësore për njerëzit e brezit të tij që studiojnë jashtë. Ai është një aktivist i painkuadruar në organizma, apo parti, por teksa e takon të duket se bënë më shumë nga ata që paguhen për një propagandë të tillë. Sot ai duket si një partner i forumeve të karrierës në, në të cilat marrin pjesë dhjetëra punëdhënës Shqiptarë, por që mjaftohen me rrogat, sponsorizimet dhe donacionet që u jepen.

Ai si i tillë, angazhohet, flet, dhe nuk merr pjesë në forumet e karrierës. Sipas tij, për Shqiptarët e rinj ambiciozë dhe të talentuar që studiojnë jashtë vendit, është e rëndësishme që të kenë mundësinë pas diplomimit të fillojnë të punojnë në kompani me reputacion në sektorë në zhvillim, të marrin shpërblim tërheqës, të kenë orë pune fleksibile dhe një paketë të mirë sociale, e cila t'u siguroj atyre një standard të lartë jetese. Jo më pak e rëndësishme për ta është mundësia për të qenë afër familjes dhe miqve, ndaj duhet të bëhet parësore Shqipëria.

Statistikat kombëtare raportojnë se pak shqiptarë janë kthyer nga jashtë në Shqipëri. Teka ata pak, gati 30% e tyre janë në grupmoshën aktive nga 30 në 55 vjeç. Sidoqoftë, numri i emigrantëve është akoma i lartë. Shifrat nuk dihen. Askush nuk flet për këtë, edhe pse të gjithë poltikisht e pranojnë ikjen e mjaft njerëzve dhe të rrinjeve. Edhe këtu, grupmosha nga e cituar është më e madhja. Ky proces ka një ndikim negativ në riprodhimin dhe moshën mesatare të popullsisë në Shqipëri. Aktualisht, vendi është i pari me jetëgjatësinë më të ulët mesatare, sikurse thonë ekspertët.

Dihet gjithashtu se ka qindra e qindra studentë Shqiptarë që studiojnë në Perëndim, por dhe në Bullgari, Rumani, por sidomos në Austri, Gjermani dhe numri i tyre në Britaninë e Madhe është afërsisht i konsiderieshëm. Këto vende janë gjithashtu vendet më të preferuara në Evropë nga emigrantët Shqiptarë. Ata ndiqen edhe nga vende të tjera si Italia, Greqia dhe pak a shumë edhe Spanja. Të dhënat nga Zyra Federale e Statistikave të Gjermanisë, të siguruara nga Agjencia Shtetërore për Shqiptarët Jashtë, tregojnë se ka tashmë një numër të konsiderueshëm shqiptarësh në Gjermani, dhe thuhet madje mjaft shtetas Shqiptarë janë të regjistruar zyrtarisht. Ekspertët thonë se që para tre-katër viteve SHBA dhe Gjermania kanë qenë dy shënjestrat më të preferuara të emigrantëve Shqiptarë.


Cila është oferta?


Administrata shtetërore gjthnjë thotë se mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar bën që gjithnjë e më shumë punëdhënës shqiptarë të kuptojnë se aftësitë, njohuritë, talenti dhe motivimi i punonjësve të tyre janë kapitali i tyre më i vlefshëm. Konkurrenca po intensifikohet dhe kjo është arsyeja pse shumë kompani nuk po kursejnë më përpjekje dhe fonde për tërheqjen e personelit të kualifikuar shiptar që janë diplomuar jashtë vendit.

Sipas të dhënave të cituara nga burimet zyrtare paga mesatare në Shqipëri është mjaft e ulët dhe e debatueshme. Në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, paga mesatare gjithashtu përbën problem. Nga të gjithë pranohet se këto paga janë më të ulëta se pagat që të rinjtë do të merrnin në Gjermani, Austri dhe Mbretërinë e Bashkuar, por për shkak të standardit më të lartë në këto vende, mund të dalë se në Shqipëri me pak rritje më të madhe të pagaës ata mund të jetojnë një jetë më të mirë. Informacioni i dalë nga zyrat opozitare gjithashtu thekson se në shumë aspekte Shqipëria mund të bëhet vendi më bujar i Evropës në qoftë se i vihen pikat zbatuese legjislacionit. Së pari, duke u dhënë hakun atyre që punojnë dhe kërkojnë të kualifikohen dhe së dyti, për sa i përket të drejtave të punëtorëve, që gjithnjë duhet të jenë parësore.


"Ka punë, por nuk ka profesionistë"


Në Shqipëri, „Ka punë, por nuk ka profesionistë. (...) Ka … dhe për ata që nuk duan të punojnë me pak para", tha Kryeministri Edi Rama në pikun e qeverisjes së tij. "Problemi është kualifikimi profesional," tha Rama disa vjet më parë. Papunësia e regjistruar në Shqipëri mbetet një problem mjaft i debatueshëm, mjaft problematik, mjaft i dhibshëm. Sot, numri i të papunëve në Shqipëri është pa shifra konkretë. Niveli i raportuar zvogëlohet dhe zmadhohet për hir të fushatës, që kërkon të pikëtakojë zbardhjen e një dite pas 25 Prillit me fitore nga të gjitha palët në garë.

Në bregdetin shqiptar, gjatë sezioneve turistike, këto qasje shihen të jenë krijuar jo në pak raste si më poshtë: në dritaret e pothuajse çdo restoranti, apo dyqani varet një shënim "Duke kërkuar personel". Dikur në shtetin fqinj, Maqedoni e Veriut, ndodhte kështu: Punëdhënësit filluan të kompensojnë mungesën e punëtorëve vendas me punëtorë nga Shqipëria, por kjo nuk ishte e mjaftueshme atë kohë, megjithë kuotat e rritura për punëtorët shqiptarë. Në Shqipëri kjo ende nuk ka filluar, me ndonjë përjashtim të ndonjë numri të vogël me siglën emigrant nga vende të largëta, sidomos nga Italia në vende biznesi apo profesionale.


Shqipëria është akoma më e varfra


Në Shqipëri, prodhimi i brendshëm bruto për frymë duket ende një problem më vete, dhe ende niveli i tij është mjaft larg mesatares së vendeve të rajonit dhe vetë BE-së. Në periudhën e qeverisjes së socialistëve të Kryeministrit Rama ekonomia shqiptare duket si një gangrenë, që ka mbetur në shfajësimet e tërmetit dhe faturës globale të pandemisë. Sidoqoftë, fatura është vetëm shqiptare, Shqipëria është akoma më e varfra.

Flitet nga sallat e propagandës dhe nga majat e poltikës se ka arritje. Shumë Shqiptarë vendosin të mos jenë dëshmitarë të arritjes. Dhe ata zgjedhin të jetojnë jashtë vendit. Varfëria është një temë e shmangur me kokëfortësi nga autoritetet. Por ajo vazhdon të persekutojë njerëz nga vendi. Jo vetëm që largohen nga Shqipëria personat me kualifikim të lartë, por edhe ata me kualifikim të ulët. Grupi i dytë janë madje shumica e migrantëve. Prirja është të fillojnë fillimisht për punë sezonale, tre muaj, e pastaj një vit e përgjithmonë. Sidoqoftë, shumë prej tyre më vonë tërheqin familjet e tyre dhe vendosin të qëndrojnë jashtë për një kohë të gjatë.


Çfarë duan Shqiptarët?


Shkurt: Të ardhura më të mira. Kjo është arsyeja kryesore pse Shqiptarët vendosin të lënë atdheun e tyre ose të kthehen në të duke gjetur një punë dhe një post të majmë. Kjo tregohet nga rezultatet e një sondazhi të kryer kohë më parë për çështjet kombëtare, të kryer në ditët e fushatës që tashmë pret me lista të reja të përfytyrojë se poltika ka kurs të ri, ka mesazhe ndryshe. Shqipëria sidoqoftë do të kalojë dhe 25 prillin, do të bëhet ajo që duhet dhe… problemet. Problemet nuk mund të zgjidhen në një ditë. Në një vit, as …, ndoshta mund të rikthehet një besim, një shpresë. Kjo sidomos tek të rrinjtë!


Dhe të rinjtë joaktivë?


Askush nuk mund ta thotë sot me saktësi se sa është popullsia aktuale në Shqipëri. Sidoqoftë, nga të rinjtë e mbetur në vend, pak prej tyre duket se ​​punojnë, studiojnë, ose trajnohen profesionalisht. Në një qasje të të hamendësuar, pa faktet konkrete, kjo i jep vendit vendin jo prestigjioz përsa i përket të rrinjve, pra i lë në "mosveprim". Qeveria po përpiqet të bindë Shqiptarët që jetojnë jashtë se atdheu i tyre është bërë një vend i mirë për të jetuar. Në të njëjtën kohë, megjithatë, ata i kanë kthyer shpinën gjeneratës dhe lumpenizimit të disa prej të rinjve Shqiptarë që jetojnë në vend. Dhe ky zhvillim është të paktën po aq shqetësues sa numri i Shqiptarëve që jetojnë jashtë.

U pritën listat. Ja dolën. Ja u bënë debatet, ja… u çliruam dhe kërkimi për një gjilpërë në kashtë. Një kapitull kryesor në publik-midenë politike të ditës në shtegun e fushatës shikon basin e rrugës bosh, mitologjinë e plepave dhe tërheqjen e të gjithë kandidatëve në politikë fantazie. Maskat janë një aneks më vete. Situata me Covid-19 ende pandemike, po aq dhe patetike tek mjaft të rrinj që dita-ditës vetëm marrin rrugët e Botës. Të tjerët janë joaktivë. Kafenetë kanë siglën e pëshpëritjes së tyre edhe në këtë kohë fushate dhe pandemie.

114 views1 comment

1 Comment


Dhimiter Xhoga
Dhimiter Xhoga
Mar 09, 2021

I nderur Fatmir Terziu,faleminderit per kete shkrim mese;* vene PIKEN ku pikon catia e Atdheut Tone,* ..qe kur permend fjalen ATDHE,mua 85 vjecarit,keto viite e pas 90te, ne emigracion Lavieres, shkuar e ardhe,-femijet me femije,(lindur ne emigracion)e dale ne jete,psherretijne, se e shohin te pamundur,kthimin ne Atdhe,kur per te,gjumi si ze. Me sakrificat e tyre te jashtezakonshme perballuan veshtiresite e emigracionit,sa pergatiten femijte e tyre,deri me shkolle te larte,sa specializuar ne profesionin zgjedhur. (Nipi tashme prag te 30 viteve, mbaruar Univeristete, deri specilalizime 2 vjecare,sa nis *Doktoraturen* specializuar si PIANIST, ne kushtet e COVID-IT edhe ketu ne Tooronto), i pa pune...detyrohet te marre rruget deri tej oqeaneve,prane Lindies se larget, ku …

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page