top of page

Të përcjellësh një NJERI të mirë!


Përparim Hysi

Të përcjellësh një NJERI të mirë!           IN memoriam, ZYDI   HASANI

Nga  Përparim  Hysi

    Enkas po shkruaj për një njeri që,"tanë SHKODRA" ka me e mbajt në gojë,se"tanë shkodranët i ka përkrah dhe i ka ndihmue". Këto fjalë, në ligjëratë të drejtë, m'i thanë "do shkodranë", kur po përcillnim të ndjerin për në vorreza. Po kush qe ky njeri që në kohën e diktaturës paska ndihmuar njerëz dhe,disa syresh, paskan qenë të deklasuar? Njeriu  që ka ndihmuar"tanë SHKODRËN dhe shkodranët",quhet ZYDI  HASANI. Ka qenë  komunist dhe për një kohë të gjatë ka qenë shef kuadri në Komitetin Ekzekutiv të SHKODRËS. Të gjithë ata që kanë jetuar e punuar në periudhën e pasçlirimit,e dinë mirë që e keqja apo"pragu" që i pengonte njerëzit për punë apo dhe për  shkollë",ishte veç në zyrën e kuadrit: në ndërmarrje, kooperativë apo dhe  në repartet ushtarake. Në gjithë veprat letrare të soc-realizmit, shefi i kuadrit ishte ai që ta "nxinte" apo ta"zbardhte" biografinë. Po të flasësh me termat e kohës,shefi i kuadrit të jepte"lincencën" për një punë të mirë apo të degëdiste në punë më  të rënda.

                                                    *     *    * ZYDI  HASANI që sot u nda nga jeta, ndryshe, fare ndryshe nga"vëllezërit e tij siamezë"(metafora është imja), të asaj kohe, ka gjykuar në punën e tij jo"me frymën e partisë", por me zemrën e një NJERIU të madh. Ai mundohej që të gjente "hapësira" dhe mundësi për t'i nidhmuar edhe ata që partia e shteti i diktaturës i shihte me syrin e njerkës. Do  mundohem që të sjellë për lexuesit ca fakte shumë domethënëse për të bindur krejt lexuesit se këto fjalë të mia në adresë të të ndjerit,ZYDI HASANI, nuk janë fjalë në hava, por fakte që flasin vetë. Disa vjet përpara, kur kish ardhur  demokracia dhe kish ndërruar jetë, nana e ZYDISË,erdhi për ngushëllim,DR.ALI SPAHIA,deputet i PD dhe vizita e tij dëshmonte për një miqësi reciproke. FILIP GURAZIU që nga  regjimi shihej si bir armiku, nuk u pa me këtë sy nga ZYDI  HASANI. E ndihmoi,por ja seç ndodhi, kur"ndërruan portat". PD kish vendosur që t'u merreshin telefonat kuadrove kryesorë dhe i tillë qe dhe ZYDIU. "Ndrruan portat", por jo raportet: FILIP GURAZIU ia ktheu numrin e telefonit ZYDI HASANIT. NJë ditë prej ditësh, në zyrën e shefit të kuadrit të Komitetit Ekzekutiv të SHKODRËS, troket dera dhe në zyrë hyn djali i tij i madh,METI, me gjithë një femër: të dy shokë klase. Babë,- foli i biri,- që kjo asht shoqa ime e klasës dhe dua  me e regullue disi në një punë të mirë,babë,- a ndive?- foli adoleshenti naiv,METI! Shefi (baba) e pyeti:- Si e ke emrin ti,shoqa e djalit tem? -JOZEFINA ÇOBA,- tha adoleshentja. Baba u zu ngusht dhe,njerëzorja e mundi shefin partiak. Sado që , mirëfilli, e dinte kush ishte dhe nga ç'familje vinte mikja e djalit, e përkrahu atë me ato mundësi që kishte në të mënyre që unë me një metaforë mund ta përcaktoj  kështu:"... u mundua që"anija kozmike të zbriste butë në sipërfaqen e hënës". Kështu ndodhi dhe JOZEFINA ÇOBA  është ajo,ZONJA e NDERUAR, JOZEFINA TOPALLI, ish-KRYETATARE e KUVENDIT POPULLOR,që në pamundësi për të marrë pjesë në funeralin e të ndjerit,nuk harroi të dërgonte një mesazh ngushëllimi. Njerëzit fisnikë,si GURAZIU apo ZONJA TOPALLI  apo i ndjeri ALI SPAHIU, janë të tillë që nuk e harrojnë mirënjohjen.                                                  *      *    *  Këtu, në Tiranë,rron dhe punon DOKTOR   QAMIL MEMA. Më thotë një ditë:- Nuk e harroj kurrë atë ndihmë që më ka dhënë ZYDI HASANI,kur qe shef kuadri në Kometetin Ekzekutiv të SHkodrës. Unë isha i vetmi mjek laburant në SHkodër dhe,sado tiranas, nuk gjendej mundësia  e transferimit.ZYDIA e përgatiti shkresën dhe,me një grumbull shkresash të tjera,ia çoi kryetarit për firmë. Qe listë transferimesh dhe,en bloc, kryetari firmosi dhe unë erdha në TIRANË.  Dhe në mbyllje, ja fjalët e një tëmoshuari:- Besa e ZOTIT,njeri ma të mirë se ky,ZYDIA, që po e përcjellim njitash, nuk ia gjen shokin kud. Baba jem,- gjettë rahmet,- ka pas ken oficer i mbretit dhe komunistat e kanë mbyt(vra). E njiky,ZYDIA, më ka marr prej dore e më ka sistemue në punë mue. Po çfarrë ropi ka kenë? Po njiashtu e ka dhe të shoqen DRITËN që e ruejt zoti. Digjo,mik që nuk të njoh: i ka tri djem e nuse si me i zgjedh me kokrra. Unë jam tash plak e nuk di me rreh. Flas me çfarë më sheh synii.Njani prej djelmëve asht doktor dhe unë e kam, me demek si të familjes.ILIR,i thojnë dhe më ndjek si  me kenë unë,baba i tij. Po ai ,mësuesi,SKËNDERI,Jo, mor nuk asht SKËNDER, po gojësheqer. Pa harrue METIN bash si"nuse e bukur dhe i urtë si shqerra.Por, po bane mirë në këtë botë,ZOTI  ta nep të mirën tek dera. E ZOTI ua ka ba kismet do nuse të mira si me porosi,besa e ZOTIT. Nuk e veçon dot njanën nga tjetra. RUKIA, MIRJAMI e MIRKETA nuk janë kunata,por motra si me i  ba nji nanë. Për ato, më duket,këndohet ajo kanga "Ishin tri kunata/ shkonin porsi motra..." Dhe  sall këtyre fjalëve kaq të mira për të ndjerin,bëra këtë shkrim se, në fund të fundit, duheet kujtuar një njeri i mirë.I tillë  ka qenë ZYDI HASANI! Qoftë i paharruar!

                                       Shkodër, 24 nëntro 2019


97 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page