top of page

TË PRITA…


Poezi nga Xhevahir Cirongu


TË PRITA…

Vitet kalojnë dhe gjurmë lënë pas

as vet nuk di, ato ku shkuan?!

Në tinguj telash të ëmbla violin

mbi flokët e thinjura aty ato rrinin.


Në heshtjen time rrudhat në ballë

si vija uji me ngjyra ylberi,

janë gjurmë jete që s’dinë të flenë

në shpirt kujtimet aty gjetën folenë.


Sa shumë shpejt iku rinia jonë

e prita të vinte përsëri tek unë,

nuk munda të ecja mbi ato rrudha

veç kujtimet filluan të rridhnin si krua!


E çuditshme jeta me plotë mistere

shëtisin kujtimet në anijen me vela,

te porta dashuritë na bëjnë ndere

në thinja flokësh na puthin si nga hera.

Durrës, 20 Janar 2022


16 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page