top of page

Të hyftë e mos të daltë më ai gisht o gogol


Ilir Levonja

Të hyftë e mos të daltë më ai gisht o gogol

Për shqiptarët përbën lajm eksitues që gogoli i madh dhe gogoli krriç ndez dritën e pemës së festave të fundvitit. Dikur i thoshin pema e vitit të ri, koha kur ta priste gjuhën ai gogoli i diktaturës, ai që popullit i thoshte se feja është opium për ta dhe vet vriste veten me bollëkun e të mirave dhe diabetin që i shoqëron ato pashmangshmërisht. Nga ana tjetër e argëtonte soj e sorollop me pemën që simbolizon krishtlindjen dhe dhuratat poshtë saj, allias pema e viti të ri edhe për atë, gogolin e madh. Ashtu sikurse sot ata që i janë ritkhyer besimeve, ca e quajnë pemë e krishtlindjeve, ca që janë bërë myslimanë me ose pa burka, e quajnë pema e vitit të ri. Por s'është kjo tema, është çmenduria kolektive e lajmit, të ndezësh pemën përbën lajm. E për më keq akoma, gishti i mesit që kryegogoli i nxjerr një grupi diku përtej që kundërshtojnë regjimin e tij, propagandën a uzurpimin total të kohës së shqiptarëve me veprimtari bajate si kjo e ndezjes së dritës.


Ilir Levonja

Dhe dyfish më keq akoma kur rreth e qark janë një batalion me fëmijë. Shqiptarët u fyen keq kur para pak kohësh ambasadori i OSBE Boschard u tregoi gishtin e mesit protestuesve të Astirit. Dhe me të drejtë. U fyen dhe reaguan masivisht. Dhe bën mirë. Sot janë mpirë pas batutave të gogolit që herë del me shallvare, herë me tespie në duar, herë citon kuranin, herë me veladon..., por që nuk përfaqëson asgjë. Edhe kur përmend Naim Frashërin e bën me qëllim pikërisht pasi ka lypur në konferencën islamike fonde. Eshtë një gagarel që ua ka mpirë trutë shqiptarëve që fatkeqësinë e ka kthyer në benefice qeverisje. Megjithëse koha është tërësisht e zezë bota e lajmit i mëshon dritave të pemës së festave të fund vitit, gishtit që kryegogoli ua shfaq ca zërave kundërt. Ndërkohë një shkollë 9 vjeçare diku në Spitallë të Durrësit, e shembin me nxitim. Nuk ka më shumë se 4 vjet që është ndërtuar me fondet e buxhetit të shtetit. 4 vjet e besoni, 4 vjet. Një kronikan i dobishëm për vendin e tij do bënte mirë të rrëmonte arshivat e Bashkisë së Durrësit, sa ishte grandi, kush e dha lejen, kush e ndërtoi, çfarë thotë organi akuzës për këtë rast. Një bashkësi informative e dobishme për vendin e vet do ishte mirë të mos lejonte fadromat ta rrëzonin me nxitim. Ka vetëm katër vjet që është bërë, nuk ka dyzetë. Nuk është godinë njëkatëshe, nuk është një ndërtesë dosido por shkollë e arsimimit publik, me katër kate dhe kapacitet prej 900 nxënësish. Të paktën shkoni e merrni një trastë nga betoni i shkërmoqur që të bëni ca analiza mbi cilësinë dhe sasinë e mjaftueshme të çimentos se në dokumenta janë shënuar aq thasë sa për dy shkolla. E mendoni gjëmën sikur tërmeti të kishte ndodhur gjatë orëve të mësimit..., luaj vendit dhe larg qoftë do thoshte një nënë shqiptare. Mirëpo vëmendja jonë zhvendoset tek dritat e pemës së festave të fundvitit, tek gishti i kryegogolit. Gogoli ka të drejtë të talli mender bythën. I ra për pjesë ky tërmet, i ra nga qielli. Nuk do lëri gur e kusur pa luajtur vendit, pa prerë shirita, pa shqyer televizorin 24 orë pa pushim se po punon fort. Do ju nxjerri gjuhën, hallatet dhe hiqeni nga mendja se do piqet. Nëse vërtetë jeni të indinjuar, kthejani reston siç ja kthyet Boschardit. Keni të gjithë nga jë faqe Fb, është bota juaj personale e të të shprehurit. Mos prisni ta bëjnë webet a tv-të që presin nga gogoli kockën. Shkruajeni aty tek faqja juaj e shpërndajeni, shkruajeni me të mëdha, Të hyftë e mos të daltë më ai gisht o gogol.

105 views4 comments

4 Comments


Dritan Cela Shum pak na ben se jemi nje popull servil dhe partijak ky cfar nuk ka bere dhe populli ne gjum

Like

Faruk Taqe Populli Shqiptare nuk e meriton kete gishte ofendus.ky gishte thote se populli nuk te ka votuar ti i thua popullit,jame une ,pa jeni juve.

Like

Pushkin Dulja Futja atyne qe r Te kane dhane voten at gisht

Like

Deni Real O gogolin vetem 12.7 ballit e shkul anej. Ai po trego se hub bej cte dua se eshte prona e tij Shqiperia. Doni mire sdoni shkoni rrugeve te botes. Ja mba kuj te ngrihet ta terheqe zvarre

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page