top of page

TË BRAKTISUR ......


Diana Da Prima

DIANE DI PRIMA

Diane Di Primaështë një nga poetet më të njohura të gjeneratës së hipive.

Lindi në Brooklyn më 6 gusht 1934,ajo braktisi studimet për t'u bërë shkrimtare, frekuenton artistë dhe në vitin 1958 botoi librin e parë.Në vitin 1962 fillon të praktikojë Budizmin. Në vitin 1966 u transferua në Millbrook, duke u hyrë në komunitetin psychedelicI Timothy Leary.

 Në vitin 1969 botoi historinë e përvojës së saj në Memoirs of a Beatnik ..

Librat e saj përfshijnë piromaninë e Letrave Revolucionare, disa vëllime kujtimesh dhe autobiografi, ende jo të botuara, dhe shumë koleksione poezish, përfshirë Pjesë të një kënge.

TË BRAKTISUR ......

Braktisni vetveten, njerëzit rrisin flokët.

Braktisni vetveten heqni këpucët.

Braktisin vetvetes bëjnë dashuri

flenë lehtësisht

ndajnë batanije, drogë dhe fëmijë

nuk janë dembelë ose të frikësuar

ata mbjellin fara, buzëqeshin, flasin me njëri-tjetrin. Fjala

fillon brenda vetes: prekje dashurie

në tru, në vesh.

Le të thehemi me detin, me baticat

kthehemi shpesh si gjethe, të panumërta

si bari, fisnik e këmbëngulës, kujtojmë

mënyrën në të cilën të vegjlit tanë hedhin hapat e para këmbëzbatur nëpër qytetin

univers.


LETRA REVOLUCIONARE

Sapo kuptova që çmimi jam unë

nuk kam lekë të tjetër

për shpërblim, asgjë tjetër për të thyer

ose shkëmbim veçse jetën

shpirtin tim të shpenguar, fragmentuar, i përhapur

mbi tavolinën e ruletës, paguaj sa të mundem

asgjë tjetër për të ndenjur nën hundën e maitre de jeu.

asgjë për të hedhur nga dritarja, asnjë flamur

të bardhë

ky mish është gjithçka që duhet t'u ofroj, që të luaj me

këtë kokë këtu dhe tani, dhe ajo që qëndron pas saj, lëvizja ime

ndërsa zvarritemi mbi këtë skaj, , duke vazhduar

gjithmonë

(shpresohet) midis rreshtave.


AFËRSISHT POEZI DASHURIE

njëqind larva

iu mësuan zorrëve të mia të përdihen

jnjëqind javë tashmë

dhe tani ti vjen me manaferra

në flokë

dhe pret duartrokitjet e mia.

Pyes veten

përse kemi fjetur bashkë

ato netë dhe çfarë kemi humbur


REQUIEM


Mendoj

se ti do të gjesh

një varr

jo dhe kaq të bukur

foshnjën oh

lidhin fort

në fustanin

e bukur

Dëgjoj

Është ftohtë

dhe krimbat dhe sendet

ata janë atje për arsye egoistike

Mendoj

se ti do duash

të rrotullosh

flokët e tu

nga ana jote

në flokët tuaja

nuk do të të pëlqejë

të mbetesh në vend

për gjithmonë

dhe duarëve të tua

nuk do t'u pëlqejë

të jenë të vendosura kështu

kryq

Unë mendoj

se buzëve të tua

nuk do t'u pëlqejë

për veten e tyre

Përktheu: Faslli Haliti

13 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page