top of page

TË BEKUAR E TË MALLKUAR


Vullnet Mato

TË BEKUAR E TË MALLKUAR

Jemi nga Zoti, në vend të bekuar,

me male, dete, kodra pyllëzuar.

Jemi nga djalli, mallkuar në farë,

me njëri-tjetrin, gati për t’u vrarë.

 

Jemi të zgjuar, me shpirt guximtar,

por trashëgojmë, instinktin vrastar.

Ndodh vrasim gratë, krijesat hyjnore,

për fajet tona, i bëjmë fajtore.

 

Vritemi, për një rrëke uji në arë,

për dy gisht tokë, shkojmë në varr.

 Ndonëse ujin, tokën i ka vet Zoti,

lëmë tjetrin pa frymë, kot së koti; 


 Murin e tjetrit, duam ta rrëzojmë,

na vriten sytë, kur ngritur e shikojmë.

Kemi smirë të hidhur, kur tjetri fiton,

krahët, mendja e tij, sytë na verbon.

 

Shesim me treg, mall të skaduar,

para shumë, me hile duke lakmuar.

Me vëlla e motër, shkojmë në gjyq,

në vend të miqve, shtojmë armiq,

 

Mbjellim helm, ta shesim fshehur,

në hekura burgu, për t’u dergjur.

Femrën e tjetrit, përdhunojmë tinëz,

të vrasim, për gërvishtjen e makinës.

 

Lëmë shtëpinë, të banojnë mace, qen,

paraja na bën hyzmeqar, në çdo vend.

Lëmë të vdesin vetmuar, baba e nënë.

Shkelim besën, hamë fjalën e dhënë.

 

Ngasim makinat, kur jemi të dehur,

vdesim, për të vrapuar si të çmendur.

Po u prishëm në pazar, për pak interes

të dërgojmë vrasësin me pagesë...

 

Kur do mësojmë, të jetojmë si njerëz,

t’ia lëmë djallin, përjetësisht skëterrës?

Kur do bëhemi bujar, fisnik, të duruar,

të gëzojmë jetën në këtë vend të bekuar? 

7 views0 comments

Comments

Couldn’t Load Comments
It looks like there was a technical problem. Try reconnecting or refreshing the page.

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page