top of page

Të admirosh bukuritë e Dhërmiut


Të admirosh bukuritë e Dhërmiut


Mesazhet e qarta dhe mjaft të dekoduara që paraqet Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, nëprmjet fotografive janë një qasje e re e politikës dhe diplomacisë moderne në këndin e vëzhgimit aktual të SHBA-së. Ditët e undit Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, u pa mes të rrinjve dhe në një kënd tjetër me pushues vendas të moshës s ë tretë në një kënd të Bukurisë shqiptare në Jug. Pas kësa, ndërsa Ambasadorja Kim kalon fundjavën në Dhërmi, ajo shkruan: „E mrekullueshme të admirosh bukuritë e këtij vendi!“

Diku duket se ajo vijon që të promovojë turizmin në vendin tonë, teksa shkon në vende të ndryshme dhe ndan eksperiencat e saj, dhe diku duket si një qasje e prezencës së saj për të intriguar gjërat e poltikës së kohës. Por, realiteti është dhe duket qartë se ka një kënd tjetër real. Pas vizitës në Kishën e Laçit, Ambasadorja amerikane në Shqipëri, shijon dhe prezanton një tjetër spikatje tradite, një qasje tjetër historike.

Ajo jo vetëm ka vizituar Dhërmiun, por ka zhvilluar takime edhe me qytetarët. Diplomatja amerikane Yuri Kim ka postuar disa nga këto foto në Instagram, ku shihet me një fëmijë në krahë, më pas duke zhvilluar një bisedë me disa të moshuar dhe të rinj. „E mrekullushme të shohësh miq të vjetër, të bësh miq të rinj, të flasësh për familjet tona dhe të qeshim së bashku, dhe të admirosh bukuritë e Dhërmiut,” shkruan ambasadorja në postimin e saj. Mos tw harrojmw faktin dhe pozitwn e tij gjeografike, pasi Dhërmi është një fshat në Qarkun e Vlorës, Shqipërindhe wshtë pjesë e bashkisë Himarë. Fshati shtrihet 42 kilometra në jug të qytetit të Vlorës dhe rreth të njëjtën distancë në veri të qytetit jugor të Sarandës.

Themeli i fshatit ka humbur në histori. Rreth viteve 1627-1633 u themelua një shkollë në gjuhën greke në Dhërmi. Shkollat shtesë greke funksiononin deri në vitin 1682 me mbështetjen e peshkopatës lokale të Himarës. Gjatë shekullit të 17-të (viti i saktë është i panjohur) një shkollë tjetër greke (Shkolla Vizilios) u hap nën sponsorizimin e një bamirësi vendas. Në sezonin shkollor 1898-1899 funksiononin tre shkolla greke: shkollë fillore, të mesme dhe një vajze. Më 5 nëntor 1912, kur qyteti i afërt i Himarës kontrollohej nga forcat greke të majorit vendor Spyros Spyromilios, grupet e armatosura nga Dhërmiu deklaruan se ishin të përgatitur për të ndihmuar lëvizjen e tij për përfshirjen e pjesës tjetër të rajonit në Greqi.



19 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page