top of page

TYMI I VOTRËS SË FIKUR


Argjend Idriz Hasani

TË DHËNA PËR AUTORIN Argjend Idriz Hasani me 25 qershor të vitit 1974 në fshatin Llashticë të Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, kurse shkollimin e mesëm në Gjilan, ndërsa studimet në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. Me shkrime filloi të merret që nga bankat e shkollës fillore. Punoi si gazetar në gazetën e përditshme "Pavarësia News" në vitin 2006, kryeredaktor i revistës "Biznesi" (2006-2008), kryeredaktor i gazetës periodike për kryeqytetin "Prishtina Press" (2008). Gazetar dhe redaktor i ekonomisë në gazetën e përditshme "Lajm" (2013). Ai kohë pas kohe merret edhe me shkrime publicistike. Autori jeton dhe vepron në Gjermani. Veprat e autorit:

-Udhërrëfyesi "Mirë se vini- Prishtina 2006/07" -Informatori "Prishtina Info" 2009/10 dhe 2011 -Monografia "Atdhetari nga Malësia-Ramiz Prelvukaj " 2012 -"Shekulli Shqiptar-100 vjet shtet" 2012 -Pishtarët e Lirisë-5 vjet shtet" 2013 -Monografia "Studenti martir Arianit Ilaz Berisha" 2013 -Poezi "Spiralja e Agonisë" 2013 -Poezi "Rreth Flamurit" 2013 -Monografia "Spahijajt e Llashticës" 2014 -Monografia "Feriz Llashtica" 2014 -Poezi "Die Spirale der Agonie" 2015 (Përkthim në gjermanishte.) -Publicistikë "Kosova në udhëkryq" 2015 -Poezi "Kurz und Klar" 2016 -Publicistikë "Kompasi moral i politikës mashtruese" 2016 Në dorëshkrim "Krimet serbe në Llashticë 1912-1999" TYMI I VOTRËS SË FIKUR Sytë e tu plot mallëngjim, Qajnë mbi gjoksin tim, Derisa unë po kërkoja, Dallgët e lumit të tharë, Fletët e rëna, Nën borë. Kujtova për një çast, Rrotat e nostalgjisë, Që kishin përshkruar, Rrugët me kalldërm, Që unë tani Nuk po i njihja më. Shtëpitë ishin kërrusur, Ishin veshur me petkun e harresës, Ashtu i trishtuar, U ktheva, Tek tymi i votrës së fikur, Jetën për ta rinuar.


91 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page