top of page

Turpi është mbi ta!


Shkrimtari dhe publicisti, përkthyesi dhe studiuesi Agron Tufa

Turpi është mbi ta!

F. Terziu

Ndërsa lajmi rrëfen mes lajmit, gjithnjë sipas mënyrës së tij në Atdhe “Ikën dhe kërkon azil në Zvicër Agron Tufa”, lajmi kurë nuk metohet tek ajo që lind si e tillë nga shpurra. E kjo në fakt ka të bëjë me trurin, dhe aspak me trupin. Ikën truri… ikën njeriu i letrave, i shkrimit, i veprave. Trupi?

Trupi në të cilin është mishëruar emri Agron Tufaka lindur në mes të kohës kur shumë fjalë si stuhirat me shi i vërtiteshin Njeriut të Ri. Lindi në mes të verës me “triska” të radhës dhe dimrit me “krisma” mes fjalësh. Se trupit i trukoheshin të dyja të ndizej nga brenda zjarri, ai zjarr të cilin e dogji, si ato motorët me djegje të brendshme. E ky trup ishte automjeti i tij për jetën. Aty ishin dhe s’ishin të gjitha. Ishin të tilla, dhe ishin kështu të shpërfilluara në të gurtën e kromit të Bulqizës, se ishin të gjitha të nuhatura - të gjitha - duke u shijuar nga pashija - të gjitha prekëse nga e (pa)prekshmja- të gjitha duke folur nga heshtja - të gjitha të dëgjuara nga shurdhëria - të gjitha ndjesitë larg ndjesisë - interpretim në një skenë pa intrepretues - këngë – vallëzim - gatim - pirje – (s)pastrim - etj. automjeti me djegje të brendshme etj.

Dhe ti linde, mes heshtjes, mes urrejtjes, mes tërë asaj ku njeriu i harrohej padashje vetvetes.

Kështu, i lindur disa muaj para se të dëgjoheshin fjalimet, me të gjitha marrëzitë e një bote të lëkundshme do të duhej të rilindte, por të mos flakej nga stuhitë që kërkonin rrebeshe të tjera. Ai ishte trupi, Agron Tufa. Se truri dhe zemra brenda atij trupi kishin ndryshesën e vet, jo thjesht biologjike, se nuk mund të ndodhte, por një ndryshesë me të cilën do të sillej në publik talenti, njeriu i shkrimit, shkrimtari, publicisti dhe mbi të gjitha Njeriu intelektual, që kërkoi dhe kërkonte drejtësinë e vonuar, jo thjesht për makinerinë e tij me djegje të brendshme ndër vite, por për tërë atë makineri të vënë në sekondat, minutat, muajt dhe vitet e pritjes për të shkulur nga trupi, truri dhe zemra çibanin e vuajtjes. Dhe këtu dihej… pengesa. Pengesa vinte nga heshtja. Vinte nga skuta e saj e nëndheshme, por dhe nga shpurra e saj e mistershme.

Shekulli i Njëzetë e një!

E kërkuam me qiri nën zë. E kërkojmë ende, duke ditur se këmbët tona e kanë shkelur, por duke qenë ende larg tij…, mjaft larg prej tij.

E bën një Kalorës të Stuhisë … eh?.

Hani zemrën tuaj Agron Tufa!. – shkruhej nga shpurra.

Rrëshqiti … rirëshqiti nga këngaa në dhomën e sipërme të një shtëpie bujare. I ndodhur në një rrugë të moçme, diku në një zhvillim të ri buzë një civilizimi të rrethuar me 3000 vjet të vjetranë vendin e vet perëndive, aty ku “Penestia” hyjnohej e bekohej - kjo do të ishte dhe ndoshta ende është ajo që ata e quanin.

Kultura dibrane!.

Era e parë që mbahet mend, dhe shqepet qartë, në shkrimin e tij të lirë, jashtë “Duelit” ishte shiu i njomur Lilakdhe Toka, të dyja të përziera së bashku me lotët që i kishte ngulur si gozhdë dymbëdhjetëshe rregjimi në konakun e trembur, jo nga burrat, as nga burrëria e munguar, por nga shpurra. E ndërsa shpurra afrohej, aroma e lilakëve vinte përreth dritares së hapur të dhomës së gjumit të fëmijës që me urdhër Hyjnor po trazonte duart me penë e bojë.

Shiu ishte ai që ngjyu Lilakët dhe jo lotët, të cilët mbetën në dosje e në fletore. Dhe ai e metonte edhe erën e dytë, që ishte Duhani nga kati i poshtëm, ku mërzia prindërore trazohej me zjarrin.

E deri kur të vinte shija e tij e parë e shkrimit ishte pritje e madhe. Dhe ai ia përkushtoi, jo sepse shkurt ia besoi, por se mes shkrimit ia hiqte përditë e më shumë shtëllungat tymit. Tymit të gjatë gjysëmshekullor.

E kështu nëtërë zallamahi të lajmit mbeti vetëm shija e pathënë e tharmit, atij tharmi që duhej mëshuar për të thënën e duhur: “Agron Tufa nuk ka ikur, kaikur truri që i duhej vendit, që i duhej brezit të ri, që ai e edukoi me arsyen më të mirë të intelektit dhe talentit…”

Vërtet nuk ka si të iki shkrimtari Agron Tufa, ashtu sikurse e do shpurra,!

Papërgjegjshmëri sulmesh!!. Mizori kërcënimesh!!

Shija e dytë e dhimbjes që shënojnë fjalë të tjera të tilla: “do ta gjejmë edhe aty ku ka shkuar?!!”.

Dhe kështu fillojnë ditët dhe netët e errëta, jo më për trupin Agron Tufa, as për trurin brenda trupi Agron Tufa, por tërë trurin Kombëtar, nëse ka mbetur diku pak, apo sadopak.

E gjithë kjo dhimbje duket se mbeti pas.

Faleminderit Agron Tufa, që na e kujtove se dhimbja dhe egërsia janë absurditete tek shpurra.

Jeta jote po vuante, por sikurse u tha, gjoja. Dhe njerëzit e dëgjonin dhe mallkonin: “si nuk iu tha goja!”

I nderuar kolegu Agron Tufa, vuajtjet mund të tejkalohen. Dhe ti që ke vuajtur dhe i ke kapërcyer, natyrisht dhe këto cicërrima do t’i kapërcesh bashkë me atë forcë dhe talent që ke dhuratë nga Zoti.

Kanë kaluar dhjetëra vjet në këtë mishërim ku ti ke endur fytyrën e këtij topi të madh në hapësirë duke kërkuar përgjigjen e pyetjeve të përjetshme të jetës së lirë e të pastruar nga ndotjet e së shkuarës.

Çfarë është shpurra, nga ushqehet ende dhe cili është qëllimi i saj?

Dhe këtu është përgjigjja - !!.

Ne të gjithë jashtë saj jemi thjesht lirizmi individual i formuar vetëm nga një pjesë e vogël e hapësirës së lirë, por e barabartë e pavarur dhe autonome, filozofi, shpirtërore e universit. Cilësia e qenies, ekzistenca si diçka.

Liria e këtij lirizmi individual është një pjesë e përjetshme, e vogël, por e barabartë, e pavarur, autonome, e panjohur, pa formë, pa gjini, pa klasë, pa shkurre, pa fizikë dhe pa kushte të stisura të ishjes perverse të kësaj shpurre ndaj lirisë së universit. Unë të uroj të mbetesh në gëzimin e bashkimit të dashurisë pa kushtet e trishta të shpurrës që ende infekton me sjelljen e saj tërë bashkësinë e lirë të universit. Turpi është mbi ta!


129 views1 comment

1 Comment


Beatrice Ballici: Fatmir, e lexova dhe me pelqeu shkrimi yt ne mbeshtetje te Tufes. Te pershendes.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page